Cikël poetik nga Elona Tabaku

 

Elona Tabaku

Cikël poetik nga Elona Tabaku

 

 

 

Melodi Lotësh.

 

Mbi qerpikët e zinjë loti luan
Plot dhembje notat e një melodie,
Dhe me penën e artë mbi buzë shkruan
Vargje plot zjarrë për mall dashurie.

 

I shkund qerpikët e lagur ngadal,
Dhe mbi buzë derdh petale trëndafili,
Dashurinë e humbur kujtonë plot mallë,
Dhe digjet në heshtje si vajë kandili.

 

Rilind si kristal mbi syrin e brishtë,
Ky lot malli i pikëlluar,
Dhe mbi qerpikë luan sërisht
Notat e një melodie të trishtuar…

 

 

 

Helmi mallë!

 

Ulërin shpirti nga malli
Dridhet zemra si një flet
Kraharorin shkrumbon zjarri
Kur më vjen ti lehtë – leht.

 

Flokët ëmbël ç’t’i puth era
Syri se ç’të ndrin në ball
Ah ç’po heq zemër e mjera,
Po e mbyt ky helmi mall.

 

 

 

Eja më merr.

 

Eja mermë të lutem sonte,
Mos më ler në dëshpërim,
Se në ktë det të lotëve
Po fundoset ky shpirti im.

 

Eja sonte, merme, të lutem,
Se s’dua që të vuaj më.
Mermë, se ky shpirt i humbur
Ngadal po qan, si era, pa zë.

 

Të lutem, eja sonte, mermë,
Mermë dhe mbamë në krahët e tua,
Aty e lumtur do jem përher,
Besomë, asgjë më tepër s’dua!

 

 

 

Ku je ti?!

 

Ku je ti qe aq shum më doje?
Ku je ti që pa mua s’jetoje?
Ti që deri dje, për mua derdhje lot…
Më thuaj, vallë, si po jeton ti sot?

 

Më thuaj, pa mua, si po të duket jeta?
Ato që më thoje, s’paskan qenë të vërteta.
Ku vajtën fjalët dhe premtimet që më dhè?
Mua më braktise, sot me tjetrën je.

 

Më thuaj të lutem, se dua ta di,
Vallë, a e ke mësuar se ç’do të thotë dashuri?!
Uroj që dhe ti, të dashurohesh, një her në jetë.
Që të kuptosh se çdo të thotë të vuash,
Të vuash vërtetë.

 

 

 Në burgun e zemrës time.

 

Do të arrestoj një ditë,
Akuzohesh për rrëmbime,
Rrëmbime zemrash, shpirt
Madje dhe ktë zemrën time.

 

Në gjyqin e Hagës do të çoj.
Dhe do kërkoj të drejtën time,
Burgim të përjetshëm do kërkoj
Për ty në burgun e zemrës time.

 

Do të mbaj aty gjithmonë
Dhe syt nga ty, jo s’do t’i ndaj.
Dua të shoh se si rënkon,
kur shtrënguar të të mbaj.

 

Dhe mos më thuaj që s’ndjehesh mirë,
Në këtë burg të zemres time,
Se s’ka litarë e as zinxhirë,
Por veç puthje e ledhatime.

 

 

 

E imja Perëndi.

 

Rrugëve të qytetit tim,
endem e vetme kuturu,
Në shpirt më ther një trishtim,
Se kuptoj se ç’kam kështu.

 

Vrimë ozoni në qiellin e shpirtit tim,
Llavë e mallit zemrën e përvëlon,
Syri i verbër, plot trishtim,
Derdhë lot që shpirtin m’a drithëron.

 

Ujvarë mbi trup lotët vërsulen,
Shpiti tërbohet, detë në stuhi,
Para teje në gjunjë ulem,
Ti je e imja Perëndi!

 

 

 

Merrmë me vete.

 

Në këtë natë të verbër
Ti po ecën nëpër dete,
Ike i përlotur, zemër,
Mermë dhe mua me vete.

 

Mos më lerë të vdes në heshtje,
Të më mbysë ky mall’ i zi
Pa ty jam si gjethe vjeshte,
Klorofili im, je ti.

 

Fshihmë në xhepin e zemrës tënde,
Dhe mermë me vete si klandestin,
Kraharorin ledhato në heshtje,
Kur të kesh mall për shpirtin tim.

 

 

 

I pa vdekshmi frymëzim.

 

Me kthetrat e tua të dashurisë,
Më ke mbërthyer thellë në shpirt,
Ti je burim i lumturisë,
Më fal jetë e më jep dritë.

