
È uscito “Il Foglio volante” di maggio 2015 Amerigo Iannacone È appena uscito e sta per essere spedito agli abbonati, il numero di maggio del mensile “Il Foglio volante – La Flugfolio” (anno XXX, n. 5). Vi compaiono … Continue reading
È uscito “Il Foglio volante” di maggio 2015 Amerigo Iannacone È appena uscito e sta per essere spedito agli abbonati, il numero di maggio del mensile “Il Foglio volante – La Flugfolio” (anno XXX, n. 5). Vi compaiono … Continue reading
ALMA FERUNI: “VARGJET POETIKË MË RRJEDHIN SI NJË BURIM I PASHTËRRSHËM…” Bisedë nga prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Alma Feruni 1. Jemi ulur dhe po bisedojmë në një lokal, në qendër të kryeqytetit, pra nuk jemi … Continue reading
Poezi nga Fatime Kulli “Armik i poezisė” Nėpėr mure tė nevojtoreve publike do ta zhgarravis emrin tėnd. Nėpėr rreshta tė poezive do tė pėshtyj nėpėr filtrin e cigares do tė tė shtrydh! Do tė tė flak … Continue reading
Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu Heshtja e lirisë E zbehtë është heshtja e lirisë Rrugëton si e dehur Të pathënat besnikërisht i ruan. Fiken qirinjtë Pa e kuptuar se nën qiellin tonë Koha e … Continue reading
ÇEÇENËT E PERIFERISË Tregim nga Kolec Traboini 1- Ai banonte në një pikë të globit, dhe ashtu si bota kish hequr dorë nga ai, është afërmendësh e arësyeshme që edhe plaku njeri të hiqte dorë nga … Continue reading
ATOMET, SHPIRTI, DASHURIA… ( Shkëputur nga Libri “Qëngji i harruar natën në mal” ) Tregim nga Anton Gojçaj Në fillim është dashuria. Dhe pak fat. Gjithsesi edhe rastësia e luan një rol në këtë mes. Dashuria, … Continue reading
MAKTHI PARANOJAK I KRIMIT DHE ABSURDIT
Çerkin Ismaili “Ethe të trishta “, roman, botoi “Grafoprint”, Prishtinë, 2009
Nga Mr.sc. But Jaku
Romani “Ethe të trishta “ është vepra e pestë me radhë dhe romani i dytë i autorit Çerkin Ismaili, me të cilën edhe njëherë ka vënë në sprovë individualitetin e vet krijues në zhanrin e prozës duke i dhuruar lexuesit një roman modern me tema dhe ide të trajtuara me invencion të fuqishëm aristik.
Miti i vdekjes me sy hapur që njihet nga mitologjia iliro- pellazgjike , i cili, mbase ka edhe karakter biblik, në romanin “Ethe të trishta “ të shkrimtarit Çerkin Ismaili paraqet aspiratat e njeriut dhe idenë e sakrificës individuale për liri, shprehur përmes metodave më të avancuara të figuracionit letrar, jo vetëm duke ngacmuar , por edhe duke provokuar situata të makthta nga realiteti i zymtë shoqëror që irelevon metafizika banale e absurdit të subkoshiencës që trand fuqishëm dinamikën e jetës reale kur njeriu dënohet jo vetëm t’i përjetojë shpirtërisht, por t’i jetojë edhe si realitet ethet që rezultojnë të trishta me posttraumën psikike në jetën e brishtë të pasluftës.
Ka diçka misterioze, mbase edhe magjike që shëmbëllen midis filozofisë së peshkut të Heminguejit dhe romanit “Ethe të trishta”, të Ismailit , që lexuesin e rrëmben fuqishëm, e përvetëson me imazhin dhe mesazhin e fuqisë së meditimit filozofik, përmbajtjen tekstuale dhe nëntekstin, konceptimin e figuracionit metaforik, koloritin epiko- lirik dhe identifikimin, në momente të caktuara, të mitit me realen.
