Peter Tase: Engjëll Berisha – krijimtari e pasur në poezi dhe histori ( Engjëll I Berisha: krijimtari e pasur në poezi dhe histori.) / Nga Peter Tase

Peter Tase: Engjëll Berisha – krijimtari e pasur në poezi dhe histori

( Engjëll I Berisha: krijimtari e pasur në poezi dhe histori.)

 

 

PeterTase

     Nga Peter Tase

 

Engjëll I. Berisha, u lind më 17 qershor 1962 në Korenicë të Gjakovës. Gjatë studimeve në Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë boton në periodikun letrar prej viteve 1980 dhe vazhdon te botoj mbi tema te ndryshme te kultures dhe epopese se luftes per pavaresi te kosoves.  Libri i pare i autorit Berisha u botua me 1989 duke vazhduar pastaj edhe me disa përmbledhje poezish dhe shkrime te tjera publicistike. Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj. Gati në të gjitha gazetat e botuara në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-1999, ka punuar si gazetarë në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen “ Eurozëri”. Në vitin 2000, fillon të punojë e ta drjetojë Bibliotekën Publike në Gjakovë, ku vazhdon edhe sot.  Themelon dhe është kryeredaktor  i gazetës për të zhdukur “27 prilli”.

 

Engjell I Berisha

Engjëll I Berisha

 

Prej vitit 2005-2009 është kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë.

Vazhdoi studimet pas universitare në Universitetin e Zarës në Kroaci, ku mori titullin magjister ne shkencat e bibliotekarisë.

Njëri prej vëllimeve me poezi të autorit është “Kujtesë e Dehur” (2003), për të cilin Halil Haxhosaj, një nga kritikët letrar më të njohur në Ballkan, do ta quante si “udhëtim real dhe udhëtim poetik.”

Kritiku Haxhosaj e shtjellon studimin e tij mbi veprën e poetit Berisha me një gjuhë shumë objektive dhe realiste:

“Ky udhëtim, nga autori shënohet, përveç me figura poetike, edhe me emra konkretë gjeografikë, biblikë e mitologjikë, ku secili në dimension ka kuptimin dhe fuknsionin e vet. Kalvari i udhëtimit shtrihet edhe nëpër ciklet poetike të veprës duke u nominuar kuptimisht sepse fillon me një “Kartëpostale të bronztë” dhe kalon nëpër krajata tragjike me “Anije të dehur” duke u përbiruar “flakës së natës” një “shenjtëror i zi” andej kah “Hala e shqipes” e për t’u sosur më 23 Maj 2003 në rivarrimin e Mejes në Lëndinën e Lotve.

Krajatat e këtij udhëtimi duken se shpesh, me qëllim e pa qëllim, bashkohen nëpër kthesat e historisë, për t’u kalitur dhe për t’u skalitur si dhembje lotësh, por edhe si krenari dhe dëshmi brezash që këtu denbabaden kanë jetuar shqiptarë që përpara janë identifikuar me emrin kombëtar e pastaj kanë treguar për përcaktimet e tyre fetare. Kjo duket se është ngirur në piedestalin e vetëdijes sonë sidomos në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa sa herë që duhej luftuar për liri a vdekje ringjallej dhe marshonte vatrave e trojeve tona. Kjo aromë hetohet edhe në vargjet e veprës “Kujtesë e dehur” të Engjëll i. Berishës: /ja pra sot në përbashkësi/ ju o njerëz të Zotit/ pushoni në përjetësi/ dy konfeksione e një gjak/ dy besime e një fat/ dy besime e një motiv lirie/ dy besime e vetëm një mënyrë e vdekjes/.

Përfundimin e udhëtimit real, apo kalvarit të zhbirjes e të zhdukjes të shqiptarëve nga agresorët serbë, autori e sheh të bashkëdyzuar me fatin tragjik të vdekjes e cila është e pamëshirshme, është e ftohtë, është edhembshme, është përfundimtare. Kështu poeti vdekjen e zbut duke i dërguar të rivarrosurit në përjetësi për të mos e zbehur dhe për të mos e harruar kurrë kujtimin për ta, e sidomos kujtimin për vdekjen e tyre të përbashkët e cila në atë moment nuk kishte bërë kurrfarë zgjedhjeje as faljeje.”

“Kthesat e historisë, për t’u kalitur dhe për t’u skalitur si dhembje lotësh” janë një pjesë integrale në krijimtarinë e publicistit dhe historianit Engjëll Berisha në tërësi.  Në të gjithë veprat e tij, Engjëll Berisha ka mundur të hedh dritë mbi sakrificat e kombit të tij, dhuna e ushtruar ndaj Kosovës së përgjakur dhe fjalët e tij janë më të mprehta se bajoneta e ushtrisë sërbe drejtuar ndaj Kosovës.  Engjëll Berisha dhe familja e tij kanë dhënë shumë për Kosovën dhe mbrojtjen e interesave të saj nëpërmjet penës së tij të mbushur plotë me ngjyrat e vuajtjes, metaforat e sakrifices dhe telajot e përgjakura.

Për kontributin e tij letrar, Berisha ka marrë këto vlerësime: Në vitin 1997 në takimet tradicionale të “Takimet e Gjeçovit” në Zym, fiton shpërblimin e vitit për poezinë më të mirë; Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë me librin më të mirë të botuar në mes dy mitingjeve “Çati eshtrash”; Në dhjetor 2006 nga Art-Club Laç, fiton  çmimin  letrar “Serembe” për poezi me librin “Kujtesë  e dehur”.  Engjëll Berisha është përfshirë në antologjinë “I kujt je Atdhe” përpiluar nga Ali Podrimja.

 

Engjëll Berisha ka botuar keto libra:

 

“Dita me hënë e me nuse” poezi “Buzuku”. Prishtinë, 1991.

“Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë ,1994.

“Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993.

“Gjarpëri  në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë,2000.

“Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë.

“Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë ,2003.

“Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë,2003.

“Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë ,2005.

“Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”. Gjakovë 2006.

“Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues: Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011.

“How Much Times for an age” poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, Botoi “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viti 2010.

“Martirët e Korenicës”, Monografi. Botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi,” 2013,Gjakovë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s