Cikël Poetik nga Mite Tabaku

mite tabaku

Cikël Poetik nga Mite Tabaku

 

 

Nata.

 

Natën

armiq të zemres mblidhen së bashku

e lakun t’a rrasin në fyt pa mëshirë,

dhe ti përpëlitesh e s’di ku të strukesh,

përhumbur n’det lotësh nëpër errësirë.

 

Natën

kujtimet e së djeshmes e zhgënjimet bëhen tok,

dhe ti gjunjëzuar prej vetit largohesh,

lutesh por dhembjes jo si shmangesh dot.

 

Natën

përbindshat përball vetes i sheh të ulen,

nuk vin prej tokës po prej shpirtit tënd,

e kjo është drama e një dhimbjeje që s’ikën,

është çmimi i një dashurie që dhemb!

 

 

 

Nesër

 

Nesër sërish do të thithim të njëjtin ajër

e hëna të dyve do t’na përkëdhelë njësoj

s’do ketë më fishekzjarre zemrash

sytë e mi të tutë më s’do i përqafojnë.

 

Me hapin e heshtjes po iki,

duke të braktisur bashkë me këtë qytet

jo nuk trishtohem edhe pse

lamtumira, si thikë në zemër vret.

 

Do të jetë po ky qiell

dhe yjet që bashkë prekëm vec një cast

do të jetë heshtja që ne zgjodhëm

me metrin e vdekjës lumturinë ajo do masë…

 

E tani ti buzëqesh

edhe pse unë jam e dehur në lot

puthe këtë brengë largimi

se nesër ndoshta (me siguri) s’do i shpëtosh dot!

 

 

 

 

Qava!

 

Qava,

E qielli u bë shoqërusi im,

Së bashku, të dy, rëndshëm e qamë fatin tim.

 

Qava,

Përballë më qëndronte vetja e shpërfytyruar

E plakur, e thinjur, krejtsisht e shndërruar.

 

Qava,

Tek më shikonte përçmushëm me syt e përlotur

Mua që nuk e mbrojta dot nga kjo botë me fallcitet ndotur…

 

Qava,

Për çdo vetvrasje që nuk realizova

Se dhe kur s’desha prapseprapë mbijetova.

 

Qava,

Zot sa kam qarë,

Qiell, tokë e ajër të kësaj bote

I keni dëshmitarë…

 

 

 

Vetvetes

 

Vetvetja ime ku më je?

Më ka marrë malli të të shoh.

Në këtë botë veten se gjej,

Mos më braktisë, askënd nuk njoh.

 

Vetvetja ime ku po strukesh

Këto ditë gri të jetës sime?

Në mundsh, në daç, eja më tako

Zemrën e vrarë mos e lër jetime!

 

Vetvetja ime po të presë

Gjunjë gjakosur në rrugën “kurrkund”

Në prehrin tënd eja më merr,

Në mos ardhç, dije më ke humb!…

 

 

 

Lamtumirë

 

Po shkoj,

Mbi trup gënjeshtrat e kësaj bote dot më gjatë jo nuk i mbaj.

Po iki,

Zemrën se shoh dot në çdo mbrëmje pareshtur të qaj…

Dorëzohem,

Fati le të festoj sonte fitimtarë.

Flijohem, buzëgaz, për ëndrrën time të vrarë…

Lamtumirë!

Të mjerë që jetës i lëpiheni pa një grimcë krenarie

Dhe djallit shpirtin ja shisni për hiçgjë,

Lamtumirë!

Mos u pafshim kurrë, kurrë më!

 

 

 

E çmendura erë

 

Fryn erë,

Jo mbi tokë, por mbi shpirtin tim.

Shpresat në tentativë ikjeje

Se di për ku kanë marr arratin.

 

Fryn erë

Skutave të këtij shpirti të plakur,

Erë e egër, bark-uritur,

E me ndjenjat e mia luan

Elegjin e një ëndrre të fikur…

 

Fryn erë,

Erë e çmendur,

Përzishëm me dhembje e lot,

Erë vdekjeprurëse që t’a ndal nuk ka Zot!

 

 

 

Dehje

 

U deha me tradhëti

Një natë të ftohtë vere dimërore

Dhe u dergja frikshëm në lot zemre

Në shtratin ku shpirti im dha shpirt…

 

Gjithësia për një çast m’u asgjësua,

U zhdukë çdo qënie e pështirë njerëzore,

U shua zjarri në syt e tradhëtarëve,

E do krijesave të ndryra kafshërore.

 

Por sot,

Sot ti, që djallit shpirtin ia ke shitur,

Qëndron përball meje me paturpësi,

Si më kërkon në shpirt të godas shpirtin e dikujt tjetër?

Si pretendon të shes veten në tregun e flliqtë “pavlerësi”?…

 

U deha me tradhëti

E atë natë dashuria ime kreu vetvrasje,

Një krim i kryer në gjakftohtësi të plot,

E gjithë nga shpresat ç’më kish mbetur

U mbyt, u humb, në detin e të mjerit “lot”.

 

U deha me tradhëti

Një natë që zgjatë e ende s’njef të mbaruar,

Por kurrë nuk shes shpirt prej shpirtit për asgjë

O njeri në vlera krejtsisht i skaduar.

 

U deha atëherë

Por pija asnjëherë s’më doli,

At’ dehje e pagova shtrenjtë

Por vetvetja jashtë vetes kurrë s’më hodhi!

 

 

 

Mos më merr

 

Unë shkel mbi rrugica të trishta,

Mjerisht e vetmuar prej kohësh

Në ndodh të na kryqëzohen rrugët

Betohem, s’do mundsh të më njohësh.

