Publikohet Nr -20 i Revistës “Dielli Demokristian” në Vjenë.

Publikohet Nr -20 i Revistës “Dielli Demokristian”   në Vjenë.

 

Për më tepër informacion kliloni linkun në Gjuhën shqipe:

 

Nr. 20-Revista DIELLI DEMOKRISTIAN (Vjene, mars 2015)

 

Linku në Gjuhën Gjermane :

 

Nr._20_Zeitschrift_DIE_SONNE_(Wien,_März_2015)

 

Në prag të festës së 7 Marsit: SIMPOZIUM SHKENCOR, KUSHTUAR SHTJEFËN GJEÇOVIT, “MËSUES I POPULLIT” / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

Në prag të festës së 7 Marsit: SIMPOZIUM SHKENCOR, KUSHTUAR SHTJEFËN GJEÇOVIT, “MËSUES I POPULLIT” Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë     At Sh.Gjeçovi   Siç është e njohur dhe na tregon tani prof. Musa Kraja, kryetar i … Continue reading

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “Shenjtërim i së vërtetës” të autorit Robert Vangjeli

    Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “Shenjtërim i së vërtetës” të autorit  Robert Vangjeli   Titulli : Shenjtërim i së vërtetës Autori: Robert Vangjeli Redaktorë: Stavri Cane, Mihal Gorica Redaktor letrar: Mirdash Pupa Recensentë: Olger Zaimi, Jeta Pupa … Continue reading

Libri “Pafajsi nëne ” i Bukurie Bushati që më parë është botuar në shqip tashmë nën përkthimin e Klaudia Shkurti vjen ne italisht.

    Libri “Pafajsi nëne ” i Bukurie Bushati që më parë është botuar në shqip tashmë nën përkthimin e Klaudia Shkurti vjen në italisht. Titolo del romanzo: Innocenza materna L’edizione originale è stata pubblicata nel 2010 con il titolo … Continue reading

Agjencioni “Floripress”nga Prishtina, shpall Konkurs letrar për Poezi dhe Tregim për dëshmorin e kombit : Ismet ( Avdi) Qorraj / Editori: Flori Bruqi

Njoftim     Agjencioni “Floripress” nga Prishtina, shpall Konkurs letrar për Poezi dhe Tregim për dëshmorin e kombit : Ismet ( Avdi) Qorraj (21 janar 1968- 28 mars 1989) i cili u vra mizorisht në demostratat e Deçanit më 28 mars … Continue reading

HISTORIKU I SHKURTËR I QYTETIT TË POGRADECIT / Nga Gjergji Gusho

HISTORIKU I SHKURTËR I QYTETIT TË POGRADECIT

 

 

gjergji gusho

Nga Gjergji Gusho
Nga burimet e shkruara Pogradeci përmendet si qytet për herë të parë në librin “Sejjahatnamesi” (Udhëtimet) e funksionarit të lartë të sulltanit, inspektor që kontrollonte dhe raportonte për gjendjen e krahinave osmane, Evliha Çelebi, në shekullin XVII (Fjalori Enciklopedik Shqiptar).
Por, a është e mundur që një truall i tillë, ku është vendosur sot Pogradeci të mos ketë qënë i banuar më parë e të mos ketë qënë një vendbanim sado i vogël, kur ndërkaq ka pasur mjaft kushte të favorshme për këtë? Le të kujtojmë se në pjesën e sipërme të qytetit ndodhen tre vendburime uji të pijshëm e të bollshëm si: Çezma e Haxhiut,

Burimat si dhe burimet e Toplecit, që do të mund të plotësonin nevojat për konsum të një popullsie jo të vogël. Veç kësaj del se banorët e parë të Pogradecit të sotëm e kanë përdorur edhe ujin e pastër të liqenit për ujë të pijshëm (sigurisht nuk ka qënë kaq i ndotur sa sot, me mbeturina lëndësh industriale dhe mbeturina nga kafshët dhe njerëzit).

Gjithashtu, edhe Lumi i Madh, si i thonë lumit që kalon përmes Pogradecit, sillte ujra të pastra të burimeve malore, nga pyjet me drurë e gështenja. Uji i lumit ishte i pasur edhe me peshkun që vinte nga liqeni dhe që mund të kapej me lehtësi nga banorët.

