KUR VJESHTA SHKUNDETE GJETHET / Tregim nga Festim Liti

 

Festim

Tregim nga Festim Liti

 

 

 KUR VJESHTA SHKUNDETE GJETHET 

 

Babai erdhi perseri i dehur sot.Zamira nuk u befasua aspak.Ishte nje ritmonoton mbremesor qe tashme ishte mesuar,madje,ajo nuk e quante dehje,por nje nga menyrat me te thjeshta per ter te vrare nje dhimbje,e cila pat pllakosur shtepine e vogel ne nje nga lagjet periferike te Tiranes,ketu e pese vjet me pare.Ai kur dehej nuk fliste asnje fjale,jo se nuk donte,por nuk mundej ngaqe i trashej gjuha.Mund te degjoje copeza fjalesh qe ngjasonin me shume me rreshqitjen e guraleceve ne asfalt.Vetem syte i flisnin me gjuhen e loteve te nxehte dhe ngasherimave te herepashereshme.Ai qante,vazhdimisht qante.Ajo e zhvishte dhe e shtrinte ne krevatin bashkeshortor,i vetmi qe te kujtonte se dikur kjo shtepi kishte nje grua,nje nene,nje amvise.
Cuditerisht,ate mbremje,babait,,nuk i flisnin vetem syte,por e gjithe qenia.Duke e pare ne bebezat e syve,me nje veshtrim zhbirues dhe te pervuajtur,iu drejtua vajzes:
– Vertet kam pire,por nuk jam i dehur.Mora vesh se i ke derguar leter mamase sot.
Asaj nuk i shpetoi pa kuptuar edhe toni ironik.
– Po baba.- u pergjigj shkurt Zamira.
– Neser mund te kerkosh edhe te shkosh prane saj.Asaj qe na braktisi te dyve.Ate qe nuk mund t’a quash grua e aq me pak nene.Pas nje pauze te shkurter,shtoi me ze te larte:
-Vetem nje emer ka ajo: Putane!
– Nuk eshte ashtu baba,-ajo u mundua ta zbuste zerin,duke i dhene tone te embela,qe te frenonte sadopak reagimin e tij te ashper.-Per ty natyrisht,nuk eshte me grua,le ta quajme edhe me ate emer qe the pak me pare,por per mua ajo do jete gjithmone nene,nena ime.
Ai filloi te dridhej i teri,me veshtiresi ndezi nje cigare,dhe pastaj u fut ne boten e tij te heshtjes…Pas nje rizgjimi te befte,buzet e tij te mavijosura nga pezmi shqiptuan vetem fjale te buta:
Mire,moj bije,bej si te thote zemra.Tani u rrite dhe di c’ben.-Syte iu mbushen perseri me lot,ishte gati te shperthente ne ngasherim,por e mbajti veten.Nuk donte te lendonte shpirtin e brishte te vajzes,te vetmen kenaqesi dhe ngushellim qe kishte ne kete bote e i jepte kuptim jetes se tij…..
Zamires i vinte keq per babane,per jeten e saj,per familjen qe u shperbe aq papritur ne ate vit fatal kur u shemben idhuj e tabu,kur piedestaleve iu hoqen nga shpina permendoret e bronxeta dhe te mermerta dhe i zvarriten rrugeve.Kur njerzit,ne ate vrap te cmendur te kaosit marramendes,kerkonin te iknin,vetem te iknin.Nxitonin drejt jugut dhe perendimit,drejt te gjitha pikave te horizontit.Mbi kurrizin e lodhur mbanin barren e endrrave dhe te shpresave.Mendonin se shkonin drejt drites,por nuk ishte vecse ndricimi i zbehte i nje qiriu qe po venitej.Plot gra dhe vajza u pajtuan si sherbyese ne familjet e pasura greke.Pati edhe nga ato qe shiten kilogramet e pakta te mishit te tyre ne kabarete dhe shtepite publike.Shiten trupin dhe shpirtin per te mbijetuar…………
Nena iku nje nate te ftohte te mbushur me shi e bubullima.Erdhi nxitimthi mes feksjes se herepashereshme te vetetimave ne dhomen e Zamires.Vogelushen dymbedhjete vjecare sapo e kishte zene gjumi.Disi u tremb kur ndjeu mbi faqe buzet e ftoheta te nenes dhe pikat e loteve te nxehte qe i rane ne fytyre.Pjeseza fjalesh ne forme peshperitje qe,te perziera me drite-hijet e befasishme te nates,i jepnin me shume formen e nje lutje misterioze monologut te saj te pa kuptueshem.U largua me hap te lete perseri me nxitim dhe nuk arriti te degjoje nje klithme te mprehte qe e gervishi si me thonj lekuren e zeze te asaj nate:
-Mami…Mamiiii!…Ku vete,kthehu!…..Zeri i Zamires dritheroi ajrin e ftohte dhe te lagesht.Kishte brenda lutjen,pergjerimin dhe nje lloj proteste,si c’munt te protestoje nje vajze ne prag te adoleshences.Me kot klithi pafajesia e mjere.Erresira i kish rrembyer nenen,e cila u zhduk bashke me zhurmen e motorrit te nje makine,diku larg,ne moskthim.
-Me mire qe iku,mori me vete edhe turpin.-thane te brengosur te njohurit dhe fqinjet.
– C”kohera erdhen keshtu,moj korba!Si u bene keto grate e sotme!? Nje cike grinden me burrat,gjejne edhe ndonje dashnor,e prapa diellit,marrin arratine!Pika qe s’u bie!-nduknin faqet plakat e skandalizuara,duke kujtuar me nostalgji kodet klasike te kohes se tyre,pa demone te tille qe vrisnin familje e dashuri……
Babai nuk u dorzua ne ato vite te veshtira.Shiste banane rrugeve te Tiranes per te mbajtur veten dhe vajzen qe vazhdonte shkollen.U tret e u plak para kohe nga puna,por me shume nga pesha e rende e tradhetise.Me vone sajoi nje dyqan-kinkaleri,mjetin e vetem te jeteses.Zamira u rrit e u zbukurua pa perkedheljet e fjalet e ngroheta te nenes.Ndofta nje dite ajo do shkoje ne Athine qe si c’i kane thene eshte nje qytet i zhurmshem,i turbullt,me ate qiell ku vazhdimisht rri e varur nje mjegullnaje gri.Ishte britma e brenndeshme e rrebelimit te mallit per te shqyer terrin e per te derguar nje mesazh,nje buzeqeshje,qofte edhe nje cope pikellim,drejt asaj qe i fali kete jete….Ajo nuk shkeli kurre ne Athine.Nje grua e mbuluar me te zeza erdhi nje dite ne shtepi.Poshte syve te saj dalloheshin shkoqur gjysme rrathe te perhirte nga te qaret e gjate.
– Dy dite kam qe erdha nga Greqia,solla trupin e pajete te tim shoqi qe u vra ne pune.Nje njeri i panjohur qe e dinte mire adresen tuaj me dha nje pako dhe dy zarfe per ju.Eja ne mbremje t’i marresh,nuk kam shume vizitore.- kaq tha gruaja dhe u largua duke lene ne shtepi shijen e vdekjes.
Me padurim e priti mbremjen Zamira.Nje leter ishte per babane e tjetra per a te.Nuk iu durua,te veten e hapi qe aty.Ishte i pari lajm pas shume vjetes nga mamaja.Ne te shkruhesh:” E di,e shtrenjta ime,jam vone,teper vone.Per t’u kthyer as qe mund te mendohet,si c’jam katandisur une,por per te shkruar duhej te shkruaja.Jam ne breg te detit.Nje tufe pulebaedhash qe lodrojne hareshem me valet e kaltersise,me thone se jeta eshte e bukur dhe ndofta nga qe e doja shume ate,e nxiva,iua vrerosa edhe juve.Tani qe mbi supet e mia te pafuqishme rendon turpi dhe ne gjakun tim semundja e tmerrshme me emrin e frikshem Sida,gjunjet nuk me mbajne me,pra lamtumire!Banesa ime e perjeteshme do te jete fundi i detit,mbase toka nuk do te me pranonte.Nena jote:Ana.”
Zamires i ra te fiket.Gruaja me te zeza e permendi duke i hedhur uje te ftohte
-Qaj,bija ime,qaj te letesohesh,-i peshperiste duke i freskuar ballin-uleri po deshe,se ne shtepine e te vdekurit je…
Babane e gjeti duke fjetur,ishte futur ne mbulesa pa u zhveshur.Here tjeter do te nxehej,por sonte edhe ajo,u shtri prane babait,ashtu si c’ishte,i mbeshteti koken ne gjoks si dikur,kur ishte e vogel.Ne faqe i digjte ende puthja e fundit e nenes.Nga Dajti vinte nje fllad i lete e nanurites.Vjeshta shkundete gjethet ne Tirane.

Larisa 1999 (Prpunuar ne tetor 2013)

One thought on “KUR VJESHTA SHKUNDETE GJETHET / Tregim nga Festim Liti

Leave a Reply to arianpapathimiu Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s