Jahe Fida
Jahe Fida Lindi më 20 Shkurt të vitit 1955, në Grevë, Peshkopi. Në vitin 1974 pëfundoi Shkollën e Mesme të Përgjithshme Peshkopi. Më pas largohet nga vendlindja për të ndjekur studimet Universitare, të cilat i mbaroi në Tiranë, në vitin 1978.
Ka botuar një sërë librash në fusha të ndryshme si:
1-Ekonomia e Tregut dhe Sindikata
2-Shteti, Punëdhënësi dhe Punëmarrësi
3-Njohuri mbi Rregullatorin Bazë të Punës – KONTRATA
4-KSSH – Organizatë Demokratike
5-Politikat fiskale të Shtetit Shqiptar në Trazicion ( redaktim shkencor)
6-Kumtesa dhe Referenca Shkencore – 4
7-Artikuj të ndryshëm Peridikë e Shkencorë, mbi 40 të tillë
Përpos punës shkencore autori Fida, nuk u shkëput asnjëherë nga pasioni i tij i fëmijërisë për artin letrar dhe të shkruar.
Veprat Letrare:
Një ëndërr e tjerrë në vite ( poezi)
Vargjet pikojnë mall ( poezi, 2015 )
Gjithashtu ka botuar në mënyrë periodike artikuj dhe satira në organe të ndryshme të shtypit.