 

 

1189962280-pogradeci

Pogradeci 
Në vendin ku ndodhet sot qyteti i Pogradecit, sipas gjetjeve të rastit dhe sipas zbulimeve arkeologjike, dëshmohet për një vendbanim të kohëve të hershme. Mund të themi se në këtë territor do të jenë ngritur herë pas here vendbanime a qyteza që mund të jenë prishur për arsye të ndryshme. Ja disa të dhëna:
-Gjatë ndërtimit të urës së re mbi Lumin e Madh, në vend të asaj të drunjtës, është gjetur një pitos (qyp) i madh, në buzë të të cilit lexohej emri “EPIKAD”.
-Në një vend në zonën industriale të qytetit, gjatë punimeve, janë zbuluar varre të hershme, copa balte të pjekur, dy byzylykë bronxi dhe një varg ruazash qelibari.
-Në kopshtin e qytetarit Kozma Basho, që ndodhet pranë kishës së vjetër të qytetit, janë zbuluar varre të vjetër, të mbuluar me rasa balte të pjekur si dhe monedha të kohës romake perandorake.
-Në kopshtin e qytetarit Nuçi Gegprifti, janë zbuluar shtylla guri, mozaikë dhe një kapitel prej mermeri i zbukuruar me kryq, të kohës bizantine. Mos ka qënë dikur këtu një kishë?
-Në kopshtin e Shkurtllarëve janë zbuluar tuba balte për ujësjellës.
Këto grimca gjetjesh të bëjnë të mendosh për një qendër banimi të kohës antike.

Nuk dihet se kur ka filluar të ngrihet qyteti i Pogradecit mesjetar. Në albumin “Monumentet e Arkitekturës në Shqipëri”, fq. 4, shkruhet: “Në shekujt VII – XI, kur kryhej procesi i dyfishtë i vendosjes së marrëdhënieve feudale dhe i formimit të kombësisë arbëreshe, vihet re vazhdimësia e jetës në qendra të banuara nga periudha e mëparshme si: Lezha, Pogradeci, Shurdhaku dhe krijimi i qendrave të reja si Kalaja e Krujës etj. Vendosja e tyre pranë fushave bregdetare ose në rrugët kryesore të komunikacionit dëshmon se banorët e lashtë, as nuk u zhdukën e as nuk u tërhoqën në gryka të thella të maleve, por mbetën zotër të vendit”.

Në dokumentet e Turqisë, në defterin e sanxhakut të Ohrit për vitin 1583, përmendet Pogradeci si një fshat i vogël me12 familje e 2 beqarë të fesë myslimane, si dhe me 8 familje të krishtere. Gjithsej 22 subjekte që duhet të paguanin taksa. Në Pogradec punonin dhe disa mullinj. Është interesante të përmendet se në këto dokumente shkruhet që në Pogradec dhe në disa fshatra pranë është kultivuar edhe rritja e krimbit të mëndafshit. Emrat e fshatrave ne ketedefter janë: Pogradeci, Hudënishti, Starova, Zërvaska e Peshkëpia.