 

Unë fle mbi shtretër demonësh ,

Vetvetja pa veten më ka mbetur

Dhe në e ndjefsh, ti, jo, mos më kërko

Unë e shkuara, besomë, kam vdekur.

 

Por, prapëseprap, deri në vdekje,

Do ik ta marrë at’ që humba në ktë ferr

Ti në më gjetç, veç më mëshiro,

Por kurrë me vete mos më merr!

 

 

 

Ti nuk e di

 

Ti nuk e di,

Netëve për çdo natë kam ardhur për tek ti.

 

S’ka pas një natë që larg teje jam zgjuar,

E buzët t’i kam puthur me mallin që pikonte lot

ndonëse mëngjesi me vetminë më ka gjetur përqafuar,

Larg teje i dashur nuk mundesha dot.

 

Ti nuk e di,

Me dhembje e kam ushqyer shpirtin e uritur

Por ty asnjëherë dot s’të harrova

Prej teje asnjëherë jo nuk kam ikur.

 

Ti nuk e di,

Dashuria ime mbijetoj

(Dreq, as unë se di si jetove)

Ndonëse me tradhëti e shkatërrove.

 

Ti nuk e di,

Por po ta kishe ditur vallë

A thua sërishtmi n’shpirt do më kishe vrarë?…

 

 

 

Mos prit

 

Mos prit prej fatit shpirti im

Që të të sjell ndonjë ditë më të mirë

Se nën petkun e shpresave të rreme

Gjakun,shushunjëza, do ta pijë siç ta ka pirë!

 

Mos prit asgjë

Është budallallëk shpresa në këto kohë zie

Rrugëtimin në mundsh i vetëm vazhdo

Prej askujt mos prit grimca mirësie.

 

Mos prit mrekulli

Në një tokë të mbytur në hipokrizi

Jo mos prit kurrgjë

Nga ky zjarr do t’mbetet, nesër, veçse hi!

 

 

 

Jeto!

 

Ndonëse jeta nesër mund të mbarojë

e vdekja buzgazë dorën ka me t’a prek,

ti kryelart jetoji ato minuta tuat

mbushur lot e gaze, dashuri e vrerë,,,

 

Nëse ke dicka që është krejtsisht e jotja

janë do pak minuta në kët kaos jetë

ndaj pandalur ti qeshju të papriturës

dhe për aq kohë sa frymë të ka mbet!

 

N’at burg nën tokë asgjë s’do të marrim

ndaj bindshëm pandalur çdo çast Njeri shijo!

Se kurrë askush më ktu s’do të kthehet

ndaj ndale kohën sa t’mundesh e në mundsh jeto ti veç jeto!

 

 

 

Veçse kalimtar

 

Ndjenjat e bukura vdesin pa lindur

Ndoshta prej frikës a fatit tradhëtar

Dhe shpirti thahet nga etja per t’buzëqeshur

Tek ëndrra i vritet prej njeriut t’marr…

 

Zemra çal përlotur sonte

Ecen rrugëve të një dashurie n’pritje

O përbindesh i huaj pse ndjenjën trazove

kur ishe thjesht një kalimtar në ikje?!…

 

 

 

Buzëqesh

 

Buzëqesh o bukuri e një thjeshtësie të frikshme

E lëre zanin tand ndër qiej të kumboi

E ndoshta frymë e flladit që ty t’përkëdhel

Bukurin e tij veshëve t’mi do t’ua dërgoi…

 

Buzëqesh o vepër arti e Asaj dore hyjnore

E lëre zjarr të shpirtit të derdhet përmbi tokë

Buzëqesh o relikt e natyrës njerëzore

Engjëjt t’kan fal pasurin ma t’madhe n’kët botë!

 

Buzëqesh o kënga më e ëmbël e jetës

Që n’pavedij shpirtin ma ushqen

Buzëqesh fuqishëm prej atje tej ku strukesh

O notë e mrekullushme që kufijt m’i then…

 

Buzëqesh o shpresë e një ëndrre të fikun

E hov t’gazit asnji cast mos e ndal

Buzëqesh o shpirti i një zemre fisnike

Se ajo buzëqeshje më bën t’ndihem gjall…

 

Buzëqesh! Dhe kur s’munesh ti buzëqesh

Jo për vetin tand po për syt e mi

N’at ujvarë t’buzqeshjes tënde

Un lind – vdes – ringjallem përsëri!…

 

 

 

***

 

Çfarë mbetëm ne të dy 

në këtë botë që mban era pisllëk?!

Ndoshta një fjalë e pa then

a një puthje e pa dhënë ?

Mos një prekje mbetur pezull ?

A një zjarr shuar pa u ndezur!!!

 

 

 

Ndërgjegjësim

 

Nuk e dita,

vonë u ndërgjegjësova

teksa kockat m’i breu pak nga pak

një dhimbje që ti m’a shkaktoje

një dashuri-mallkim që se pata hak…

 

Dhe nuk e dita, jo,

as farsën as hipokrizinë,

nga buzët e tua shijen ja mësova,

helm vdekjeprurës për mua u kthye,

kjo ëndërr për të cilën me shpirt luftova…

 

Ulëras e fjalët ngecin në gryk,

lot zemre që në tok rreken,

shi i lamtumirës sonte më mbyt,

vrasëtarët triumfatorë qeshen…

 

Janë këto çaste ku çdogjë rrënohet,

kur ajri që thith jo më s’të mjaftohet,

dhe është kjo natë sonte dëshmitari im:

“T’A PAÇA BORXH GJITHË JETËN O FAT KËTË LËNDIM!”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s