Shkrimtari pejan Agim Desku fiton medaljen e artë për poezi në konkursin Internacional në Milano të Italisë.

 

11132135_825476724206457_795972213_n

 

Shkrimtari pejan Agim Desku fiton  medaljen e artë për poezi në  konkursin Internacional në Milano të Italisë.

 

Nga Hasan Hasanramaj

 

 

Poetit pejan nga qytetit piktoresk, Agim Deskut nga konkursi Internacional për letërsi – qyteti i kulturës Milano të Italisë u nderua me çmimin e parë special- medalje të artë për poezinë me titullin “Zemra e Çamërisë”. Me këtë dhe shumë shpërblime të tjera poeti i mirënjohur pejan Agim Deskun është kambanë alarmi për poezi të cilat flasin shqip. Vargjet e tij frymojnë nëpërmjet një zemre që rreh për Kosovën, Çamërisë, Shqipërinë, njeriun, për heronjtë e kombit, për gjuhën shqipe dhe për Flamurin, për gjithçka që e rrethon rreth tij dhe vendit të tij. Poezia e Agimit vjen si një agim i përflakur, ku dallohet qartë se zemra e tij rreh për kombin shqiptar, për liritë dhe të drejtat e tij universale, si çdo komb në botë. Duke vlerësuar vargun e poezive të këtij poeti vjen si klithmë atdhedashurie e kahershme, ku nënteksti i metaforës poetike “Dua të pijë verë Çamëria”, është: cingrisja e plagëve të pashëruara kombëtare gjenocidi ndaj popullsisë çame, për një copëz shpresë për pakëz drejtësi mbi errësirën që ka mbuluar frymë dashurinë, gjatë rrugëtimit kohor historik dhe këtë akt poetik, autori e realizon artistikisht mjaft mirë me “verë Çamëri”, si shërim i plagëve, mbi gjysmë shekulli.

 

agim desku

               Agim Desku

 