Ja të dhënat e para që i gjejmë të shkruara në librin “Udhëtimet”
të Evliha Çelebisë për Pogradecin. (Shqipëria para dy shekujve. Tiranë 1930):
“Qyteti i ëmbël i Pogradecit sundohet nga një vojvodë dhe është nënmyftini e nënprefekturës së Starovës.
Pogradeci ka katër lagje e katër xhami, një medrese, dy shkolla fillore, një teqe, tre hane e një banjë, gjashtëqind shtëpi me tjegulla e me kopshte. Në Pogradec ka 150 dyqane. Në breg të liqenit janë tabakët që rregjin lëkura …”
Ishte në mënyrën e tij të të shkruarit, që Evliha Çelebiu t’i shtonte e t’i zbukuronte gjërat, por, sidoqoftë, Pogradeci përmendet se ekzistonte si vendbanim urban me shkolla e me dyqane, me tregëti e me mjeshtër artizanë.
Në librin e historianit maqedonas Naum Cellakovski “Kronika e Manastirit të Shën Naumit”, botuar në vitin 1985, në faqet 28-29 është paraqitur pamja e një gravure në bakër të H. Zhefaroviç, e cila mban si datë krijimi të saj vitin 1743. Gravura i kushtohet manastirit të Shën-Naumit, i cili paraqitet në qendër të kësaj gravure. Në të majtë e në të djadhtë të pamjes së manastirit janë paraqitur në miniaturë edhe qendra të tjera banimi e fshatra të asaj kohe. Emërtimet e qendrave të banuara janë shkruar me gërma të alfabetit grek.
Në skajin e djathtë të kësaj gravure është paraqitur një pjesë e pamjes së Pogradecit, pa pjesën e Kalasë. Pogradeci jepet me dy lagje. Njëra të jep përshtypjen se ndodhet buzë liqenit dhe është më e vogël, me silueta plepash të lartë; ndërsa lagjja tjetër, më e madhe se e para dhe e ndarë prej saj, qëndron në një nivel më të lartë e aty duket simboli i një xhamie dhe disa shtëpive pranë njëra-tjetrës.
Në qoftë se do të vijojmë për në drejtim të Shën-Naumit do të rradhiten këto qendra banimi: Starova, ku duket silueta e tre xhamive me minaret e tyre, një qendër tjetër banimi me emrin Semisht, me dy minare, për të cilën, me sa kam pyetur, nuk di gjë njeri dhe as kanë dëgjuar një emër të tillë; më tej emri Pantelejmon, i paraqitur në vendin ku është sot Tushemishti i sotëm. Mbi një kodër duket silueta e një kishe e poshtë saj një bari me shkop të ngritur prapa një tufe me bagëti që i ka nxjerrë për t’i kullotur. Silueta shtëpish nuk duken. Në qendër të gravurës është manastiri i Shën Naumit. Kisha është e rrethuar nga të gjitha anët me çati të pjerrëta e me dritare nga ana e jashtme. Kuptohet lehtë që bëhet fjalë për konakët që rrethonin kishën.
Mbi manastirin e Shën Naumit, nga ana e Malit të Thatë jepet figura e dy fshatrave: Episkopi, që duhet të jetë fshati Peshkëpi, me siluetën e një kishe rrethuar me shtëpi e, pak më poshtë, pranë fshatit Peshkëpi është emri Allvanisht, që duhet të jetë Lubanishti i sotëm. Vlen të theksojmë këtu se fjala “allvani”, në gjuhën greke do të thotë: “albanë”, pra “shqiptarë”. Allvanisht, mund të jetë me kuptimin fshati i albanëve, pra i shqiptarëve. Të moshuarit thonë se fshati Lubanisht, që ndodhet sot në Maqedoni pranë kufirit shqiptar, dikur ka qenë i banuar me shqiptarë, por që janë lidhur me krushqi jovetëm me fshatrat shqiptare si Peshkëpi, Alarup dhe Tushemisht, por edhe me fshatrat maqedonase që i kishin pranë, sidomos me vendosjen e kufirit me Shqipërinë pas Luftës së Parë Botërore.
