Ilirida pjesë e Shqipërisë Etnike / Nga Prof. Hyzri Salihu

Ilirida pjesë e Shqipërisë Etnike

 

 

Hyzri-Salihu

Nga Prof. Hyzri Salihu

Koordinator i pergjithshem i FBKSH-së

 

 

 

Viteve të fundit por sidomos edhe ditëve të fundit në Iliridë kemi një gjendje të rëndë që po ushtrojnë strukturat terroriste sllavo-maqedone,ndaj popullit etnik shqiptar në Iliridë  .Kombi shqiptar në përgjithesi duhet të mobilizohet që të vehet në mbrojtje të popullit shqiptar në Iliridë .

Djemtë dhe vajzat më të mira na i kanë vra terroristët sllavo-maqedonë viteve të fundit, prandaj këto struktura të ashtuquajtura shtetërore duhet të dënohen nga një Gjykatë Ndërkombetare,e jo të formohen gjykata speciale për Kosovën e cila ende ka njerëz te zhdukur prej luftes, kërkojme nga subjektet politike atëdhetare shqiptare nga organizatat ushtarake që të bashkohen rreth një projekti të përbashket për jetësimin e Iliridës, si hap drejt bashkimit të përgjithshëm kombetar ,në koordinim të plot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndihmen edhe të Tiranes dhe Prishtinës zyrtare, nëse nuk intervenohet shpejt do të eskalohet situata me permasa rajonale.

Kërkojmë nga organet e sigurisë në Kosovë që mos të bien viktimë e manipulimit te Janakullovskës dhe t’i ndërpresë kontaktet më të, sepse ajo është Terroriste e cila duhet dënuar nga drejtësia ndërkombetare , ish Maqedonia do të shpërbëhet edhe në atë pjesë të Shqiperisë Etnike do te festohet Liria dhe Pavarësia.

Këto ngjarje edhe shumë të tjera janë aq të ndieshme saqë edhe Rusia zyrtare e ndjek politkën ortodokse, se gjoja po shqetesohet për konflikte të mundshme ne regjionin e Ballkanit . E njohin të gjithë mirë Ballkanin sepse shqiptarët  ia vunë emrin edhe e ruajnë identitetin e tyre me mijera vjet .

Kjo situatë e ka vënë në provë edhe misionin e partive politike shqiptare në Iliridë sepse “ekuilibri “, i paqës që mbahet me dekada atje , nuk është forca që ruan autoktoninë shqiptare për ta mbajtur e mishëruar idenë e konceptin e lirisë dhe çlirimit kombëtar, duhet të bindemi një herë e mirë që të punojmë për zgjidhje e jo më shumë për zgjedhje .

Bashkimi i shqiptareve e bën të venitet trekëndëshi Athinë-Moskë-Beograd , andaj çdo lëvizje, ide , veprim matet me reagimin e fqinjëve .

Të ndodhur e të rrethuar me vetveten, shqiptarët duhet të kthehen e të mos ia zënë vedit rrugën, por të bindemi që Shqipëria është e zonja, atëherë kur ne mund të kemi lëvizjen e lirë brenda hapësirës tonë etnike  dhe të respektojmë të drejtat e njeriut në të gjitha konventat e brendshme dhe të jashtme juridike, pa marrë parasysh racën dhe pozitën në shoqëri .

Zakonisht jemi të bashkuar kur presioni është mbi ne, dhe kjo situatë duhet të jetë parametër që prekë edhe këtë herë substancën e identietit tonë kombëtar .

Të vetëdijshëm se e nesërmja për shqipëtaret, duhet të jetë më e mirë se e sotmja .

 

Ferizaj – Shqipëri Etnike

26.04.2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s