TË MOS I LESH ËNDRRAT NË GJUMË ( MBRESA NGA LIBRI POETIK I POETES TEUTA OSMANI ) / Nga Agron MEMA

11160188_783397698443175_395612069_n (1)

TË MOS I LESH ËNDRRAT NË GJUMË

( MBRESA NGA LIBRI POETIK I POETES TEUTA OSMANI )

 

 

agron mema

Nga Agron MEMA

 

 

Ditët e fundit poeti Agim Mato (Mjeshtër i madh) më dha vëllimin poetik të poetes Teuta Osmani, ”Zgjimi i ëndrrave”, botim i shtëpisë botuese ”MILOSAO”  të Sarandës. Edhe herë të tjera në rrjetet sociale kisha lexuar krijimet e Teutës dhe kisha komentuar, por kur ke një vëllim në duar, krijon një përfytirim tjetër për profilin artistik të autorit. Dhe kemi 82 poezi, 82 perla në 85 faqe. Modest në sasi dhe brilant në cilësi.Që sa ndeshesh me titullin e vëllimit të vjen ndërmend mesazhi se asgjë s’është e pa mundur në realizimin e një dëdhire, qëllimi e aq më shumë i një ëndrre, mjaftojnë dashuria , vullneti dhe këmbëngulja për të.Këtë mesazh të fuqishëm na i jep poetja Teuta Osmani në vëllimin e sajë poetik “Zgjimi i ëndrrave”, në vëllimin e dytë si dhe në botimet dhe publikimet në rrjetet sociale, në gjithë krijimtarinë e sajë.Ajo nuk i le qëllimet të mbeten ëndrra, e themi këtë për vet profilin e sajë artistik e cila ka mundur të arrijë shumë e më shumë se pretendimi.Pra nuk i le dëshirat dhe qëllimet të mbeten ëndrra, por i zgjon dhe i përkund ato me përkujdesjen dhe dashurinë për mirërritjen e poezisë së sajë, ashtu sikurse nëna për fëmijën e sajë.Dhe kësajë kambane zgjimi shumëvjeçare ajo i bie qysh në vargun e parë të poezisë së parë të vëllimit”Isha në një botë tjetër e përqafohesha me ëndrrat…”, pra e përqafur me ëndrrat deri sa”…rrugës mes ëndrrash udhëtoj të arrij trenin e rradhës…”

 

 

11198646_783397571776521_1626709637_n

Teuta  Osmani

 

Pra në këtë rrugëtim ajo ka bashkëudhëtare ëndrrën sepse ato nuk janë zgjuar të gjitha dhe Teuta nuk ka ndërmend ti zgjojë të gjitha se në to kridhen edhe kujtimet me ëmbëlsinë e tyre.Teuta Oasmani ka treguar kujdes për ta zgjedhur fjalën shprehse dhe latuar vargun për mos ngarkesën e tij me tepri në metafora dhe alegori, ndaj figuracioni letrar në krijimtarinë e sajë, përzgjedhjet dhe mesazhet, ulen si petale të trëndafilta në shtaratin e poezisë së sajë dhe po kaq të trëndafilta fluturojnë tek lexuesi në këmbëkryqjen e kuvendit ndjesor, mallit të largësisë, magjisë së dashurisë, sinqeritetit të vet poetes, mallëngjimit në tretësirën e shpirtligësisë njerzore, plellë e mbarsjes nga cmira e xhelozia, pa ja ditur rëndësinë dhe peshën fjalës…por të detyruara të sfidohen përballë qetsisë dhe qëndrimit korrekt të poetes me buzqeshjen dhe ëmbëlsinë si femër dhe krijuese.Ky është realiteti i përballjes, ndaj”…si një pupël mbi ëndrra i bie fytyra…”-një flidë me një varg ëngjëllor të perëndishëm, ndaj preferon të shkruaj poezi.Teuta ka mundur të krijojë mardhënien korrekte me lexuesin, falë talentit dhe përgjegjshmërisë së sajë në krijimtari të cilën e ka zgjedhur si rrugë dhe mundësi të vetme të sajë me lexuesin.Vargu poetik i Teutës të fton për një vizitë shlodhse në qiellin e shtatë, atë kënaqësi që di ta ofrojë vetëm arti i vërtetë dhe sidomos poezia e dalë nga shpirti i një poeteje që i lëshon vargjet si një ujvarë e flajët shpërndahen si stërkalë.I lexon poezitë dhe s’mund të rrishë pa ju rikthyer leximit dhe çuditesh nga eksplorimi se pas këtij rileximi zbulohen vlera dhe mesazhe të reja.Teuta është e kompletuar në përzgjedhjen e poezive në vëllimin”Zgjimi i ëndrrave”, duke përcjellur edhe një përfaqësim dinjitoz të sajë në fushën e letrave shqipe.Por nëpër vargje, hera-herës në përfytyrim, të vjen edhe imazhi i një gjimnazisteje me përparsen e zezë e jakën e bardhë dhe bllokun e shënimeve në çantën e librave shkollore, bllok ku hidheshin vargjet e para të poetes së ardhshme.Në këtë bllok flinin ëndrrat e vajzërisë, ku si një gënxhe, prisnin shpërthimin e lulëzimit të tyre dhe sot kemi shpërthimin e këtij lulëzimi mjaft aromatik.Dhe poetët kanë ëndrra të shumta…Një tjetër vlerë e këti libri poetik është se nëpër faqe ndjehet se ka pasur një dorë të kujdeshme redaktimi, si ajo e poetit Gëzim Strora.Pra Teuta na ka dhënë një vepër të mirfilltë poetike me profilin e qartë e të veçantë poetik të sajë…Suksese Teuta!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s