Për të mbërritur deri në Ohër janë renditur fshatra të tjera me kisha si: Zaum, Trapezica, Peshtan dhe Ohër.
Asgjë nga këto nuk trashëgoi Pogradeci i fillimit të shekullit të 19-të. Qyteti i përshkruar nga E.Çelebiu dhe i paraqitur në gravurën e H. Zhefaroviç, nuk dihet se në çfarë rrethanash e shkaqesh e humbi rëndësinë dhe madhështinë e vet, e mund të themi, se do të jetë zhdukur pothuajse krejtësisht. Asnjë burim tjetër i mëvonshëm nuk është gjetur ku të përmendet Pogradeci si vendbanim urban.
Mendoj se prishja e qytetit mund të ketë ndodhur për shkaqe ekonomike, për shkak të pasigurisë në kohët e turbullta të anarkisë feudale, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 18-të, ashtu siç e pësuan qyteti i Voskopojës më 1769 dhe ai i Vithkuqit më 1780.
Për prishjen e Pogradecit mund të ketë ndikuar edhe rënia e epidemisë së kolerës, që përmendet në kronika të ndryshme të fundit të shekullit të 18-të, si p.sh. në kohën e sundimit të Ali Pashës. Deri tani asgjë nuk është e saktë dhe nuk ka asnjë burim që të flasë për këtë. Po citoj për këtë problem një fragment nga libri i studiusit Nedai Thëllimi “Mbi qytetin mesjetar të Voskopojës” (Korçë 2004):
“Gjendja ekonomike e shoqërore e Shqipërisë në shekujt 17-të e 18-të ishte e tillë në të cilën banorët e trevave shqiptare ishin përballuar direkt me sëmundjet dhe epidemitë e shumta që ishin prezente në ata qidvjeçarë. Këto vështirësi i gjejmë qartë të pasqyruar në dokumentet dhe kronikat e kohës. Më kërcënuese kanë qenë sëmundjet epidemike si murtaja dhe kolera. Këto dy sëmundje epidemike në dokumentacionin e kohës nuk dallohen qartë ndërmjet tyre. Në raste epidemie ato bënin kërdinë ndër njerëz, kjo si rrjedhojë e varfërisë, mungesës së profilaksisë e masave mbrojtëse dhe personelit të kualifikuar, mjekëve. Të tilla epidemi kanë qenë në vitet 1761-1798, kur si pasojë e përhapjes masive të tyre gjetën vdekjen me mijëra vetë”.
Pra më i besueshëm mund të jetë varianti i dytë, ai i kolerës. Në kujtesën e popullit të fshatrave të zonës së fushës të Starovës, ruhet kujtimi i rënies së një epidemie kolere, e cila ka bërë dëme të mëdha në të gjithë krahinën. Përmenden emra fshatrash që kanë pasur një popullsi të dendur dhe më pas kanë mbetur fare të vogla, ose emra fshatrash që janë zhdukur krejt. Një pjesë e popullsisë ka vdekur si rezultat i sëmundjes, ndërsa pjesa tjetër është larguar për në vende të tjera, ashtu sic ndodhi me fshatin e vjeter Remenj. Këtë fat mund të ketë pësuar edhe qyteza e Pogradecit mesjetar. Nga të dhëna të tjera gojore del se epidemi të tjera kolere mund të kenë rënë edhe në kohë të mëvonshme.