Miti i vdekjes së njeriut me sy hapur në romanin e Ismailit ndërlidhet me filozofinë e konfrontimit të mizantropisë dhe filantropisë si dy kahe të kundërta të botës spirituele të njeriut.Heronjtë e romanit të Ismailit e zgjedhin mënyrën e vdekjes me sy hapur jo pse e gjakojnë mënyrën e tillë të vdekjes, jo pse nuk e duan apo janë irrituar nga jeta , por pse edhe pas vdekjes duan t’i shohin sa realizohen përpjekjet dhe aspiratat e tyre për liri . Ata vdesin me sy hapur edhe atëherë kur regjimet e ndalojnë këtë lloj vdekjeje, jo pse e duan të tillë vdekjen, por se jeta dhe pasvdekja u imponojnë një lloj të tillë të vdekjes: “ Ai që pretendon ose guxon të vdesë me sy hapur bie në kundërshtim me ligjin! O, ju që keni vendosur të vdisni, mbyllni sytë para se tëjepni i shpirt se mund të gjobiteni edhe në botën e përtej varrit më keq se kur ishit në këtë botë! –thërriste telallxhiu me daullen që i binte “Rram-ba ba –bam” në bulevardin e kryqytetit”
Shkrimtari , gradualisht dhe fare vetëdijshëm, figurat historike i mbërthen dhe i ndërthurë në botën mitike të vdekjes me sy hapur. Sytë hapur për liri i mbeten edhe Skënderbeut. Me sy hapur jep frymën e fundit Ali Pashë Tepelena . Me shikim kah liqeni i mbeten sytë hapur Oso Kukës. Me sy hapur vdes në qeli burgu edhe Fazli Greiçevci…
Duke i ndërthurur dhe strukturuar ngjarjet dhe figurat historike në syzheun e romanit, autori me invencion dhe zhdërvjelltësi të veçantë artistike e dekompozon figurshmërinë metaforike të nëntekstit dhe rrëfimit letrar, duke metamorfizuar mitin në absurd dhe absurdin në realitetin tonë historik i cili në roman shfaqet jo vetëm si dhimbje individuale dhe kolektive por edhe si traumë fizike e shpirtërore, si paranojë morbide e unit të njeriut në përditshmërinë tonë të pasluftës që rezulton si botë zhgënjimesh shpirtërore të njeriut të sakrificës individuale apo kolektive , kur “…paslufta na doli luftë e shkuar luftës!” Traumën paranojake të absurdit në ralitetin e përditshmërisë tonë, shkrimtari e veneron të ketë bazë me prejardhje mitike që vazhdimisht e përcjell shqiptarin në kontestet historike , duke i tjetërsuar jo vetëm portretin shpirtëror, karakterin dhe botën ndjenjore , por edhe portretin fizik , duke e gjykuar dhe dënuar të jetojë në kontestet historike të identifikuara si barrë e mëkatit që mban të zgjuara dhembjet , të cilat ironikisht pafatësinë dhe pafajsinë historike individi dhe kolektiviteti ynë i mbajnë gur në qafë. Kështu, njeriun me traumën paranojake të kolektivitetit pushtues në luftën e fundit, shkrimtari e ka parë si qenie njerëzore të dehumanizuar dhe metamorfizuar në qenie hibride si një lloj kluoni fantazmagorik dhe njeriut të çakërdisur mentalisht dhe moralisht. Kolektiviteti pushtues, pra ushtria pushtuese në romanin “Ethe të trishta” të Çerkin Ismailit, është një ushtri fantazmë e sakatosur psikologjikisht, me ndjenja të vrara, ushtri e përbërë nga skizofrenë, skajshmërisht paranojak, nga të burgosur, ekstremisht të kriminalizuar dhe nga gjeneralë të çthurur mentalisht, të cilët e nisin luftën pushtuese në emër të “shenjtërisë së Shën Savës”, duke bërë luftën e tokës së djegur:”Po nuk e dogja këtë qytet si Neroni Romën antike mos më thënçin gjeneral Gexha!- u betua gjenerali pasi nguli bajonetën në lëndinë.”
Përmes realizimit artistik të personazheve që udhëheqin ushtrinë okupatotore, duke përdorur një metodë të veçantë psikologjike të vetëzbulimit të karaktereve , shkrimtari shpalos botën ndjenjore, egot vrastare, sadizmin dhe fashizmin e ushtrisë okupatore , në një kohë kur jo vetëm njeriu, por edhe natyra: mushkonjat, galat ,shiu, balta edhe NATO-ja janë kundër saj.Gjeneralët e ushtrisë okupatore në vend se të turpërohen dhe të pendohen me krimet e kryera , mburren me krimin, sillen si heronj ngase krimi është u është ngulitur thellë në labirintet e errta të jetës dhe qenies së tyre morbide.Pa sensin e krimit të cilin shkrimtari e kërkon dhe e gjen jo vetëm në karakteret , por edhe gjenin e tyre kombëtar në kontekstin historik, këto personazhe nuk do të tipizoheshin dot . Kështu personazhi i gjeneral Gexhës dhe major Zhugës janë portretizuar si prototipe të njerëzve të zhveshur plotësisht nga bota sensuale që e karakterizon njeriun: “ Zoti gjeneral, unë i shkreti, nuk di ç’të zeza më të mëdha t’i bëj viktimës se t’ shtyp gishtërinjtë me çekiç, t’i nxjerr sytë me bajonetë, t’i hap xhepa në mishra e t’i mbush me kripë e biber! Kështu, si veproj unë, vepronte edhe gjeneral Drazha gjatë Luftës së Dytë Botërore!- përpiqej të arsyetohej kolonel Xhungalliqi.”
