Metamorfozë Mëngjesore / Nga (Hamdi) Erjon Muça

Metamorfozë Mëngjesore

 

 

erjon

Nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

Të qëndrosh ulur në një tavolinë bari në Durrës, është një kënaqësi më vete. Jo vetëm se nga jo larg të vjen jehona e dallgëve mëngjezore, por edhe sepse në shoqëri bisedohet me të vërtetë mjaft dhe ke se çfarë të mësosh.
Ke të mësosh nga të gjithë pasi ne Shqiptarët dimë me të vërtetë shumë dhe jemi të bindur për çka themi: këtu nuk përjashtoj as veten. Edhe unë kam bindejt e mia, vdektare, të cilat janë më të shenjta se plasmet e biblës, apo suret e kuranit, dhe më ekzakte se ekuacionet e matematikës apo ligjet e fizikës.
Eh bisedat e mëngjesit!
Ato janë të një erudicioni marramendës, nisin nga Aleksandri i madh dhe përfundojnë tek Lomi i Selim Gjuzit. Kafetë ndjemin njera- tjetrën dhe bisedat ndërthuren që nga histroia e duke u futur në gjuhësi kalojnë mrekullueshëm tek politika. Po të dëgjosh bisedat që bëhen në tavoliant e bareve, kupton se ai erudicioni dhe fantazia e një nga autorëve të mi të preferuar, Moikom Zeqo, janë tejet të tejkaluara.
Ja edhe këtë mëngjes në çastin që më lindi ky tregim, po flisnim për Lomin e Selim Gjuzit që bëri burg se shkoi me gruan e kryetarit të koperativës.
Si arriti biseda tek Lomi?
Në fakt qe një shtojcë e një “fakti historik” që shumë shpejt do të marrë vendin që meriton edhe në katedrat e historianëve tanë. Bëhet fjalë për arsyen e vëretë të arrestimit të Esat pashës nga policia e mbretit Vid.
“Eh tani më duhet ta nxjerr unë këtë fakt të pamohueshëm”!
Mbretëresha, mesa duket, ja luante Pashait, ky e kuptoi dhe ja lypi. Por ngaqë ishte gjysëm anadollak nuk diti tia lypte europiançe dhe ajo u ofendua. E mendonte ndryshe, pasi pashai si kallëp të merrte më qafë. Ajo tërë hundë e buzë i tha.
– Ti nuk di as me ta lyp e jo më të drejtosh një ministri!- Më pas ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Këtu u hodh njëri nga ata që ishin në tavolinë.
– Paska ndodhur tatam si Lomit të shkretë. Ai zuri për dashnore gruan e kryetarit dhe pas takimit të fundit të tyrë, në arën e mbjellë me misër tahmë pranë kohës së korrjes, nuk e di se përse u grindën, atë e arrestuan për agjitacion e propagandë.
Si si? Si arriti muhabeti tek fakti i Esad Pashës?
Oh nuk më kujtohet. Më kujtohet vetëm se si nisi. Nisi me një letër që nuk e di si është gjetur dhe që thotë se Aleksandir i madh, kur ka qenë një herë në Shkodër ka thënë se e ndjente veten djalë Shkodre dhe ky përbën një fakt të pa precedent që dëshmon se edhe Aleksandri ishte Shqiptar. Nuk e di përse por mua më kujtoi një politikan shqiptar që tha një herë në Kavajë:” Meqë kam kaluar shpesh nga Kavaja e ndjej veten tamam çun Kavaje”. Hë se mu kujtua edhe një tjetër kthesë e bisdës të atij mëngjezi. Ngaqë përmënda Kavajën. Është marrë vesh këto kohët t fundit dhe kjo është tepër e sigurt, që mbretit Zog i është kruajtur me të vërtetë Menderia duke shkuar për në Kavajë.
E pra ishim aty duke u marrë me Lomin dhe me hamendësimet e shumta për mënyrat e kapjeve të asajë dite fatzezë, kur një nga bashkëbiseduesit tha.
– Ja pra njëqind herë ja thash tim vëllai.- Po jua them juve se mua më thonë jam i keq. Po ja më thoni ju jam i keq?-Mos e korr grurin kaq herët se do të të myket. Po ai hiç. Kur pa mbushur muajin ju myk. Kështu ka qenë gjithmonë ai. Nuk ma ka vënë kurrë veshin. Edhe ateher qe vumë gjela deti unë i thashe: Mos i kullot kot po hidhi misër. Jo! Ai i nxirte në kullote se thoshte që gjelate e detit shendoshen me karkaleca. Eh na shkoi mundimi kot. – Unë po e vështroja dhe po mundohesha ta ndiqia në këtë monolog plot dije. Im atë duke vështruar monologistin preku lehtëshëm një shishe të vogël plastike që dergjej e shtrirë në tavullën e duhanit.
– Aha!- Thashë unë që u kujtova për shishen. Kur ai erdhi në mëngjes atë shishe e kishte gjysëm të zbrazur: mesa duket e kishte filluar që më parë. Lëngu që ishte në brendësi kishte një ngjyrë të gjelbër, të lehtë.
– Do e provoni?- Na tha ai. – është Moskat i rritur në plep.- Ne nuk pranuam dhe ai u detyrua ta mbaronte vetë lëngun që kish mbetur në shishen e vogël të Glinës.
Më erdhi keq për një gjë! Monologu i tij, ashtu si të gjitha bisedat e mrekullueshme të mëngjesve tona, u shua ngaqë fëmijtë e mi zbritën shkallët e pallatit dhe si unë dhe im atë ju drejtuam bregut të detit.

19-09-2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s