DHIMITËR NICA, KY KALORËS I ARTIT TË BUKUR POETIK… / Parathënia e Librit ” TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND” nga shkrimtari Vasil Tabaku

dhimiter nica kopert (4)

 

DHIMITËR NICA, KY KALORËS I ARTIT TË BUKUR POETIK…

(Parathënia e librit të sapo botuar në Tiranë, shkruar nga shkrimtari Vasil Tabaku.)

 

 

397504_788071551220326_1558999767_n

Nga Vasil TABAKU, shkrimtar-publicist,Tiranë

 

 

Të vish pranë njerëzve, pranë shpirtit të tyre të bukur dhe të këndosh me zemër, plot pasion dhe dritë, plot njgyra jete dhe ëndërra, me një lirizëm magjik, ku poezia ndjehet e privilegjuar. Pikërisht, kjo gjë e veçantë dhe e rrallë, ndodh me poetin tashmë me zë DHIMITËR NICA.
Poezia e tij, ka vite që troket në ndërgjegjen tonë artistike, ai është bër tashmë një realitet artistik i pranishëm për ne të gjithë ka mbetur gjatë, shumë gjatë në kujtesën tonë dhe natyrisht zgjon mendime me mesazhet që sjellë nëpërmjet vargjeve të tij të realizuara dhe me një art bashkëkohor, sa të bukur aq dhe tradicional, sa realist aq dhe modern. Poetin Dhimitër NICA, e kam njohur herët që me botimet e tij të para në shtypin letrar, ndoshta diku në vitet 90, por ajo që më la mbresë tek ky zë poetik ishte pikërisht çiltërsia, sinqeriteti poetik dhe orgjinaliteti krijues, tepër domethënës dhe mbreslënës.. Pas shumë vitesh e takova dhe e njoha nga afër, padyshim ishte një shpirt i madh dhe i mrekullueshem njerzor dhe poetik, një njeri me vullnet dhe integritet të lart, një intelektual i mrekullueshëm, sa inteligjient aq dhe miqësor…

 

Dhimiter Nica

Dhimitër Nica

 

 

BOTA E POETIT DHE REALITETI

 

Dhimitër NICA, është një poet realist, mjaft i orjentuar me kohën dhe njerëzit,por padyshim dhe një lirik i mirë dhe tëpër domethënës, shprehës plot pasion, ngjyra poetike dhe dritë të brendshme që rezonon talent dhe mjaft dlirësi. Ai rezonon një botë të madhe e të pafund ndjenjash të fuqishme, ku nuk është vështirë, të shquhet shpirti i bukur dhe magjik i një njeriu të mrekullueshëm dhe poeti të talentuar.Poeti di të orjentohet mjaft bukur me problemet, me ndjesitë e brendshme të njeriut, di të zgjojë mendime tek lexuesi dhe të krijojë një stuhi emocionesh dhe vlerash. Ai është kështu një poet sa realist aq dhe lirik, sa i përkushtuar ndaj artit aq dhe modernitetit bashkëkohor, ku dallohen kështu nuancat e një poezie orgjinale dhe tepër domethënëse.

Gjërat më të mira,
akoma s’i kam thënë!

Gjërat më të bukura,
akoma s’na kanë ardhur! …

Ndaj ti prit e dashur,
prit, mos u zhgënje…

Shkruan poeti në librin e tij të ri “TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND”, një libër i ri, një punë e re dhe plotë pretendime e autorit për të thënë diçka të re dhe orgjinale në botën e pafund të poezisë. Poeti vjen me pretendimet e tij të plota dhe të realizuara, që mendoj se janë një arritje e re për të si autor.

Kur vargjet do rrinë mirë dhe ëmbël,
si rrobat e tua me shije në trup,
unë s’dua të më shohësh shtrembër
e të ndjesh për to, sadopak turp.

