
Cikël poetik nga Riza Çato Miqësi e rreme U zunë, u shanë,s’lanë gjë pa thënë, dy miq e më shumë ishin. Pastaj me grushta e me dhëmbë, e ç’kishin e ku kishin. U zunë,po përse u … Continue reading
Cikël poetik nga Riza Çato Miqësi e rreme U zunë, u shanë,s’lanë gjë pa thënë, dy miq e më shumë ishin. Pastaj me grushta e me dhëmbë, e ç’kishin e ku kishin. U zunë,po përse u … Continue reading
Poemë nga Bajame Hoxha Lotët e shpirtit Ëndrra mbrëmë ish suferinë Sa lëndoi shpirtin tim Për tërë natën shpirt s’e di Të kam lënë, lotin në gji. Kam dy vjet, s’të kam në gji Dhe ndjej dhimbje … Continue reading
Poezi nga Alma Feruni
A FALET?
A falet nga qielli?
Kur qiellit drejtohet ky shpirt n`parajsë
Rrënjët e tokës sa dhimbje, sa plas…
Kujtuar fëmijërinë
Kur farëz e gjorë
E hedhur pluguar
Dhe fatin se qas
Sa shumë marraz,
Kur reja qiellore sa pranë që e merr
E holl tinzare si nuse ndër vel…
Kujtuar pafajshëm
Eh rrezen e parë
Puthjen kur dha
Dhe shpirti sa zjarrë…
Kujtuar me pas çdo rrugë dhe sokak
Eh dhimbje e marrë
Ndër hove tallazë
U lodhe nga rruga, ankuar pa faj
Kur qielli që krisi
Dhe ret i vithisi
Kujtuar më pas si jeta nuk ndriti?
Më pas zemëruar kjo reja e gjorë
Na hodhi rrëke na mbyti ndër shi
Ish lot përgjërim nën dritë magji
Toka e etur në gji, në gji…
Pranvera a erdhi?
Buisi dhe qielli
Dhe stina me stinën su panë, peng ranë..
FLIRTOJ NË TY…
Si në çuditë e çudive mitike
Kanë zbritur kohët aureolë poezish
Dhe qielli gjigant i vrenjtur
Rrëfenj lashtësish…
Flirtoj në ty, dhe diell ndër sy
Qielli babëzi, na sheh lukuni
U prekëm? Dëshiruam?
Kaltërsin provuam?
Sa njerëz aty
Dhe qiell përmbi sy
Un rreze tek ty
Shkrepëtim hyjni…
MIKES….
Eh jeta, kjo jeta ndër valë, ndër breg
Piu dhe etja, dhe etja u tret
Pinë dhe vet krojet dhe, jeta ku mbet?
Vargu buroi dhe jeta vall dert?
Në krojet nga mali, nga shpirti parajs
Zbriti vet fryma dhe shpirti u qas
Dhe tingull burimi si s`thyhet nuk plas
Kur heshtja thëllim, sa pranë maraz..
U dehëm aty, shteroi ky burim?
Nga qielli gjëmoi ortek oshëtim
Për vargun e bukur që fatin dëshmoi
Për ndjenjën gjith zjarr, që kurr s`mëkatoi…
Për diellin ndër gji dhe ndjenjën stuhi..
Njerëzia u hodh në lumin marrëzi..
Eh pimë me grushta vargun poezi
Na rrjedh ndër gushë, na rrjedh në gji
Më pas pyesim etur, eh ç`ne kjo dalldi?
PËSHPËRIM…
Pëshpërisin dallgët?
Vallja e pulëbardhave mbi argjendin mall?
Pa femrën? Si toka pa diell?
Pa erën? Si varka pa valë?
Me lotët qiellor ujvarë, katarakte
Dhe fjalë sa shumë fjalë
Bota s`ka të ndalë…
TI….
Po ti je aty,
I gjithpushtetshëm hyjni
Më merr më zhyt dhe prap më rrok ndër gji
Kudo kudo veç ti, veç ti
Eh un prap mendoj
Për ty, për ty..
Frymëmarrje dëgjohet?
Kur dallga u përlesh?
Qielli vështron
Eh sa do, mes resh..
Xheloz tani?
Më merr fundos
Un brenda teje?
Dëshira s`u sos?
Sa pak do të doja eh qiellin ndër sy
E kot më tani
Kjo dallgë më përpinë…
TRAZIM…
Nën harkun e një dite
Ndër retë e shperfilljes ky sy sa loton
Në qiellin trazuar sa gri, sa tundon…
Lotët fjalkalim
Kalojnë doganë
Vulosin fate
Eskortat shtyhen
Prangosen shqotat..
Universal
Të pa ngjyrë,
Sa shije kanë
Në t`ëmblën fytyrë
Dhe shpirti qanë…
Pengese?
Stacion?
Urdhëri kalon
Të niset shpejt
Vajton, vajton…
Lotët s`kanë ngjyrë?
Eh shpirt tregojnë.
Fjalkalim?
Eh shpirti vlon..
Il-Pont Mejju 2015 Il-Pont (The Bridge) is an online literary magazine published monthly since October 2012. It’s main language is Maltese, but poems in other languages – mainly English and Italian – are regularly included too. … Continue reading