
Poezia e Sabahudin Hadžialić, në Shqip Nga Peter Tase Sabahudin Hadžialić u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnie Hercegovinë. Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnie Hercegovinës … Continue reading
Poezia e Sabahudin Hadžialić, në Shqip Nga Peter Tase Sabahudin Hadžialić u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnie Hercegovinë. Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnie Hercegovinës … Continue reading
Patriotizmi dhe vlerat e vargut: krijesa simbiotike e Lulzim Tafës (Lulzim Tafa, Terrible Songs, Gracious Light, New York, 2013) Nga Peter Tase Republika e Kosovës është shteti më i … Continue reading
LEK PERVIZI: KOLEKSIONISTI I KËNGËVE POPULLORE SHQIPTARE Nga Peter Tase Para disa ditësh munda të lexoj me një frymë vëllimin e përmbledhur me titull “Lahutari Shqiptar,” autor Lek … Continue reading
Jeronim De Rada: Veprimtaria patriotike dhe letrare e këtij rilindasi të madh
Nga Peter Tase
Jeronim de Rada është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të rilindjes kombëtare, që fatkeqësisht nuk zuri vendin e duhur gjatë kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar, aktivitete që u organizuan përgjatë vitit që po mbyllet.
Shkrimtari arbëresh, themelues i lëvizjes rilindase, Jeronim De Rada u lind më 1814 në Maki të Kozencës, një fshat i vogël dhe kodrinor afër Kolegjit Arbëresh të Shën-Adrianit, ku De Rada kreu studimet e para mbi letërsinë dhe filozofinë antike si dhe në shkenca sociale, çka i dhanë drejtimin e duhur përgatitjes së tij si patriot dhe shkrimtar. Jeronim De Rada e mbaroi kolegjin arbëresh me 1833 dhe për arsye shëndetësore qëndroi në fshat për një vit rresht, ku krijimtaria e tij letrare do të merte përmasa të tjera. Megjithese kishin kaluar disa shekuj nga koha kur Arbëreshet kishin emigruar nga Shqipëria drejt jugut të Italisë, këta të fundit, vazhdonin të mbanin flakën e patriotizmit ndezur deri nga fundi i shek. XIX, ashtu siç vazhdojnë ta mbajnë deri në ditët tona. Arbëreshët kishin ruajtur plotësisht ndjenjat patriotike për vendin, zakonet dhe gjuhën, ata shfaqën me vendosmëri vetëdijen e tyre shqiptare në krijimtarinë letrare dhe kulturore të kohës. Në qendër të kësaj krijimtarie ka qenë ripërtëritja e kohës së Skënderbeut dhe ndërgjegja kombëtare, ashtu siç mund të vërehet në këto vargje të këngës së parë të De Radës: “Bota kish ndërruar lisa,/ uji i ri në det/ kaltëronte n’ditn’e re;/ por lumbardha e Anakreontit/ në Temp rronte e moçme./ Nd’uj’ një dit’ vate te mali/ e s’u kthye si e kish zakon./ Veç që atë s’e thau bora,/ s’e përgjaku heshtëza,/ po u largua gjersa ra/ tek e bardha shpia ime./ Kur n’agim tokë edhe shpi/ u zbuluan bashk’ me detin,/ si hareja qe del sysh,/ më zgjoi duke fërfëlluar/ qelqeve t’dritares./ U pataksa e ruajta jashtë:/ rrusht’, pak aguridhe, dheut tonë i kishin hie;/ lule liu të hapura, m’i tund era e i përzien, në atë ninull qeshin/ si ato lule-qielli./ Ti vështroje dhe s’kujtoje/ asnjë mbehi njerëzish./ Kallëzorët nëpër duajt/ po këndonin. Dheut huaj/ ahere ndër time motra/ kisha arritur; mema ime/ emrin tim thosh nëpër shpi.”
