RIBOTOHET në Amazon.com libri me tregime “Hoteli i fantazmave”, i shkrimtarit, poetit e publicistit Kostaq Duka. / Nga Raimonda Moisiu

 

11156412_10206354977812496_7245190959068551686_n

 

 RIBOTOHET  në  Amazon.com  libri me tregime “Hoteli i fantazmave”, i shkrimtarit, poetit e publicistit  Kostaq Duka.

 

Libri me tregime trajton probleme të jetës sociale në Shqipëri, Greqi dhe Amerikë (Albanian Edition) (Albanian) Paperback – February 11, 2010
by Kostaq Duka (Author)
$8.00

 

 

1-raimonda

Nga Raimonda Moisiu

 
Gjatë “udhëtimit” të jetës ndodhin ndryshime të rëndësishme dhe nisur nga atmosfera e këtyre ndryshimeve progresi i letërsisë bashkëkohore na ka dhënë temat kryesore në literaturë, mënyrën dhe format e reja të njeriut modern me botën e tij të brendshme, ndjenjat, motivet sociale, gjuhën letrare, letërsinë e reformuar, humanizmin, miqësinë e respektimin, hapjen e tyre ndaj të gjitha gjinive, krijime të cilat identifikojnë vlerat e vërteta të një krijuesi që jeton brenda detajit artistik. Duke ndjekur nga afër angazhimin letraro-artistik, në gjini të ndryshme të e autorit Kostaq Duka, vërejmë se ai ka merita të veçanta duke luajtur një rol të rëndësishëm si poet, prozator dhe publicist. Kjo është një nga arsyet që më bëri mua të hyj në dialogun intervistues me krijimtarinë e tij, për të kërkuar dhe gjetur ndërthurjen e rrymave në gjendjen kulturore, psikologjike, formimin e tij letrar, fenomene këto të botës shpirtërore të binomit njeri-krijues! Pikërisht gjatë këtyre viteve në emigracion poeti dhe publicisti Kostaq Duka ka manifestuar krijimtari artistike të larmishme, të vlerësuar, vetëdijen estetike, i vet-ndërgjegjshëm në mesazhin e figurave e personazheve të përshkruara e realizuara prej tij, të domosdoshme ndaj njohjes më të thellë të sekreteve të jetës e artit letrar, zbërthimin me mjeshtëri të botës së brendshme njerëzore, mundësinë për të komunikuar me të nëpërmjet poezisë, prozës dhe skicës, duke na dhënë kështu vepra të spikatura dhe interesante të fjalës së bukur dhe mendimit filozofik. Andaj detyrë parësore për të gjithë krijuesit e mërguar është se; janë ata që me fjalën e shkruar, mendimin filozofik, intelektual e qytetar të lartësojnë ndërgjegjen dhe kulturën e kombit, të integrojnë trashëgiminë kulturore në forma e përmbajtje të ndryshme. Publicisti dhe poeti i njohur Kostaq Duka ka lindur në vitin 1952 në qytetin e Korçës. Diplomuar në filozofi, në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Tiranës. Ka ushtruar për një kohë të gjatë profesionin e gazetarit. Pasion i perhershëm në krijimtarinë letrare kanë qenë poezia dhe drama, vënë në skenë nga teatri “A.Z.Çajupi” dhe trupa të tjera teatrore të qytetit të Korçës. Prej vitit 2000 jeton me familjen në Çikago, Illinois. Ne vitin 2008 fitoi çmimin e parë në prozë në konkursin e zhvilluar në Ditët e Letërsisë Shqipe në Miçigan dhe në vitin 2009 çmimin “Gjergj Fishta” në poezi. Ne vitin 2012 u nderua me çmimin “Dritëro Agolli” për vëllimin me poezi “Ne dy hapësira” nga Elita-Letra-Art Korçë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s