Skicë: “ZJUSHË LUMJA”, NJË JETË E PËRKUSHTUAR NDËRMJET NXËNËSVE… / Nga:Murat Gecaj

Skicë:

“ZJUSHË LUMJA”, NJË JETË E PËRKUSHTUAR NDËRMJET NXËNËSVE…

 

Nga:Murat Gecaj

 

 

1.-photo (1)

 

1.

Nuk ishte rasti i parë, që takohesha me “Zjushë Lumen”, siç e kanë quajtur breza të tërë nxënësish, në kryeqytetin tonë. Përkundrazi, kemi qenë të pranishëm në panaire vjetore të librit dhe në përurimin e disa botimeve etj. Gjithashtu, e kam vizituar shkollën 9-vjeçare “Dora d’Istria” të Tiranës, ku ajo ka shërbyer mësuese e drejtoreshë. Aty kam marrë pjesë në festën e bukur të luleve dhe kam dërguar dhuratë disa kopje të librit “Djali e Tigri”, të autorit suedez Lars Vestman, por dhe ndonjë me autorësinë time.

Mund të dëgjosh ose të shkruash për njerëz të ndryshëm edhe duke u mbështetur në mendime të shprehura nga të tjerët. Por, më e besueshme është, kur ti vetë je dëshmitar i tyre. Pra, kështu ka ndodhur edhe në rastin, për të cilin po i shkruaj këto pak radhë, kushtuar mësueses dhe drejtueses së përkushtuar, në disa shkolla të kryeqytetit, Lumturi Vladi.

Largësia e portës hyrëse, në rrethimin e një shkolle, deri sa futesh brenda saj, sigurisht, nuk është e madhe. Por, çuditërisht, për Zjushë Lumen çdo ditë ajo bëhej më e gjatë. Kjo gjë ndodhte, pasi ajo rrethohej plotë dashuri e mirënjohje nga dhjetëra nxënës, por dhe kolegë të saj mësues. Këtë gjë e kam vërejtur edhe në përurimet e librave, kur nxënës e kolege, por dhe prindër, kanë folur me nderim e respekt të veçantë për të. Ndërsa, lehtë mund të bindesh për këtë fakt edhe po ta hapësh faqen e saj në FB etj.

Shumëkush e di se për mësuesen dhe drejtuesen e arsimit, Lumturi Vladi, janë shkruar deri tani 3 libra. Në faqet e tyre të shumta, dhjetëra nxënës i kanë shprehur asaj ndjenjat e pastra dhe  kanë shkruar mendimet e tyre të mirënjohjes së pakufishme për të. Por edhe kur ata janë larguar nga bankat e shkollës, pësëri nuk e kanë harruar edukatoren dhe mësuesen e tyre të talentuar, që kurdohër është treguar me nxënësit e saj si një nënë e mirë e dytë. Nuk e di saktësisht, se kur do të përgatitet e të dalë nga shtypi edhe një libër tjetër, kushtuar Zjushë Lumes, tashmë, me titullin  e lidhur me emrin e shkollës, ku ajo shërbeu, me aq përkushtim, deri pak ditë më parë. Ndërsa, ai parashikohet ta ketë titullin domethënës, “Zjushë Lumja, Dora d’Istria  jonë”. Në të, përsëri, do të tubohen skica e shkrime, vjersha e vizatime të nxënësve, në nderim të njëriut aq të dashur për ta dhe që ka lënë gjurmë të pashlyera në jetën e tyre.

 

2.-Doena Mehmeti, Xheni  Hysenbelliu, Nikol Niki, Nensi Kroj, Lumturi Vladi, Arbi Murataj, Argenti  Genti, Andi Nelaj, Arlind S Sefa, Uejsi Kaja, Biorni Ganci, Aleksandros  Sherifi and Drini Dubali.

Lumturi Vladi, e rrethuar plot dashuri nga nxënësit e saj…

 

Më lejoni që të rishkruaj këtu vetëm pak ardhë, që i mora nga FB, ku e ka emrin e saj Lumturi Vladi. Ja, si shkruan një nga nxënëset e saj, Paola Toska: “Ne, të duam të gjithë, si klasë, shumë- shumë-shumë dhe jo vetem ne, por e gjithe shkolla . Kur ne morëm vesh lajmin që do të na ikte “gjyshja jonë”, nuk kemi kuptuar fare mesimin nga hidherimi!? Keni qenë, jeni dhe do të jeni, drejtoresha (“gjyshe Nënë Tereza”) më e mirë, nga te gjitha drejtoreshat, që kemi pasur. Ju e zbukuruat shkollen, i hoqet nxënësit me problematika dhe na çonit për vizita në të gjithë ato vende. Unë kam mbetur pa fjalë, kur mësova se  ju, “gjyshja” jonë e mirë,  do të dilnit në pension.
Por unë do të vazhdoj që të  dua jashtëzakonisht shumë.Në zemrën time ka një vend, që është vetëm për ju.
Ju përqafoj me dashuri dhe përherë do t’u respektoj shumë”.

 

2.

Në takimin e këtyre ditëve për një kafe, “Zjushë Lumja” më foli me përmallim e nostalgji për largimin nga shkolla e saj, “Dora d’Istria”, ku ishte mësuese e drejtoreshë. Se është e natyrshme, që vjen një ditë, kur njeriu e mbushë moshën për të dalë në pension. Por, si për të gjithë të tjerët, ajo ditë ishte mjaft emocionuese dhe mallëngjyese, veçanërisht  për këtë mike arsimtare. Për t’i patur kujtim të paharruar të jetës në shkollë, përveç 3-4 librave e qindra fotografive, ajo ishte përpjekur dhe t’i filmonte në celularin e saj, ato skena prekëse. Aty duket se si e kanë rrethuar, duke e përqafuar e duke i dhuruar buqeta me lule, shumë nxënës të saj, por dhe kolegë të shkollës.

Me gjithë “largimin” nga puna në shkollën, që përmenda më sipër, me siguri, Lumturi Vladi nuk do të ndahet nga lidhjet me ish-nxënësit e saj as me prindërit e tyre dhe kolegët. Ndërsa, përsëri do të takohemi me të në panaire të librit dhe përurimin e botimeve të ndryshme. Dhe, pse jo, së shpejti do ta urojmë e ta falenderojmë atë për një libër të ri, që do t’i kushtojnë nxënësit e saj.

Në mbyllje, me rastin e daljes në pension, i urojmë asaj nga zemra: Shëndet të mirë, veprimtari aktive në jetën arsimore e shoqërore dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

 

Tiranë, 23 shkurt 2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s