Megjithatë, gjeneralit famoz, metodat e torturës dhe krimit të vartësit të tij i duken të stërvjetruara. Ai kërkon nga vartësi i tij metoda më të “sofistikuara” të torturës dhe krimit se ato që ka përdorur Drazha Mihajloviqi.”Këtu qëndron e keqja zoti kolonel torollaku! Ti asnjë hap nuk ke hedhur përtej fashizmit konvencional të Drazhës! Shihet se nuk ke kaluar si unë nëpër skëterrën moderne të Akademisë sonë ushtarake, ku studjohen hollësisht metodat moderne të krimit dhe fshehjes së krimit! Sa keq që të avancova nga grada e rreshterit në kolonel, more bythec!- gjeneral Gexha mbylli pezmin ndaj kolonelit.”
Duke u përpjekur t’i tipizojë disa nga personazhet , ndonjëherë fitohet përshtypje se shkrimtari duket sikur rrëshqet pak mbase duke e tepruar me sajimin e situatave të rënda , gjithnjë duke mëtuar që karakteret e personazheve të tij të duken sa më ironike dhe sa më reale: ” Qenka vetvrarë major Zhuga,a ?!I gjori ishte shumë i zellshëm! Oficeri më i vyer dhe më trim i batalionit tim ishte ! Gjatë gjithë ditës i mbante duart e përgjakura deri në bërryla dhe kurrë nuk ankohej të ishte lodhur ose t’iu ishte mërzitur ngjyra e kuqe! Ai ishte oficer i vërtetë i armatës sonë e jo si ti more shkordhan!- iu drejtua kolonel Xhungalliqit”
Një meritë e veçantë e autorit në romanin “Ethe të trishta”është individualizimi i gjuhës së personazheve , nëpërmes të të cilit shkrimtari satirizon dhe ironizon portretin moral dhe psikologjik të tyre. Gjuha e gjeneralëve okupatorë vlon nga sharje, fyrje, kërcënime ,namatisje, shantazhe, etiketime të njëri tjetrit, sidomos në episodet kur paraqiten skena të tmerrshme të ikjes nga lufta. Ata shajnë Shën Savën në emër të të cilit janë nisur në luftë, fyejnë e mallkojnë patrikun që i ka bekuar kur janë nisur në luftën e tretë pushtuese, shajnë “shtetin e Stalinit” që në momentet vendimtare u lë “këmbët e arushës në dorë.” Finalja e luftës i thyen moralisht, i zhgënjen , i demoralizon , i përulë këtë kope gjeneralësh, të cilët misionin e “shenjtë” të pushtimit të tokave e shndërrojnë në vjedhje , abuzim morali dhe plaçkitje. Ata vjedhin e plaçkitin ç’gjejnë përpara: “ Ju vidhni kufoma sa të mundemi! Dhjetë maune me kufoma i kam premtuar gjeneral Çiklopit kur jam nisur në luftën e shenjtë! Kur të kthehemi do mburremi me vjedhjen e kufomave ! A ka ushtri në historinë e përbotshme të ketë vjedhur kufoma si ne?! Pastaj,eshtrat e këtyre fatzinjve do t’u shesim familjeve të tyre fatzeza !!!. Kështu vetë do bëhemi milionerë edhe shtetin e bëjmë milioner?! Kështu i humbim përgjithmonë edhe gjurmët e krimit! Shikoni! Këtë qafore e vodha t’i var në qafë kurvës time gjarpërushë sapo të arrij në kryeqytetin e shtetit tonë!”- mburrej para batalionit gjeneral Gexha.
