NDERIM DHE VLERËSIM I MERITUAR, PËR PAPA KLEMENTIN XI-ALBANI (Nëpër faqet e revistës nr.5 “Miqësia”, shqip-italisht) / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

NDERIM DHE VLERËSIM I MERITUAR, PËR PAPA KLEMENTIN XI-ALBANI

(Nëpër faqet e revistës nr.5 “Miqësia”, shqip-italisht)

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

 

 papa kelmendi

PAPA KLEMENTIN XI

 

 

Ndoshta, jo të gjithë e dinë që në qytetin e Laçit-Kurbin ka disa vite që e zhvillon veprimtarinë e  saj, Shoqata e Miqësisë e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, me president Nikollë Lleshin. Në programin e saj, ajo ka patur e ka organizimin e veprimtarive të larmishme, me temë atdhetare e kulturore. Po kështu, me ndihmesën e anëtarëve të Shoqatës dhe miqëvë të saj, sidomos biznesmenëve të krahinës, ka pesë vjet që përgatitet e botohet, sipas rastit, revista me emrin simbolik e domethënës,  “Miqësia”, shqip-italisht.

Ja, tani kemi në duar numrin 5 të kësaj reviste të ilustruar, me drejtor ing. Vlash Gegën e kryeredaktor studiuesin Vlash Predi dhe me përkthyes Ermelinda Dodën e Bersian Lleshin. Që në ballinë e saj kuptohet se ajo I kushtohet tërësisht figurës së ndritur të Papa Klementit XI-Albani, pra me një emër që e nderon tërë Kombin Shqiptar. Përf këtë arsye, në faqet e para të revistës janë botuar shkrimet nga Simpoziumi I organizuar në qytetin e Laçit, në muajin dhjetor 2014 dhe që iu kushtua pikërisht jetës dhe veprimtarisë së kurbinasit Gjon Françesk Albanit. Për kronikën e kësaj veprimtarie domethënëse është botuar shkrimi i studiuesit Gjon Lleshi. Po kështu, është botuar fjalët përshëndetëse nga presidneti i Shoqatës, Nikollë Lleshi dhe kryetari I Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi. Në këtë simpozium mora pjesë dhe unë e përshendeta në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, me detyrën shoqërore sekretar I përgjithshëmn. Gjithsashtu, në emër të familjes Noka përshendeti Pashk Noka, I cili nënvizoi se Papa Klementi XI-Albani, me origjhinë nga këto troje, ishte për 21 vjet radhazi në krye të Kishës Katolikë në Vatikan.

Më tej, vëmendjen e lexuesve e tërheq shkimi I prof. Engjell Sedajt, “Papa Klemeni XI, Gjon Françesk Albani-Laçi, biri I Kurbinit”. Shkrimi është i shoqëruar edhe me literaturën përpaktëse, pra që e dokujmenonb më së miri, si prejarshjen dhe veprimatrinë e tij të çmuar për çështjen mbarëkombëtare shqiptare.

Afër katër faqe të revistës i zë shkrimi me autorë prof. Angjelin Shtjefnin e dr. Nikollë Lokën, “ Papë Klementi XI-Albani dhe fillesat e nacionalizmit shqiptar”. Në vazhdim, është shkrimi I prof.Ahmet Osjes e prof.Zef Gjetës, “Papa Klemeni XI (Gjon Françesku)-Albani, 1649-1721”.

Të ftuar në këtë Simpozium ishin edhe anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi. Në pamundësi ardhjeje, kryetari Hysen Ibrahimi dërgoi një mesazh përshendetës, i cili botohet në faqet e kësaj reviste.

Shkrimet nga Simpoziumi, që përmendëm më lart, mbyllen me atë të autorit nga Komuna e Milotit, Beqir Ahmeti, “Vlerësimi për harmoninë fetare-Shembulli I Malit të Bardhë duhet përgjithsuar”.

Një tjetër veprimtari massive e Shoqatës së Miqësisë e Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, ishte ajo e organizuar, po në qytetin e Laçit-Kurbin, për përurimin e veprës “ThesarKombëtar” Nr.3, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi. Për këtë ngjarje kulturore flitet në shkrimin e studiuesi Vlash Prendi. Ndër të tjera, ai tregon se kishin ardhur disa anëtarë të kësaj shoqate simotër, si dhe të ftuar nga Tirana, Durrësi e Lezha, por dhe nga Kosova. Me këtë rast, u shpallën “Anëtarë Nderi” të Shoqatës së Miqësisë e Bashskëpunimit Shqipëri-Itali dhe i morën dëshmitë përkatëse: Hysen Ibrahimi, Padre Giovani Peragine, Besi Bekteshi e Murat Gecaj. Për këtë gjë janë publikuar edhe disa fotografi. Me shumë interes u ndoq program arftistik, që ishte përgatitur nga komisioni I folklorfit të kësaj Shoqate dhe që u moderua bukur nga Saranda Iseni e Fatmira AliuNë faqet e fundit të revistës “Miqësia” është botuar shkrimi  I prof. Simon Gegës, kushtuar birit të paharruar të Kurbinit, prof.Pjetër Hidri, cilit iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Laçit.

Sponsorë të numnrit të kësaj reviste janë: Bashkia e laçit, me kryetar Artur Bardhin; Pjëtër Nikolli, Vlash Prendi, Sandër Ndoci, Angjelin Shtjefni, Bersjan Lleshi e Mhill Noka.(Revista ‘Miqësia ka këtë e-mail: anaca_i@yahoo.com dhe cel: 00355682279697)

Ashtu siç nënvizohet edhe në mbyllje të kësaj reviste, veprimtaritë e zhviluara për nder të Papa Klementit XI-Albani, e pasuruan më tej jetën kulturore të Laçit-Kurbin. Gjithasshtu, ato dëshmojnë për besimin dhe shpresën, që ato do të vazhdojnë të tilla edhe në të ardhmen.

Tiranë, 24 prill 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s