Shtëpia Botuese “ADA ” sjell ribotimin e librit “ ËNDRRËS I DHASHË JETË “ të poetes Dava Nikolli dhe redaktim të poetes dhe përkthyeses Vjollca Shurdha.

11164790_10205242663378834_3603349359470980581_n

 

Shtëpia Botuese “ADA ” sjell ribotimin e librit  “ ËNDRRËS I DHASHË JETË  “ të poetes   Dava Nikolli dhe redaktim të poetes dhe përkthyeses Vjollca Shurdha.

 

-Titulli: ËNDRRËS I DHASHË JETË
-Autore: Dava Nikolli
-Redaktore & Korrektore: Vjollca Shurdha
NB/.Redaktimi e korrektimi i ketij libri është bërë në bazë të liçencës poetike.
-Kopertina: Alfred Gjoka
-Botimi i parë: Korrik 2013
ISBN: 978-9928-155-94-8
-Botimi i dytë: Prill 2015
ISBN: 978-9928-155-71-1
Formati: 14 X 20

 

 

roland

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2015

 

 

 

“Ëndrrës i dhashë jetë”

 

 

Vjollca Shurdha

Nga Vjollca Shurdha, Poete , Shkrimtare , Përkthyese.

 

Nga vetë titulli konstatohet që kemi të bëjmë me një kontenut të larmishëm temash, dëshirash, ëndrrash. Karakteristikë e këtij libri është sostanca dhe forma poetike e fjalës në mënyrë të përsosur. Një tjetër detaj që e karakterizon librin është lidhur me faktin se; tërë evolucioni i poezive zhvillohet përmes ëndërrimesh por… pa minimizuar pjesët e tjera përshkruese. Një zgjedhje e guximshme kjo, ku ndër të tjera gjejmë edhe dialektoren.
MALLËNGJIM…
“Mall i shpirtit mё ka pushtue,
flakё ma djeg zemrёn këtu nё vetmi.
A thu motet kanё me m’shkue,
pёr pa e parë at’vend… dhe njё herё me sy”

Sa ëmbëlsisht e fillon me poezinë që ka marrë titull dhe libri. Sa natyrshëm, sa me origjinalitet shprehet vargjesh për ëndrrën e saj poetike.

 

ËNDRRËS I DHASHË JETË

Dua t’i them ëndrrës time, të uruar,
se të kam bërë e dashur, realitet.
Atë që dikur ta kam premtuar,
në at’ kohë fëmijërie… pra, buzëqesh!

Të jam betuar, në të madhërishmin, Zot,
se kohën do ta ndal në vargje poezie.
Ëndrrat e mia t’i hedh nëpër fletë dua sot,
si nota pentagrami e si tinguj melodie.

Edhe pse në botën e përsosur të ëndrrës poetja prek temën vërtetë të vështirë.
” Që në mes të Kosovës e Shqipërisë, /të mos kishte kurrën e kurrës, kufij”.-
Autorja mendon se është përgjegjësi e të gjithë artistëve që zotërojnë penën të tërheqin vëmendjen ndaj problemeve të caktuara. Këtë vet ajo e bën jo vetëm me një “shpërthim aty për aty”, por me një ndjenjë të fortë në të shkruar historinë. Këtë e gjejmë në poezinë-

 

ËSHTË I IMI KY VËND !

“Atij shkëmbi çerdhen ndërtova,
në at’ shkëmb ku zogj shqiponjash u rritën.
Rrënjë rreth tij lëshova
nëpër shekuj rradhë – rradhë,
ku me lot zanash e gjak trimash u vaditën.

Sa herë ma përpushën çerdhen djajtë,
fort i ngula thonjtë mbi shkëmb.
Përtej telash ngërdheshen çakejtë,
shqiptarisht u thashë: Është i imi ky vënd!”
Në shumë poezi poetja pret me shpresë orën e së vërtetës, pret largimin e gjithçkaje të pa drejtë që bëhet në emër të një lirie të rreme.
Shprehet kështu në – ËNDËRROJ… “Ëndërroj të bëhem shqiponjë,/zvarranikët t’ia zhduk vendin tim./Çdo pëllëmbë të atdheut ta pastroj,/në foleza malli të rriten zogj të lirë”.

 

dava Nikolli

              Dava Nikolla

 