 

Ushqim për zemrën time je,
Muzë e shpirtit vjershëtor.
Heshtur nëpër vargje fle,
Ari në gjumin dimëror.

 

Je burim në shkretëtirë
I pa vdekshmi frymëzim,
Dritë e shpirtit tim të dlirë,
Më i shtrenjti thesari im.

 

 

 

Një jetë të tërë të kam kërkuar.

 

Para pasqyrës rri e heshtur
Veten shoh por nuk e njoh,
Se prej kohësh jam e qeshur
Ndaj s’e njoh atë që shoh.

 

Vezullojnë sytë e mi,
jo nga dhembja por nga gëzimi,
Zemra më buçet në gji,
Shpirti s’ka fije trishtimi.

 

Rrezaton fytyra ime,
Buza qeshur rri gjithmonë,
Mendja nuk ka më mendime,
Veç për ty ajo mendon.

 

A e sheh se ç’me ke bërë ?
Në ç’përbindësh më kë shndërruar?!
Të kam kërkuar një jetë të tërë,
Një jetë të tërë të kam kërkuar!

 

 

 

Përtej vdekjes dhe më shumë.

 

Mos më lerë jashtë zemrës tënde,
Bënë shumë ftohtë e po mbërdhi,
Besomë, kam shkelur në shumë vende,
Por si ti, s’kam dashë njeri.

 

Pas derës tënde e gjunjëzuar,
Do të pres në përjetësi.
Askush si ti s’më ka dëgjuar,
Sa ti, s’kam dashur asnjëri.

 

Dhe kur derën t’a hapësh një ditë,
Do më shohësh të gjunjëzuar,
Të lutem mos u mërzit o shpirt,
Nëse s’ngrihem për të përqafuar.

 

E ti do ulesh ngadal në bisht ,
Mes lotësh do më prekësh ngadal,
Do më ledhatosh buzën e brisht,
Për ato buzë do kesh shumë mall.

 

Dhe kur sytë të hedhësh nga dera,
Do shikosh fjalët që kam gdhendur unë,
Ngadal pa zë do qash si era,
Kur të lexosh.: “Do të dua përtej vdekjes, dhe më shumë.”

 

Por ti mos u mërzit o jeta ime,
Se dhe e vdekur me ty do jemë gjithmonë,
Flutur do bëhem dhe në fluturime,
Do vi tek ti, vetëm kërkomë.

 

 

 

Me ty në udhëtime.

 

Do të rrëmbej jeta ime,
Do të vjedh në errësirë,
Me ty do nisem në udhëtime,
Për një jetë ms ts mirë.

 

Do të fus në valixhen time
Do të fsheh mes poezisë,
Me ty do ngrihem në fluturime,
Drejt planetit të dashurisë.

 

Do të marr zemra ime,

Që ti të mos lotosh më,
Me ty do nisem në shtegëtime,
Dhe kurrë më vetëm s’do të lë.

 

 

 

Me ty humbas në ëndërrime.

 

Dhe un që hy heshtur nga dera,
dhe vi drejt teje me ngadal,
Floket lehtë se ç’mi shkunde era,
Në shpirt se ç’me djeg një zjarr.

 

Ti më vështron i hutuar,
Dhe s’më thua as një fjalë,
Por hap krahët i përmalluar,
Dhe më pret të vi ngadal.

 

Dhe ja tek më ke në duar,
Më shtrëngon plot ëmbëlsi,
“Kurrë si Ti s’kam dashuruar!”
Më pëshpërit plot dashuri.

 

Më mbulon me ledhatime,
Me puthje frymën se ç’ma zë,
Dhe bashkë humbasim në ëndërrime,
Atje ku fjalët s’na duhen më!

 

 

 

Më e madhja dashuri.

 

Më dridhet shpirti në heshtje,
Më rënkon zemra në gji,
Sytë më lotojnë plot dhembje,
Nga malli shpesh qaj në vetmi.

 

Më mundon kjo heshtja jote,
Më lëndon vështrimi yt,
Prej mërzitjes ëe zien koka
Prej lotëve më shpojnë sytë.

 

Ku je sot, o jeta ime?
Një fjal zemrës pse s’ia thua?
Nuk e sheh sa shumë po vuaj?
Je i vetmi që unë dua.

 

Je thesari më i çmuar,
je drita për sytë e mi,
Je lumturia që kam kërkuar,
Je më e madhja dashuri!

 

 

 

Shpirti të kërkon.