 

Dhimitër Nica është një krijues mjaft aktiv, por edhe mjaft i ndjeshëm ndaj realitetit, problemeve dhe çështjeve të jetës. Autori ka vite të tëra që jeton dhe punon në emigracion e konkretisht në Greqi, ashtu si qindra e mijëra shqiptarë në emigracion, mbi supet e poetit ka mjaft tensione sociale, probleme dhe shqetësime njerëzore. Të gjitha këto, poeti NICA, di ti pasqyrojë mjaft bukur e me art në krijimtarinë e vet poetike. Poeti merr frymë bashkë me shqetësimet e qindra mijëra emigrantëve kudo që ata janë, në Greqi, apo në Itali, në Francë apo Angli, në SHBA apo Kanada. Poeti është fjala dhe shpirti i tyre, është frymëmarrja dhe mendimi i tyre, ku padyshim ndjehet pulsi i emigrantit, por në asnjë mënyrë nuk ndahet nga ky shqetësim edhe ana kombëtarte, vlerat dhe dashuria për Atdheun dhe njerëzit e tij. I gjithë ky sensibilitet i lart është sendërtuar me mjaft art dhe dashuri në poezinë e mrekullueshme te poetit NICA…

Sot shumë herët në mëngjes
kur dielli feksi përmbi male,
kuq e zi mbante në zemër
e shtriu në botë rreze shqiptare.

Sot kudo ku ka shqiptarë,
në Londër,Paris e Amerikë,
për flamur ndjehen krenarë
e frymojnë vetëm shqip.

Kredoja e poetit është sa estetike aq dhe atdhetare, sa etike aq dhe dinjitoze e fionike.Poeti krijon kështu një univers të vetin sa lirik aq dhe magjik plot poezi dhe dritë të brendshme.Dhimitër NICA di të orjentohet mjaft mirë në vorbullën marramendëse të këtij realiteti sa të vështirë aq dhe absurd, sa njerzor aq dhe problematik, ndaj dhe shpesh ne ndeshim në poezitë e tij përsiatje për realitetin,

për jetën dhe punën, për njerëzit dhe përditëshmërinë e tyre të pafund. Poeti zhbiron me mjaft mjeshtëri dhe vëmëndje këtë realitet dhe jep mesazhet e veta poetike mjaft efikase dhe interesante, të përshkuara nga një filozofi urbane e cila për hir të së vërtetës duhet thënë se është përzgjedhur me mjaft kujdes dhe art.

Diellin ma kanë zën retë,
shiu nuk m’i lag dot lotët…
Kjo gri-zë që më djeg e më vret,
Zot,ruana nga Don Kishotët !…

Gjithçka është thënë mjaft qartë dhe me shumë art, mjaft e koncentruar. Kjo është dhe një nga veçoritë tipike te poetit në psikologjinë e tij poetike dhe sociale. Ai operon me një varg mjaft të çiltër e komunikues. Fjalori poetik i Dhimiter NICËS është një zbërthim poetiko social artistik, i kujdeseshëm dhe shprehës.Poezia e poetit NICA është e drejtpërdrejtë dhe depërtuese, ajo nuk ka nevojë për spjegim, pasi ashtu sikundër thotë edhe Fridrih Nice, poezia nuk spjegohet, ajo perceptohet dhe nënkuptohet në ndërgjegje…

 

 

SHPIRTI I MADH LIRIK I DHIMITËR NICËS

 
Pa dyshim, unë poetin Nica do ta konsideroja një zë lirik të mrekullueshëm, potent, me mjaft forcë imponuese, i ëmbël, i veçantë dhe magjik. Liriku Nica ja ka falur zemrën e vet poezisë. Ai e ndërton vargun e vet mbi një dashuri të madhe plot zëra të brendshëm, të ngrohtë, njerëzor dhe mbreslënës. Ai ka ditur të përvetësoj në mënyrë të mrekullueshme MELOSIN e popullit dhe veçoritë poetike të zonës së vet ku u lind dhe u rrit,midis Beratit dhe Mallakastës, me një patos lirik të veçantë në ligjërimet popullore. Dhimitër Nica i ka bër të vetat këto veçori dhe i ka gërshetuar me mjeshtëri në vargjet e veta të bukura dhe që si një fllad i lehtë na përshkojnë shpirtin. Ai sjell femrën e bukur dhe lozanjare, dashurinë dhe pasionin, mallin e kurbetelliut për Atdheun dhe dashurinë për nënën dhe babain, mallin epik për vendlindjen dhe psherëtimën madhështore të shpirtit të madh e te bukur të poetit. Lirika e NICES, rrjedh ëmbël dhe magjike, plot dritëhije dhe fshehtësi magjike…