Shumë çështje shqiptare ende kanë mbetur të pa zgjedhura në sirtarët e pluhurosur të arkivave të botës … Dëshira poetike e autorit Desku “Dua të pijë verë Çamëria” te ne dëgjohet si një kambanë alarmi prej poetit atdhetar, që ta dëgjojnë politikanët e vjetër dhe ata të ri, se toka çame, është tokë shqiptare dhe ajo na përket ne shqiptarëve për ta gëzuar, punuar e jetuar ne te dhe jo të pengohesh nga shteti fqinj grek, për të vizituar tokën tënde, varret e të parëve dhe kujtimet e fëmijërisë. Këto dëshira normale të çdo shqiptari edhe pse jemi në shekullin e XXI, kanë mbetur në sirtarët e pluhurosur të arkivave të botës, ende pa zgjidhje shumë çështje, por, poeti Agim Desku, me “armën” e vetme që ka, fjalën e bukur shqipe të poezisë, guxon të na dhurojë një tufë me poezi për Çamërinë, si dhuratë për “lirinë” e përgjakur në shekuj, të popullit shqiptar. Poezitë e Agimit shquhen për simbolika në vargun pa “kode”, në vargun me një infrastrukturë të lirë, ku mbizotëron shpirti luftarak i poetit, gjuha poetike, temat e trajtuara, duke krijuar kështu një tablo të bukur kombëtare, etike, historike e njerëzore. Çdo poezi e tij shpreh gjendje e ndezura poetike, çdo varg nxjerr në dritë dhembjet e kohezionit tragjik të humbjeve njerëzore, të humbjes së dinjitetit njerëzor, të vlerësimit të njeriut për njeriun, të kontributit të heronjve të kombit. Vëllimi më i ri me poezi “Dua të pijë verë Çamëria”, është një identifikim i origjinës së poetit Agim Desku, me poezinë që ai paraqet, si pasaportën e tij poetike, “ushtarin” e pabindur shpirtëror e moral, që për vendin, kombin e njerëzimin, bën një shkrirje të furishme në furrën poetike. Këtë shkrirje poetike dinjitoze e shpërndajnë në hapësirat mbarë shqiptare, si një vlerë shpirtërore, morale e njerëzore, me një mesazh të madh poetik: duan Atdheun! Liria është e shenjtë! Duaje tokën tënde, se jemi shqiptar! Kjo përmbledhje poetike solli shumë çmime të para ne konkurset letrare, ku Agimi gjatë vitin 2011 fitoj çmimin e pare për poezi, ne konkursin letrar nga të rinjtë e Çamёrisё. Prapë ne vitin 2012 , shpallet poet nderi, ndërsa gjatë janarit të këtij vit është fitues i çmimin të parë në konkursin “Flaka Janarit” për të arritur deri të çmimi special që e mori nga konkursi internacional për letërsi në Milano të Italisë. Poezitë e fituesit të çmimit të konkursit Internacional në Milano të Italisë e përshkojnë një rrugëtim të gjatë historik … Poezia e Agim Deskut janë një Subjekti lirik që ligjëron në vetën e parë, është subjekt mbi kohor, tej-historik, që shënjon shqiptarin, vetëm protagonisti dhe si i tillë arrin të grindet me përendtë e të gjitha kohëve, t’i mbijetojë ata – për të qenë krijues të Atdheut dhe mburojë shpirtërore e trashëgimore e problemit shqiptar dhe e qëndrimit Shqip e të folurit shqip, vetëm me pasaportën kuq e zi te Flamurit. Madje, është një e folur edhe i kryqëzimit Shqip për lirinë, sikundër e shqiptojnë këtë vargjet antologjike: “Atdheun e mora më vete herë nëntokë e herë në qiell”. Ky subjekt mbi kohor poetik, me artin e ekzistimit te tij, futet e del prej mitologjie e legjende, hyn nga tej koha në secilën kohë dhe e bën historinë. Dhe një plagë Çamëri, plagë Tivari, burgu, që shfaqen kudo nëpër vargje, është lëndim që e ka bukurinë e vet shqip, “Sonte jam shqiptar, e jam Shqipëri”. Secila poezi e poetit të potit pejan Agim Deskut lexohet si një orë historie, kundrohet si një imazh lapidarësh të flijimit. Dhe, i tërë ky ligjërim është poezi, është poeti vetë. Mallkimet më të bekuara, janë ato të fjalës, të hënës, të simbolit dëshmie të çlirimtarëve. Kurse vitet e rrugëtimit nëpër jetë, nëpër ëndrra, dashuri dhe nëpër pranverat shqiptare, e kanë këngën e tyre të veçantë, e kanë ditarin e tyre të shpalimit shpirtëror. Agim Desku është një shkrimtar autostradë nga ku veçojnë tri kosi: Misioni si poet për t’i kënduar atdheut, flamurit dhe lirisë në mënyrën më të mirë, pasqyrimi i sakrificave supreme për atdheun e lirinë si dhe mirënjohja e vlerësimi për të gjithë ata që dhanë jetën dhe gjakun për çlirimin e Kosovës, për çlirimin e Çamërisë dhe trojet etnike shqiptare. Poezitë e fituesit i çmimit të konkursit Internacional në Milano të Italisë e përshkojnë një rrugëtim të gjatë historik të cilat fokusohen në pikat kulmore të këtij rrugëtimi, në personazhet më tipikë nga ata mitologjikë si Gjergj Elez Alia, Agroni e Teuta, Skënderbeu e deri të Jasharajt e ditëve tona . “Aireali” i tij poetik është kryesisht Kosova, Shqipëri, Çamëri, Prekaz, Drenicë, Prizren, atdheu, bashkimi i trojeve shqiptare, kulla, besa, sakrifica dhe sublimi për lirinë. Poezitë e Agim Deskut herë janë klithma të forta, herë lutje për të mirën e Kosovës, Çamërisë, here-herë betim solemn për flijimin e jetës për të ardhmen e begatshme dhe lirinë, herë vargmale shprese, pranvera atdhetare, uragane atdhetarie, herë yje të ndritura të lirisë në trojet amtare të cilat janë në shërbim të idealeve të bashkimit e të lirisë të kombit shqiptar në një shtet. Poezitë e shkrimtarit Agim Deskut shfaqen si brerore të shqiptarizmit, të flamurit, të plisit të bardhë, të fjalës shqipe, si melhemi më i mirë i shërimit të plagëve të Kosovës dhe Çamërisë, si rrufe në qiellin Evropian për padrejtësitë që ju bënë trojeve etnike shqiptare rreth bashkimin të tyre në një shtet…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s