Edhe falanga e “Mëhallës së Xhehenemit”e paraqitur në roman nëpërmes një galerie të të tërë personazhes siç janë Lugati, Akun Bishti, Harun Bixhozxhia, Ziban Ziu, Zebek Zabuni, Haram Harambashi, Rahiala e tj. janë aleatë të luftës dhe të pasluftës me okupatorin.Ata janë portretizuar injorantë, intrigantë, mëndjeshprishur, idiotë dhe atdheshitës të mbytur në pellgun e krimit barabar me okupatorin. Renegatët e djeshëm të luftës janë paraqitur finokë që kur e do momenti dinë të konvertohen në “çlirimtarë” të pasluftës, shfaqen si elitë e re politike dhe ushtarake. Ushtrinë e NATO-s e presin me lule, duke pozuar si viktima. Përsëri merren me organizimin e krimit. Nxisin dukuri devijante në shoqërinë e cvilitur të sapodalur nga lufta. Abuzojnë me moralin shoqëror. Organizojnë bixhozin, trafikimin e femrave , shitjen e stërshitjen e “mishit të bardhë”, organizojnë, atentate, vrasje , dosjet e të cilave i mbyllin si misterioze.Vlerat shoqërore i servirin si kunërvlerë, kurse shundin , kiçin , sakatosjen intelekuale e servirin si vlerë moderne . Ata abuzojnë me vlerat individuale dhe kolektive të luftës. Ai që tradhëton një herë ka prirje të tradhëtojë shumë herë, sikur do të thotë autori, duke lozur me karakterin dhe posikologjinë e tyre prej injorantësh e deri në vrasës ordinerë.
Kundër kësaj kaste renegatësh shkrimtari ngre figurën e atdhetarit të devotshëm, Lush Rebelit, personazhit qendror të romanit. Përpjekjet e këtij personazhi, që në roman del si më i admiruari nga lexuesi, për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në periudhën e pasluftës rezultojnë të dështuara, edhepse përpjekjet si ndalë dot. Heroi i burgjeve, i organizimit të rezistencës kundër pushtuesit, heroi i luftës dhe sakrificës sublime, heroi që lë gjymtyrët e trupit duke rrëzuar gurin e kufirit shndërrohet në hero të paepur kundër fundrrinave shoqërore që në shoqërinë dhe realitetin tonë të pasluftës njeriut i imponojnë jetë me trauma të reja në rrethanat e pasluftës akoma pa u mbyllur plagët e luftës.Përpjekjet e tij për t’u vënë gjoksin përpara dukurive devijante të pasluftës i përngjajnë asaj filozofisë lazgushiane të lundërtarit të Lazgushit në detin e trazuar që “hepohet…anohet… valon…, por luftën se ndal krrsesi!” Renegatët saktësisht i masin pulsin dhe ritmin jetës shoqërore , ndaj tani ndërrojnë strategjinë e vet të veprimit. Përveç nxitjes së dukurive devijante në shoqëri , ata organizojnë rrjetin mafioz të përfitimit nga mashtrimi i familjarëve që në luftë kanë humbur të dashurit e tyre duke ndrydhur më ashpër se lufta ndjenjat sublime të prindit ndaj fëmijës që nuk ka as varr për ta qarë. Një nënë dhe në grua e mashtruar nga dhembjet e së cilës për të birin dhe burrin përfitojnë mafiozët e pasluftës është Xixëllonja, heroina e romanit që bie pre e renegatëve Ziban Ziu e Akun Bishti. “Jo more edhe Gëzimi edhe Rama janë gjallë në burgun e kolonel Xhungalliqit!?Me gojën time kam folur me Gëzimin e Ramën!? Me veshët e mi i kam dëgjuar!? Mirë jam nëna Zhizhë, po nëna Razhë si është?! Dhimbja e Plaga si po ia kalojnë me dhimbjet e pasluftës, më tha Gëzimi im?! Hallall i paçin dhjetë mijë markat Ziban Ziu e Akun Bishti i kryeqytetit që më mundësuan t’u dëgjoj në telefon zërin Gëzimit e Ramës!? Por… diç po druaj! Të keqen nëna , Gëzimit tim si t’u kishte trashur ashtu zëri e gjuha !? Nuk mundi të më thërrasë nëna Xixë, por më thirri Zhizhë!Edhe nënë Razën e thirri nëna Razhë!” Ky citat është vetëm një dromcë e trishtë e traumës paranojake që përjeton viktima e shpërfillur e luftës në lirinë e brishtë të pas- luftës në romanin “Ethe të trishta të Çerkin Ismailit .