Zemra e nënës përveç rrahjes si ora,
ka funksionin dhe telepatinë,
t’i shikoj gjërat, t’i prek si dora,
tej në distancë pa matur largësinë…
…sepse kështu është NËNA, kjo dashuri e dashurisë për të gjithë ne ndaj dhe poeti e vlerëson zërin e nënës dhe e shendrron në një mit. Liriku Dhimitër Nica, është një ravijëzues dhe përvijues i hollë, elegant dhe mjaft i vëmëndshëm në vargjet e vet tejet të realizuara.Ky poet, mendoj pa asnjë ekuivok, është një pararendës i shkëlqyer i lirikës së mirfilltë dhe mjaft të realizuar. Ai di të ndërtojë me mjeshtëri vargun e rregullt e të ingranuar, por pa dyshim edhe vargun e lire kadencial me një ritëm të brendshëm e të ëmbël.Po kështu edhe nga ana e ndërtimit stilistik të vargut, NICA është korrekt dhe me një kërkesë mjaft të rreptë për një gjuhësi të plotë normative dhe shprehëse. Duke qenë i tillë poeti, na sjellë një poezi të ngrohtë, të kuptueshme dhe të ëmbël e cila rrjedh me mjaft lirshmëri duke na kujtuar thellësitë tona të brendëshme, ato pjesë të nënndërgjegjes, ku flejnë mijëra mendime, dëshira dhe pasione. Ai pa as më të voglin dyshim është një ligjërues pasionant dhe tepër domethënës. NICA ligjëron ngrohtë, rrjedhshëm dhe pa sforcime frazeologjike e të kërkuara, ai është sa i natyrshëm dhe aq spontan.

 

PERSPEKTIVA KRIJUESE E POETIT DHE RISITE

 

Poeti Dhimitër Nica, hyri në poezi si një kalorës i vërtet, plot pasion dhe energji krijuese, domethënës dhe vital. Kurrësesi Dhimitër NICA nuk mund të ishte një krijues momental i rastit, ai vinte në hapësirat e poezisë me një material poetik të mrekullueshëm plotë musht jetësor dhe veçori tipike dalluese. Ai mbetet një organizator mjaft elegant dhe potent i vargut, ambicioz dhe kërkues, i vetvetishëm dhe spontan, përherë prurës i risive dhe depertues i ngjarjeve. Dhimitër NICA mbetet një krijues mjaft modest por edhe i spikatur, plotë vlera artistike dhe nga ndërtimi mjeshtëror të figurave në poezi. Ai nuk është poet i zhurmave dhe rrahjeve të kraharorit, por padyshim mbetet një ligjërues mahnitës i dashurisë dhe dhimbjes njerëzore, mjaft i çiltër, dhe i lexueshëm. Poeti NICA, ka një aftësi të lindur për të qënë i natyrsëhm dhe përzgjedhës në motivet e veta, pa e tepruar me moralizime poetike, edhe atëherë kur i këndon Atdheut dhe Kombit, me temat e tij lapidare, ai gjithmonë di ta përmbajë veten me mjaft zgjuarsi dhe dinjitet. E natyrshëm kjo gjë ja rrit më tej vlerat e tij krijuese dhe njerëzore…Dhimitër Nica duke korigjuar aty këtu ndonjë përsëritje të vogël nëpër vargjet e tij si dhe duke shmangur në ndonjë rast melankolinë, mendoj se ka shënuar një realizim të mirë dhe të arrirë me këtë libër të plotë, i cili e përfaqëson denjësisht përpara kërkesave në rritje të lexuesit të sotëm elitar… Poeti ka ditur të depertoj në zemrat e lexuesëve me mjaft mjeshtëri artistike dhe njerëzore, i çiltër, komunikues dhe domethënës, duke u bër kështu shprehës i kërkesave shpirtërore të njerëzve të kohës së vet dhe më gjerë. … sepse sipas Dhimitër Nicës :

Poetët e marrin fjalën,e veshin me kokrra,
të ëmbla e të shijshme.
Aty mungojnë pallavra, mungojnë dokrra!…

Është e natyrshme që një kendvështrim i tillë ndaj jetës , realitetit dhe njerëzve patjetër që do të sjellë risi dhe vlera në poezi, do të sjellë arritje cilësore dhe pretendime për një të ardhme poetike mjaft domethenëse dhe tepër jetëgjatë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s