Poezi nga Franceska Shehi

franceska shehi

Poezi nga Franceska Shehi

 

 

Drita e shpresës

 

Me frikë hap sytë ngadalë,
errësira prek, çjerr.
Përpiqem,vuaj,lus të iki!
Bërtas e ulëras në terr.

Bëj të arratisem.
Ia plas vrapit mesa të mund.
Sa herë rrëzohem,aq herë ringrihem.
Bëj të gjej një tjetër rrugë.

Forcat po më lënë tani.
Fryma po më ndalet.
Shpirti endet në kllapi.
Një derë papritur hapet…

Një rreze drite.
Grimce shprese.
Oksigjen lumturie,
tërheq me vete.

I qetë hap sytë ngadalë,
një fllad i lehtë përkëdhel.
Më buzëqesh,më merr në krahë.
Drejt dritës rrëmben.

 

 

Lëmsh në flakë

 

Lëmsh i madh.
Bëj ta zbërthej,
por s’më lë zjarr.
Me forcë tutje më hedh.

Në flakë afrohet,
lëmsh i ndezur.
Tek unë papritur zgjohet,
një instikt i fshehur.

E prek.Më djeg.
Nuk mendoj.
Vazhdoj ta ndjek.
Vazhdon t’më përcëllojë.

Si mund ta zbërthej
atë që vetë une jam?
Në dashuri shpërthej.
Ai lëmsh gjallë më mban!

Është lëmshi ynë.
Trazira e dashurisë.
Të jetoj më jep frymë.
Në flakë vazhdon të ndrisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s