 

Se ç’e kam ktë ndjenjë në shpirt,
që frymën m’a zë në fyt,
m’a drithëron zemrën plot dritë,
Nga lotët më shkëlqejnë sytë.

 

Ç’e kam ktë mall që po më mbyt,
Me thonjë zemrën m’a copëton,
fjalët më ngecin në fyt,
Shhpirti për ty nis vajton.

 

Ku je ti o jeta ime?
Pse pranë meje sonte s’je?
Pse më zhyte në mendime?
Ku je sonte, vallë ku je?

A se sheh që shumë po vuaj?
Mungesa jote më torturon.
Mos lerë mallin me mua të luaj,
Eja, se shpirti të kërkonë.

 

 

 

Malli ëndrrat po m’i vret.
Më buçet zemra vullkan,
Toka më dridhet nëpër këmbë,
Syri lotët dot s’i mbanë,
Shpirti nga malli me dhembë.

 

Është ky mallë që kam për ty,
Që s’më lë një çast të qetë,
Gjum prej kohësh s’vë në sy,
Malli ëndërrat po m’i vret.

 

 

 

Pirate zemrash.

 

Si pirate do endem,
në oqeanin e shpirtit tënd,
Dhe do kërkoj në çdo anë,
thesarin më të çmuar që ka ky vend.

 

S’dua argjënd e flori,
As perla e gurë të çmuar,
Ajo ç’ka dua je vetëm ti,
Zemren tënde kam thesar të çmuar!

 

 

 

Nëna ime.

 

Të shoh ashtu të menduar
dhe matem të të përqafoj,
Por tërhiqem e frikësuar,
mos për her të fundit t’a dhuroj.

 

Më trembin thinjat e tua,
Më trembin rrudhat mbi ballin tënd,
Çdo rënkim i yti o Nënë,
Mua thellë në shpirt më dhembë.

 

E di, do largohesh një ditë,
Lus Zotin, mos të vijë shumë shpejt,
Se sado e rritur të jem o Nënë
Kam nevojë për ty në jetë.

 

 

 

Ikën jeta pa u ndjerë.

 

Ah kjo natë sonte zbardhon,
Fishekzjarret grisin terrin,
Por në heshtje ky shpirt rënkon,
Këto çaste më fusin tmerrin.

 

Me pranga e lidhur në shpirt,
Tërhiqet zvarrë koha e mjerë,
Pas karrocës të quajtur “Vitë”
Ikën jeta pa u ndjerë.

 

Ndizet festa dhe hareja,
Por t’festojë zemra më druhet,
Shpirtin m’a godet rrufeja,
Kur mendoj se jeta shuhet.

 

E ngre gotën ti me mua,
Kur vdekja ngadal thërret,
Dhe më duket sikur thua:
“-Jetë moj Jetë, mbeç me shëndet!”

 

 

Pse?

 

Kur krijove botën mbarë,
Kur zbrite në teënjerinë,
Kur krijove çdogjë të gjallë,
Pse krijove dhe zilinë?

 

Kur krijove bukurinë,
Kur dashurinë zbrite në tokë,
Pse krijove dhe tradhëtinë?
Pse syve u vure lotë?

 

Kur lumturin n’a e dhurove,
Kur pasuri n,a fale plot,
Pse urrejtjen e krijove,
që njerëzit të vuajnë sot?

 

Zot i madh i gjithësisë,
Sunduesi ynë më i mirë,
C’dënim i dhe njerëzisë:
-Tradhëtinë, urrejtjen dhe zilinë!

 

 

 

Dimri shpirtit tim.

 

Pemët s’kanë më gjethe,
Çerdhet zogjë nuk kanë,
S’ka më gjah në leqe,
Qielli ngadal qanë.

 

Nata s’ka më yje,
Deti ka shumë valë,
Bora zbardh në pyje,
Dimri erdhi ngadalë.

 

Syri s’ka më lot,
Shpirti dhembje s’ka,
Ky dimer i ftohtë,
Plagët m’i ka tha!

 

 

 

Përse dashuri?

 

Përse dashuri hyre në jetën time
Pa trokitur më parë në derë?
Përse e zhyte në mendime
Ktë zemrën time të mjerë?

 

Përse dashuri hyre papritur,
Në zemrën time të gjorë?
Përse shpirtin e zhuritur
M’a shkrive ngadal si borë?

 

Përse dashuri hyre pa pyetur
Në shpirtin tim të ngrirë?
Pse hyre në jetën time pa trokitur
Dhe ike pa më thënë lamtumirë?!

 

 

 

Premtim.