GURIT TIM SHEKULLOR… “Sa furtuna prite, të tjera dërmove,/zemra s’t’u ligshtua, askujt s’iu dorëzove. /Qëndrove i fort o gur i trojeve të mia,/syri s’t’u tremb, e dëshmon dhe historia”.
Me lotin e ngelur pezull nëpër vargjet e -NË NJË CEP PLANETI- ndihet frymëmarrja e saj e thellë e dalë nga një shpirt i vrarë
“Në kët’ pikë planeti ku ndalova.
Atdheun orë e çast e kujtoj.
Të kaluarën që ngrirë e lashë,
nëpër labirinthet e saj sikur frymoj.”
Përshkruan mallin dhimbshëm, shkruan hallin e brengat shumë shqiptarëve të shpërndarë si zogjtë e korbit anembanë botës. Në gjak të shkruar emrin Shqipëri, mërgimtarët e dinë fare mirë këtë therrje shpirti… dhimbjen.
Pena e saj ngjyhet në gjak ashtu si e çdo poeti atdhetar…”Me thes ëndrrash supit, si lypsare,/e kujtoj pragun e fëmijërisë./Shpesh e mallkova veten, me fis e farë,/përse at’ prag m’u desh ta braktisë?!/
E mallkova shpirtin, për at’ mëkat,/dhe fatit i fola me zë të lart, duke lotuar. /Fati tallej me mua, kurrë s’më dëgjoi,/mërmëriste nëpër dhëmbë, duke më përçmuar!
Veshur me petkun letrar në këtë libër gjejmë zbërthime temash të rëndësishme historike që depërtojnë dridhshëm e hyjnë në shpirt shumë emocionalisht!
Sa trimëreshë e të vendosur aq të ëmbël nënë e gjejmë në këto vargje:
Kur buzëqesh i ngjan diellit në shkëlqim, /e njomë e bukur fytyrë-engjëllushe./Me flokët si argjendi, ku zili t’i ka hëna,/sa na gëzove, shtëpinë me dritë e mbushe.
-Jeta e saj merr kuptimin e plotë e shndrin me ngjyrat e ylberit nga bimët e shpirtit…
“Për ty mblodha njëqind lule të bukura,
nga kopshti i zemrës moj luleborë.
Njëqind urime për ty mora nga secila lule,
me duart e mia bijë t’i thura kurorë”.

……………
Dhe më pas në…
…..”si dy engjëj ngjajnë.
Horizontit si dy pëllumba fluturojnë,
si ylberi rrezatojnë”.
Ndërsa në poezinë –ËNDËRR- e gjejmë kështu:
“E kisha ëndërr dhe dëshirë,
të mbetem një libër i vogël,
në duart e tre Engjëjve të mi.”


Gjejmë ndër të tjera një motër të dhimsur në elegji për motrën…”/ Drejt qiellit ti lule e bukur je nisur,/lotët s’pyesin sot, për derë as prag,/currilojnë prej mallit të shpirtit, dallgë ngritur! “
-Një bijë me shpirt të copëtuar për humbjen e figurës madhështore-babës,“Kësaj toke, djegur e rreshkur, /i la krenari e madhështi,/i la vuajtje e dhimbje,/por më shumë i la fisnikëri!” Në “Malli për babën”—-“ Më thau në shpirt ai lot i dhimbjes./Oh, si më vërshoi malli lumë!/I bërtas vetes fort: Jo! Ai s’ka vdekur!/Në të vërtetë sot vdiqa dhe unë!”
-Figurës më të shtrenjtë në botë-Nënës-“ O nёnё e shtrenjtё, kёtu e qetё pushon,/isha fёmijё kur u ndamë unё e ti./Pa tё puth mbi mermer, ky shpirt s’shkon, /si njё Engjёll mё ke shoqёruar, e di!”
Mund të vazhdoj deri tek e fundit duke cituar poezitë që janë njëra më interesante se tjetra, por po e ndal këtu citimin e tyre.
Përmes një dialogu të ngushtë në vënd të përshkrimit të tepruar, në poezitë e këtij libri gjejmë një nivel të lartë ndërthurjesh që arrijnë qartë në intuitën e lexuesit, duke i dhënë të kuptojë plotësisht atë çka pasur në mëndje. Poetja Dava Nikolli në poezitë e saj, shpreh gjithmonë ndjenjat dhe emocionet që mbart në shpirt me një mënyrë shumë të perçeptueshme. Papritmas i nxjerr jashtë këto ndjesi duke “propozuar” për lexuesin, të përballet me atë që autorja shpesh kullon fuqishëm në ajetet e saj.
Kushti për të qënë të ballafaquar nuk është aspak diçka shumë personale. Poezitë në këtë libër shprehin një vetëdije të vetvetes para së gjithash, e cila është bazë për një krijim të arrirë. Në këtë mënyrë i ofron lexuesit jo vetëm iluzionin poetik në formë metaforike, por edhe vërtetësinë që bie ndesh me realitetin e përditshëm. Dava Nikolli është një autore ku ndjenjat e krijimet e të cilës nuk janë kurrë negative siç lexojmë rëndom. Duke lexuar këtë libër bie në sy që; nuk është shkruar për nevoja personale të autores për të mbushur një zbrazëti, JO: Është shkruar për të frenuar detin e vetmisë të çdo personi që gjen veten në këto ëndrra, për të mbushur me lot dhimbjeje, braktisjeje, mërgimi…aty ku shpirti lëngon… apo diku tjetër me oriz dasme-dashurie. Humnera e zbrazët e lartë e dëshirave–ëndrrave të heroinës-personazh i të gjitha poezive të përmbledhura këtu, ka zemërim por jo dorëheqje, ka tendosje të jetesës por jo shpresë të fikët, sepse nuk mund të ketë dashuri e realizim atje ku ka dorëheqje. Duke nxjerrë shpirtin njerëzor në bazë të kohës që jetojmë, shprehet në poezitë e saj me thjeshtësi e në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i dhënë mundësi gjithkujt për t’u identifikuar ndërmjet vargjesh.
Poetja–Sokolesha mirditore e pamposhtur, të cilën shtrëngatat e jetës ia vaditën rrënjët, erërat e kohës sado të forta, nuk ia shkundën dot petalet e luleve veç e flladitën, dhe me diellin që i ngrohu zemrën…konfirmoi – ËNDRRËS I DHASHË JETË!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s