Jeronim de Rada
Në këto lëvizje patriotike dhe qëllime shtetëformuese ka luajtur një rol vendimtar edhe Jeronim de Rada, i cili me veprën e tij, “Këngët e Milosaos”, hodhi themelet e letërsisë rilindase, nxori në pah aktivitetin patriotik të arbëreshëve të Italisë, dhe zgjoi ndienjat patriotike të popullit Shqiptar. Nuk ka dyshim se Jeronim De Rada është figura më e spikatur e letërsisë së rilindjes shqiptare, veçanërisht pas botimit të veprës: “Këngët e Milosaos” kur ishte duke studjuar drejtësi në Napoli, ne vitin 1836.
Nje veper e cila i bënte ftesë të gjithë shqiptarëve për të çliruar atdheun e para ardhësve të tyre: “Erdhi dita e Arbërit”! Që nga ky moment jeta e De Radës mer një drejtim tjetër ku ai fillon përpjekjet për të ndriçuar atdheun e të parëve.
Vite me vonë, më 1840, kur De Rada punonte si mësues privat në një familje të pasur të Napolit, botoj poemën e tij të dytë, “Serafina Topia” një vellim poetik ku i bëhej thirrje bashkimit dhe vëllazërimit të Shqiptarëve dhe qarkullimi i saj u ndalua nga çensura burbone.
Megjithatë, poeti vazhdoi të pasuroj më tej krijimtarinë e tij letrare, duke plotësuar “Milosaon” me këngë të tjera dhe “Serafina Topia” u botua për herë të dytë; botoi gjithashtu edhe tragjedinë “Numidët” në Italisht, vepra që e bënë të njohur De Raden edhe në arenën ndërkombëtare. Shkrimtari arbëresh ka qenë gjithashtu edhe drejtori i gazetës letrare “Arbëreshi i Italisë” të cilën e botonte rregullisht deri në vitin 1848. Në vitet 1847 – 1848 De Rada nxorri në dritë “Rrëfimet e Arbrit,” katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e mëparshme. Këto novela dalloheshin për nga romantizmi i vrullshëm, thellësia e lirizmit dhe stili përparimtar. Në 1849, falë përpjekjeve të njëpasnjëshme të De Radës, filloj të jepej mësim gjuha shqipe në kolegjin e Shën-Adrianit ku poeti ishte njëri prej mësuesve. Më 1850 De Rada, tashmë 36 vjeç, u martua me arbëreshen Madalena Melki, me të cilën pati katër djem. Dhjet vjet më vonë, patrioti De Rada, filloi të botonte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike duke perfshire: “Parimet e estetikës”(1861), “Lashtësia e kombit shqiptar”(1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe”(1866).
Më 1878 poeti ka qenë një mbrojtës i flaktë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke ngritur zërin në mbrojtje të integritetit tokësor të Shqipërisë. Ne 1883-1887 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare me titull “Flamuri i Arbrit” e cila u bë zeri kryesor për mbrojtjen e autonomisë së shqiptarëve në rajon. Fatkeqesisht, vitet e fundit të jetës kanë qenë të trishta dhe të mundimshme për De Radën, megjithëse shkrimtari humbi gruan dhe djemtë, kjo nuk e mposhti dhe ai filloj të pasuroj më tej krijimtarinë e tij brillante; ai përfundoi poemat e gjata: “Skënderbeu i pafat,” “Gjon Huniadi” dhe përpunoi më tej vëllimin e “Serafina Topisë” me titull “Një pasqyrë e jetës njerëzore.”
De Rada është arkitekti i krijimit të katedrës së gjuhës Shqipe në Napoli dhe ka organizuar dy kongrese gjuhësore për problemet e gjuhës Shqipe, në Kalabri (1895) dhe në Umbria (1897).
Vazhdoj te jetë mësues i shqipes në Shën-Adrian, deri sa vdiq në moshën nëntëdhjet vjeçare, më 1903, në një kasolle të shkretë, në kushtet e një varfërie ekstreme.