 

Të premtoj do vi,
Ti mos u mërzitë,
Do vi prap tek ti,
Të premtoj o shpirt.

 

Do të vi sërisht,
Tek ti si përherë,
Do vi o lotë i brishtë,
O zambak plot erë.

 

Do trokas plot mall
Në ktë portë të hekurt,
Dhe po s’erdha i gjallë
Për ty do të vi i vdekur!

 

 

 

Nostalgjia.

 

Nata puthi ditën para syvë të mi
aq ëmbël sa kurrë më parë,
Për kohën e shkuar kam nostalgji,
Për puthjet e tua kam mallë.

 

Më tërheq përdore kujtimi yt,
Eci me të, mbi gjethet e arta,
Të përlotur e plot mallë i kam sytë,
Vezullojnë lotët nën rrezet e zjarrta.

 

Në çdo hap që hedh mbi asfaltë,
Më ndjek nga pas veç malli,
Si në er’, si në shi, si në baltë,
Shpirtin m’a djegë si zjarri!

 

 

 

Për ty!

 

Të besova ty, të hapa zemren time,
Të tregova plagët, vitet plot trishtime,

Ti m’i fshive lotët, buzëqeshjen m’a rizgjove,
Më bëre të lumtur, dhembjen m’a largove.

 

Më bëre të të dua, m’a more zemrën e artë,
Ndeze sërisht në mua, në shpirt, ndjenjen e zjarrtë.

Ty t’a fala zemrën dhe shpirtin e brishtë,
Ti m’i more të gjitha dhe vetem më le sërisht…

 

Më le me lot në sy dhe shpirtin e vdekur,
S’të erdh’ keq për mua, ty o zemër hekur?

Lotët që m’i fshive, m’i vure prap në sy,
Dikur qaja nga dhembja, tani qaj nga ty!

 

 

 

O njeri pa shpirt.

 

Të hapa derën e zemrës sime ngadal
dhe ti hyre në të si një ëngjëll i mirë,
Por shumë shpejt ti u shndërrove në djallë
dhe shkatërrove çdogjë, si një killer i pirë.

 

Ti lypsar që thesar kurrë s’kishe parë,
M’i more të gjitha dhe s’më le asgjë,
Shkatërrove çdogjë në zemrën e vrarë,
E prishe gjithë botën që kisha ndërtuar në të.

 

U largove më pas në një natë pa dritë,
Atë natë kur llamp’ e qiellit ishte çarë,
M’a vrave zemrën o njeri pa shpirt,
O djallë i ndyrë, o kafshë e marrë!

 

 

 

Rrënjët e trishtimit.

 

Buzë liqenit, në këmbët e urës shekullore
Lanë flokët e tij shelgu, në ujin e kulluar.
E vetme rri pranë tij, në këtë mbrëmje dimërore,
Dhe e heshtur shikoj diellin që ende s’ka perënduar.

 

Mbi shpatulla pelerinën e heshtjes kam hedhur,
Dhe mbi të derdhen flokët e gjatë të mendimit.
Si e marrë vrapoj, rrezet e diellit për të mbledhur,

Që me to, në kraharor të djegë rrënjët e trishtimit!

 

 

 

Shtegëtim ndër vite.

 

Po të hedhësh vështrimin pas
dhe të mendosh për të kaluarën,
do jesh i përlotur më pas,
dhe mall do kesh për të shkuarën.

 

Nostalgjia në shpirt do të therë,
lotët do të varen në sy,
Do vuaj zemra e mjerë,
kur ngadal të mendosh për ne dy.

 

Ashtu më vret dhe mua malli,
Lotët vinë e më ulen në sy,
Ngadal shpirtin m’a djegë zjarri,
sa herë që rri e mendoj për ty.

 

 

 

Përjetim ëndrre.

 

U ndamë si dy gjethe që i ndan era,
humbëm mes pafundësisë me emrin: FAT.
“Lamtumirë!”- asnjë nga ne nuk tha,
Por e pranuam fatin si dy lypsarë të ngratë.

 

Ndoshta në një kryqëzim rrugësh do takohemi sërisht,
Do n’a e tregojnë mallin që ndjejmë, sytë nga lotët nxirë,
Të përlotur mes vështrimesh, do t’a kujtojmë at’ëndërr të brishtë,
Që dikur e lamë të humbiste nëpër hapësirë!

 

 

 

Rrjeta e heshtjes.
Kam kohë pa thënë asgjë,
Nuk di kujt t’i ankohem,
As vetja s’më dëgjon më,
Ndaj e heshtur rri mendohem.

