Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

Luljeta Gjosha Pashollari

 

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

 

 

 

FLUTURIM QIELLOR

 

Fluturova në qiell,si kanarinë,
me një trëndafil në sqep shtrënguar,
Doja të takoja dashurinë,
Sepse diku larg meje ka qëndruar…

Krahëhapur në atë fluturim,
U enda rretheqark në hapësirë,
Renda gjithandej pa përtim,
Po nuk e gjeta deri në të gdhirë…

Eh, moj e shtrenjta dashuri,
Që vetëm një herë në jetë vjen,
Fluturimin si zogu e pate dhe ti,
Më trego ku e ke ngritur folenë?

Mundohem të të shkul nga shpirti,
Por ti në gjakun tim ke qëndruar,
Mijëra rruaza ke përhapur kudo,
Si lulëkuqe në trupin e dashuruar…

 

 

 

DASHURIA E VËRTETË NUK HARROHET

 

Dua të dehem këtë natë,
Të harroj gjithçka më mërzit.
Dua të të ftoj ty prapë,
Të kujtojmë çastet që jetuam të dy.

Dua të endemi kuturu,
E jetës t’i japim tjetër kuptim,
Dua kur nga gjumi të çohem,
Të jem në krahët e tu në përqafim.

Dua të kujtojmë ato çaste,
Kur të dy bashkë i shijuam,
Ato dëfrime e çaste përvëlimi,
A i mban mend ato që jetuam?

Eh, moj dashuri e shkretë ,
Qe po djeg të vjetër e të rinj,
Kuptimi yt tashmë po venitet,
S‘je më ai pasion që presin të gjithë.

Ne mes teje, moj dashuri,
Sot ka hyrë zgjedhja e interesit,
Prandaj emri yt shpejt konsumohet,
E s’e ka atë shkëlqimin e mëngjesit.

Vetëm një gjë dua të tregoj,
Dashuria vetëm një herë jetohet,
Lum ai që dashurinë e vërtetë provojë,
Se ajo deri në vdekje nuk harrohet…

 

 

 

NOSTALGJI BUZË DETIT

 

Unë dhe ti buzë detit, dallga lehtë na përkëdhel,
Ne të dy të përqafuar këtë buzëmbrëmje në pranverë.
Unë dhe ti, këtë muzg sodisim perëndimin në qetësi,
Ne të dy të dashuruar vetëm valët na bëjnë shoqëri.

Pak nga pak portokalli i dielli radhën ia la Hënës,
Ne të dy buzë detit të shtrirë mbi jastëkët e rërës…
Ashtu të përqafuar na u ndez sërish zjarri në gji,
Kujtonim kohën e shkuar të rinisë me nostalgji…

Eh, sa ëmbël flladi detar trupat tanë i ledhatonte,
Ashtu të përqafuar fort gjumi po na kaplonte…
Ti në vesh më pëshpërisje: Ah sikur të ishim të rinj,
Koha iku, vërtet u plakëm, por s’u venit kjo dashuri…

 

 

 

SIKUR DO NDAJMË QIELLIN E TOKËN…

 

Pse miqësinë e fillojmë të pastër
dhe padashur të tjerët ofendojmë?…
Pse s’merremi vesh me njëri-tjetrin,
Kur një gjuhë flasim e kuvendojmë?…

Ne shpesh grindemi për hiç mos gjë
Dhe zgjatim sherrin sa tundim botën
Urrehemi kot dhe nuk flasim me zë,
Sikur duam të ndajmë qiellin e tokën…

Fjala e bukur “Demokraci” o miqtë e mi,
Tek ne u kuptua gabim dhe po e keqkuptojmë.
Ne duhet të ndërtojmë vendin, jo me anarki,
Duam që fëmijët tanë në jetë, të triumfojnë!….

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s