Rabije Bytyqi

 

rabije bytyqi

Rabije Bytyqi

 

Rabije Bytyqi, u lind më 20.5.1965 në Radostë të Rahovecit . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, si nxënëse shembullore, ndërsa të mesmen e kreu ne Rahovec. Gjatë shkollimit jo vetëm që u mor me shkrime, por ishte dhe valltare e shquar, ku interpretonte  në çdo aktivitet shkollor në ato vite. Që nga viti 2000 punoi dhe veproi në organizatën humanitare Gjermane ” Lahen Helferin” në kuadër të Kforit, në kontigjentin ”Cimic-ut gjerman ku u dallua pë rezultate të larta në punën e saj    shumëvjeçare . Gjatë kësaj kohe për punën dhe  kontributin e saj u dekorua dhe mori shumë mirënjohje, si Citat Mars 2002,  Nëntor 2004 , Maj 2005, Tetor 2008 Nëntor 2010. Me insiativën e saj dhe të organizatës ka siguruar ndihma për ndërtime, por edhe forma të tjera përkrahjesh për shumë familje në nevojë pas luftës. Me shkrime ka filluar të merret shumë herët, që nga bankat e shkollës fillore, por shumë shkrime të saj u zhdukën gjatë luftës për  çlirimin e  Kosovës . Shpesh herë autorja thotë :         “ m’i vranë vargjët, por jo shpirtin ”. 

Edhe pse u zhduk një thesar i krijimtarisë së saj, ajo s’u dorëzua, por vazhdoi përsëri të merrej me shkrime poetike . Vëllimin e parë poetik me titull ”RRUGË JETE ” e botoi në vitin 2004.

 

11087424_828267777267530_1842980653_n

Vëllimi Poetik  ” RRUGË JETE” 

 

¨Është shpërblyer me  Mirënjohje:  në Orën letrare tradicionale me rastin e shënimit të 15-vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit – Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj në Malishevë,  më  3 Prill 2014;  në Gjakovë më 30.5.2014, në Konkursin e Poezisë  “Në rrugëtim me Yllka Domin , poete dhe Dëshmore”; në PREKAZ  27.9.2014;  në  Manifestimi ”100 mijë poetë për ndryshim –poetët e kombit apelojnë. Për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në Orën e madhe Letrare , Prekazi 2014′ me moton : ”Kërkojmë zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e fundit né Kosovè’, Gjilan 30 .1.2015 . Është fituse e Çmimit të Tretë, në ” Flakén e Janarit” me poezinë “ Përmasat e Eklipsit”; në  Prizen 17..2..2015, për pjesëmarrje  në  manifestimin kulturor ”ORA E PAVARÈSISË, ndër 10 – poezitë e zgjedhura konkuruese, e përzgjedhur për Çmimin “ Xhemil Doda “ me poezinë ”Në qytetin e ndjenjes “.  Është  fituse : ”Çmimi i Dytë , për pjesëmarrje në Orën e madhe letrare ” Fryma e Lirisé ‘,në përkujtim të Xheladin Gashit – Komandant Plaku , me poezinë “ODË TRIMÉRISË “,  mbajtur më 22 Mars 2015 .

 

Çmime Letrare

 

10995710

Poezia fituese e Çmimit II- të Letrar në Orën e Madhe Letrare ” Fryma e Lirisë”

 

 

 

11291762_853484228079218_61380637_n

Çmimi i tretë në konkursin letrar “Flaka e Janarit”

 

 

Një cikël poezish i ka botuar në portalin “Ankllap” , një cikël poezishë i ka publikuar  në gazetën ”BOTA SOT, më 29 Dhjetor 2014, në  ” BUSHAT”20 .3.2015, etj.  Një cikël poezish i  ka botuar në gazetën “ NACIONAL”.

Ka dhënë disa intervista për televizione e media të  tjera . Është prezantuar edhe në portalin “Atunis”,  etj.  Me poezitë e saj është prezantuar edhe në pesë antologji poetike të ndryshme.  Është në përfundim të përgatitjeve së botimit të përmbledhjes së dytë me poezi.

Rabije Bytyqi është bashkëshorte dhe nënë e katër femijëve;  një vajze dhe tre djemve. Jeton dhe punon  në Prizren.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s