Andrew Jackson, Biografi e shkurter politike Nga Peter Tase Andrew Jackson (Endriu Xhekson), Presidenti i 7-të i Shteteve të Bashkuara, ishte aktori kryesor në jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit. I lindur … Continue reading
Poezia e Remzi Bashës në gjuhën angleze Nga Peter Tase Remzi Basha është njëri prej shkrimtarëve më të njohur në diasporën shqiptare që aktualisht jeton në Suedi. Me penën e tij poetike, Basha ka mundur të … Continue reading
Prenk Pervizi: Gjenerali i Monarkisë Shqiptare. Nga Peter Tase Ditët e para të Prillit e gjetën Prenk Pervizin jashtë Tiranës. Në mëngjesin e 7 Prillit, 1939, Gjen. Pervizi ishte në Korçë dhe u … Continue reading
Peter Tase: Engjëll Berisha – krijimtari e pasur në poezi dhe histori ( Engjëll I Berisha: krijimtari e pasur në poezi dhe histori.) Nga Peter Tase Engjëll I. Berisha, u lind më 17 qershor 1962 … Continue reading
Subjekti trans-atlantik në poezinë moderne Shqipe (Për poezinë e Anton Gojçaj) Nga Peter TASE Anton Gojçaj lindi në vitin 1966, në Podgoricë. Ka studiuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. … Continue reading
Dashuria është një bimë … Nuk mundet të dashurojë kushdo. Ai që e mbart këtë ndjenjë është i përzgjedhur nga I Gjithëpushtetshmi. Vetëm një human me botë të madhe mund të zhytet në hullinë e dashurisë,në rrënjët dhe degët … Continue reading
Kostaq Duka: Letërsia është bashkëshoqëruese e dhimbjeve dhe gëzimeve Gjatë “udhëtimit” të jetës ndodhin ndryshime të rëndësishme dhe nisur nga atmosfera e këtyre ndryshimeve progresi i letërsisë bashkëkohore na ka dhënë temat kryesore në literaturë, mënyrën dhe format e reja … Continue reading
Vertigo Nga Erjon Hamdi Muça Durrësi tani në dimër të jep përshtypjen e një qyteti ë fjetur. Mbas orës nëntëmbëdhjetë, zor se gjen njëri rrugëve. Madje edhe lokalet sikur bëhen më të zymtë tani në dimër. … Continue reading
Rabije Bytyqi Rabije Bytyqi, u lind më 20.5.1965 në Radostë të Rahovecit . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, si nxënëse shembullore, ndërsa të mesmen e kreu ne Rahovec. Gjatë shkollimit jo vetëm që u mor me shkrime, … Continue reading
FTOJ BASHKËAUTOR, MONTAZHIERIN QË DËSHIRON TË ILUSTROJË ME FIGURA NGA INTERNETI VARGJET E KËSAJ POEZIE PËR DËSHMORIN E DEÇANIT ISMET QORRAJ, TË BËJMË NJE VIDEOHOMAZH ARTISTIK, PËR TË GJITHA NËNAT KOSOVARE, BIJTË E TË CILAVE DHANË JETËN PËR LIRINË E … Continue reading
Në jetë gjenë dhe shumë miq që të lënë mbresa dhe kujtime…por përgjatë kohës çdo NJERI ndjen detyrim moral e njerëzor ti kujtojmë e ti nderojmë me kalimin e viteve. Sot, si shpesh herë mu kujtua Poetja Milla … Continue reading
SA TË FTOHTË TINGUJT E VJESHTËS… (MENDIME RRETH VËLLIMIT POETIK ”MISTER NDJENJASH” TË POETES JOKIDA MATI ) Nga Agron Mema Së fundmi kemi në duar librin me poezi”Mister ndjenjash “të poetes Jokida Mati.Një përmbledhje me 99 … Continue reading