 

Ka kohë, shumë kohë ka,
Që prej meje ajo ka ikur,
Iku dhe gjurmë pas nuk la,
Sa shumë u lodha duke pritur.

 

Më duket një shekull i tërë
Që s’ja ndjejë aromën dashurisë,
Në telat e zemrës vetmia ka nderë
rrjetën e heshtjes me kapset e mërzisë.

 

 

 

Lumë lotësh.

 

Nga syri i qiellit një rrufe zbret,
Pengohet e bie në shpirtin tim,
Nga sytë e shpirtit një lotë rrëshket,
Një lotë malli plot trishtim.

 

U shua një ditë dhe tjetra zbardhi,
Në gjurmët e saj, nata shkel ngadal,
Ashtu si mbytet në ferra – gardhi
Shpirti im është mbyt në mallë.

 

Mezi po pres që të t’shikoj,
Nga malli zemra si granat pëllcet,
Me mall çdo natë për ty mendoj,
Për ty çdo natë, lumë lotësh zbret.

 

 

 

Të lutem heshtë.

 

-Të lutem heshtë vetëm sonte,
Heshtë, mos thuaj asnjë fjalë,
Se kjo zemër që kaq fort të donte,
Për pak heshtje, ka shumë mallë.

 

-Të lutem heshtë veç këtë natë,
Se dua hënën të degjoj,
Të më thotë mbrëmë çfarë patë,
që s’erdh’ në dritare t’më ndriçoj?

 

-Të lutem heshtë, mos fol më,
Se dua shpirtin të dëgjoj,
Të më thotë pse qanë pa zë,
Kur e heshtur të mendoj?

 

-Të lutem, heshtë vetëm sonte ,
Se e qetë dua të rri,
Të pyes zemrën që kaq fort të donte,
Nëse të do përsëri…

 

 

 

Ç’fat i zi!

 

Erë e ftohtë frynë,
bora bardhësi,
Ngricë e furtunë,
bënë dimër, dimër i zi.

 

Uji është i ngrirë,
drita s’ka nëpër shtëpi,
Zjarrë s’ka më në vatra,
vatrat ka veç hi.

 

Erë e ftohtë përjashtë,
jashtë bie shi,
Er’ e ftohtë dhe shiu,
hyjnë në shtëpi.

 

Fëmijët e uritur,
më dridhen në gji.
Ah moj nëna ime,
ç’është ky fat i zi?

 

 

 

Rënkimi i Tokës.

 

E zezë nata, pis,

rrëshket mbi sipërfaqen e qiellit blu

si boja në ujë dhe qielli nxihet,

Në një heshtje vdekje,

qyteti fle nën pelerinën e zezë të natës

që çahet nga i vetmi meteor i zjarrt i qiellit.

Dhe heshtja, e brishtë , thyhet si kristal i çmuar

nga i tmerrshmi rënkim i tokës…

 

 

 

Det i Kalter, i Zi.

 

Vala puthë bregun ngadal,
Qielli puthë detin në ballë,
Shumë njerëz qajnë mbi valë,
Qajnë plot dhimbje, plot mallë.

 

Shpirtra rënkojnë në fund,
Anijet shkelin mbi varre,
Njerëzit vajtojnë pa fund,
Qajnë nga dhimbja e madhe.

 

Det i kalter, i zi
ke eshtra dhe shpirtra në fund,
I more shpirtrat në gji
Dhe eshtrat ngadal i përkund.

 

Në gjunjë ty të përulem,
Këngë vaji të thurë,
S’dimë ku të mbjellim një lule ,
S’dimë ku të vëmë një gur.

 

Ujë dhe kripë ke plot,
Ç’tu deshën lotët tanë?
Mbi ty u derdhën shumë lot,
Mbi ty shumë njerëz qanë!

 

(dedikuar Otrantos)

 

 

 

Lulëzim dashurie.

 

Dhe zemra bëhet shpend,
Dhe nis shtegton mes reve,
Dhe jeta vite derdh,
Ndez zjarre prej rrufeve.

 

Dhe shpirti im buçet,
Vullkan që llavë lëshon,
Kjo llavë mbi trup rrëshket,
Dhe zemren m’a përvëlon.

 

Dhe zemra digjet zjarr,
Zjarri shpirtin m’a shkrinë,
M’a shkrinë dhembjen acar,
Dhembjen e shpirtit tim.

 

Dhe zemra rrehë prap,
Dhe shpirti nis jeton,
Nga trungu i pemsës së tharë
Një degë e re lulëzon.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s