Poezi nga Alma Feruni

Alma Feruni

Poezi nga Alma Feruni

 

 

A FALET?

 

A falet nga qielli?

Kur qiellit drejtohet ky shpirt n`parajsë

Rrënjët e tokës sa dhimbje, sa plas…

Kujtuar fëmijërinë

Kur farëz e gjorë

E hedhur pluguar

Dhe fatin se qas

Sa shumë marraz,

Kur reja qiellore sa pranë që e merr

E holl tinzare si nuse ndër vel…

Kujtuar pafajshëm

Eh rrezen e parë

Puthjen kur dha

Dhe shpirti sa zjarrë…

Kujtuar me pas çdo rrugë dhe sokak

Eh dhimbje e marrë

Ndër hove tallazë

U lodhe nga rruga, ankuar pa faj

Kur qielli që krisi

Dhe ret i vithisi

Kujtuar më pas si jeta nuk ndriti?

Më pas zemëruar kjo reja e gjorë

Na hodhi rrëke na mbyti ndër shi

Ish lot përgjërim nën dritë magji

Toka e etur në gji, në gji…

Pranvera a erdhi?

Buisi dhe qielli

Dhe stina me stinën su panë, peng ranë..

 

 

 

FLIRTOJ NË TY…

 

Si në çuditë e çudive mitike

Kanë zbritur kohët aureolë poezish

Dhe qielli gjigant i vrenjtur

Rrëfenj lashtësish…

Flirtoj në ty, dhe diell ndër sy

Qielli babëzi, na sheh lukuni

U prekëm? Dëshiruam?

Kaltërsin provuam?

Sa njerëz aty

Dhe qiell përmbi sy

Un rreze tek ty

Shkrepëtim hyjni…

 

 

 

MIKES….

 

Eh jeta, kjo jeta ndër valë, ndër breg

Piu dhe etja, dhe etja u tret

Pinë dhe vet krojet dhe, jeta ku mbet?

Vargu buroi dhe jeta vall dert?

Në krojet nga mali, nga shpirti parajs

Zbriti vet fryma dhe shpirti u qas

Dhe tingull burimi si s`thyhet nuk plas

Kur heshtja thëllim, sa pranë maraz..

U dehëm aty, shteroi ky burim?

Nga qielli gjëmoi ortek oshëtim

Për vargun e bukur që fatin dëshmoi

Për ndjenjën gjith zjarr,  që kurr s`mëkatoi…

Për diellin ndër gji dhe ndjenjën stuhi..

Njerëzia u hodh në lumin marrëzi..

Eh pimë me grushta vargun poezi

Na rrjedh ndër gushë, na rrjedh në gji

Më pas pyesim etur, eh ç`ne kjo dalldi?

 

 

 

PËSHPËRIM…

 

Pëshpërisin dallgët?

Vallja e pulëbardhave mbi argjendin mall?

Pa femrën? Si toka pa diell?

Pa erën? Si varka pa valë?

Me lotët qiellor ujvarë,  katarakte

Dhe fjalë sa shumë fjalë

Bota s`ka të ndalë…

 

 

 

TI….

 

Po ti je aty,

I gjithpushtetshëm hyjni

Më merr më zhyt dhe prap më rrok ndër gji

Kudo kudo veç ti,  veç ti

Eh un prap mendoj

Për ty,  për ty..

Frymëmarrje dëgjohet?

Kur dallga u përlesh?

Qielli vështron

Eh sa do, mes resh..

Xheloz tani?

Më merr fundos

Un brenda teje?

Dëshira s`u sos?

Sa pak do të doja eh qiellin ndër sy

E kot më tani

Kjo dallgë më përpinë…

 

 

 

TRAZIM…

 

Nën harkun e një dite

Ndër retë e shperfilljes ky sy sa loton

Në qiellin trazuar sa gri, sa tundon…

Lotët  fjalkalim

Kalojnë doganë

Vulosin fate

Eskortat shtyhen

Prangosen shqotat..

Universal

Të pa ngjyrë,

Sa shije kanë

Në t`ëmblën fytyrë

Dhe shpirti qanë…

Pengese?

Stacion?

Urdhëri kalon

Të niset shpejt

Vajton, vajton…

Lotët s`kanë ngjyrë?

Eh shpirt tregojnë.

 

Fjalkalim?

Eh shpirti vlon..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s