Fillimi i shekullit të 19-të e gjeti Pogradecin një fshat fare të vogël e me pak shtëpi. Qendra ekonomike dhe e pushtetit feudal të zonës ishte Starova, ku banonin bejlerët më në zë të rrethit, që praktikisht ushtronin pushtetin e tyre në të gjithë krahinën.
Siç mbahet mend nga pleqtë, krahina e Pogradecit ishte Mydyrllëk (krahinë), që varej nga Ohri, ku kryheshin të gjitha veprimet zyrtare. Më vonë u bë kajmekanllëk (nënprefekturë), që varej nga Korça.
Pogradeci i sotëm u popullua prej banorëve të ardhur nga fshatrat përreth, apo nga krahina më të largëta, duke filluar nga vitet e para të shekullit të 19-të, banorë të cilët kanë lëvizur për shkak të pasigurisë në vendin e tyre, nga kushtet ekonomike, ose shkaqet e tjera, por edhe vetë Pogradeci ishte një vend i boshatisur. Vetë historiku i prejardhjes së fiseve që populluan Pogradecin e sotëm në fillimet e tij e deri më 1920 e dëshmon këtë.
Si fis vendës e që nuk ka ardhur prej diku tjetër, përmendet fisi i Berberëve. Ndërsa nga familjet e krishtera, fisi më i vjetër është ai i Kostallarëve, që u nda më vonë edhe në emra të tjerë: Cici e Binishi, e që thuhet se kanë zbritur nga Katjeli. Fis tjetër që ka zbritur nga Katjeli është edhe fisi Shuke. Mund të ketë pasur edhe fise të tjera të cilat unë nuk kam mundur ti zbuloj.
Lagjja e vjetër e Pogradecit poshtë, e banuar me myslimanë, ka qënë pranë xhamisë së qytetit, ndërsa banorët e krishterë u vendosën pranë burimeve të ujit. Kështu u krijua lagja e Burimave dhe ajo e Toplecit. Vjetërsia e fiseve dhe arkitektura e vjetër e banesave dëshmojnë për këtë.
Gjatë viteve 30-40 të shekullit XIX, ngjarje të rëndësishme bënë që të tronditet e të dobësohet pushteti i bejlerëve të Starovës. Vetë Starova filloi të humbasë gradualisht pozitën e saj si qendër e krahinës dhe qendër administrative fillon të bëhet Pogradeci.
Me përpjekjet që bëri Porta e Lartë për të forcuar gjendjen e brendëshme e të jashtme të Perandorisë, me fillimin e reformave të Tanzimatit, u hoq sistemi i timareve, i cili në atë kohë ishte shthurur në të katër anët e Perandorisë. Porta e Lartë u orvat të vendoste kudo administratën e centralizuar burokratike e shtetërore. Po kështu, u bë edhe në krahinën e Pogradecit. Qëllimi i këtyre reformave ishte forcimi i pushtetit qendror osman e mëkëmbja e fuqisë ushtarake të Perandorisë, për t’u bërë ballë kryengritjeve fshatare, lëvizjeve kombëtare dhe goditjeve nga jashtë (Historia e Shqipërisë. Volumi II).
Këto reforma prekën pushtetin lokal të feudalëve provincialë. Këtë fat pësuan edhe bejlerët e Starovës, të cilët u ashpërsuan me Portën e Lartë. Bejlerët bënë çështë e mundur që zyrat e administratës turke të mos vendoseshin në Starovë, sepse kështu do të ishin nën mbikqyrjen dhe vartësinë e saj. Ata bënë që ndërtesat e administratës të çeleshin në Pogradec. Kështu, krahas ndërtesave të administratës u ngrit gjykata, posta, u hapën shkolla fetare e ndonjë institucion tjetër. U çel gjithashtu edhe pazari, i cili më parë bëhej në Starovë.
Pogradeci fillon të marrë pak e nga pak tiparet e një qendre administrative fshatare-qytetare. Në pazar filluan të çelen dyqane të vegjël për tregëti. Popullsia vendase, veç bujqësisë, filloi të merret edhe me zanate të ndryshme, sepse bujqësia nuk i siguronte të gjitha të ardhurat për mbajtjen e familjes. Në Pogradec filluan të vendosen edhe familje të tjera nga fshatrat e Mokrës e të rrëzës së Malit të Thatë. Qyteti u shtua edhe më. Një pjesë e fshatarëve dhe qytetarëve emigronin për punë sezonale në Rumani, Bullgari e gjetkë, duke punuar kryesisht si muratorë. Me çeljen e emigracionit për në Sh.B.A., një pjesë e krahëve të lira të punës filloi të emigrojë edhe në Amerikë, e më vonë, bile, edhe në Australi e Argjentinë. Kjo gjë vazhdoi edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, si dhe në vitet 20-30 të shekullit XX. Nga regjistrimi i popullsisë së vitit 1921-22 del se Pogradeci ka patur gjithsej 494 shtëpi ndërsa banorë kanë qenë: të krishterë 1256 dhe myslimanë 987.
Tregtia zhvillohej me vështirësi për shkak të rrjetit të prapambetur të komunikacionit. Deri në Luftën e Parë Botërore, transporti i brendshëm kryhej kryesisht me kafshë barre. Tregtia bëhej kryesisht me Korçën dhe me vendet fqinje, me Ohrin dhe Strugën nëpërmjet disa varkave të mëdha që u theshin “gjemi”. Një e tillë është paraqitur në një pikturë të Vangjush Mios. Tregtia me këto qytete bëhej duke përfituar nga ditët e ndryshme të pazarit. Në Ohër pazari ishte ditën e hënë, në Pogradec të enjten, ndërsa në Strugë të shtunën.
Një zhvillim të madh ekonomik, industrial e turistik Pogradeci e pati në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, me ngritjen e industrisë së lehtë e përpunuese, çeljen e një sërë minierave (për nxjerrjen e qymyrgurit, hekur-nikelit dhe pasurimin e tij) dhe ngritjen e ndërrmarjeve të përpunimit të drurit.
Të gjitha këto kërkonin rritjen e krahëve të punës, numëri i të cilëve u rrit, jo vetëm nga popullsia vendase, por edhe nga ardhja e një popullsie tjetër nga fshatrat e rrethit dhe të rretheve të tjera.