Cikël poetik nga Adem Zaplluzha ( Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Sytë e gurtë të erës” )

ad 2

Cikël poetik nga Adem Zaplluzha

( Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Sytë e gurtë të erës”  )

 

NJË KAL I GJELBËR

Njerëzit  thonë se ëndrra

Është një pjesë përbërëse e vdekjes

Kurse unë them të kundërtën

Vdekja është ajo pjesë e ëndrrës

Që fle përherë

Në sqepin e zogut të verdh

 

Një kalë i gjelbër

Mbrëmë vrapoi çmendurisht

Nëpër udhët e dizgjinëve

Vrapoi

Dhe askurrë nuk u ndal

Të bisedoj

Me kroin për etjen e shirave

 

E shirat këtu

Reshin vetëm kur kanë etje

Bien jo për ta shuar mallin

E mjegullave të shfrenuara

Por për të bisedua

Për ëndrrën e mëngjesit

 

Njerëzit përherë mendojnë

Se ëndrrat nuk janë të mira

Por kurdoherë ëndërrojnë

Vdekjen e zogut shtegtarë të gjumit

Ëndërrojnë edhe shiun si një zog

Që nuk ndalet

Te portat e kujtesës.

 

 

PËRTEJ DRITËS SË QIRIUT

Ndoshta çdo person

Ka të drejtë të jetoj si bleta

Me ëndrrën e saj të huazuar

Prej zogjve të galaktikës

 

Të jetoj ashtu

Si i pëlqen gjumit të saj

Të vrapoj

Ose të iki diku mes hapësirës

Dhe asaj pjese të padukshme të erës

 

Por kryesore është

Se duhet të largohet diku

Të shkoj

Përtej dritës së qiriut

Që ndizet në heshtje

Te moli i peshkatarit të vetmuar

 

Kur njerëzit gjunjëzohen

Ata instinktivisht i luten dikujt

Që i besojnë

Ose që kurrë nuk i kanë besuar

Por ata luten dhe instinktivisht

I lëvizin gishtat e holla

Për t’i ngjizur

Me shpirtrat e lutjeve pagane.

 

 

SA HERË QË I HAPËM SYTË

Ndoshta ecja ime

Po i përngjan sonte një ëndrre

Që e luante në telat e violinës

Dikur një erë e çmendur

 

Ëndërr pa kurrfarë skenari

Herë binin gjethet

E herë binte një gjelbërim

Nga buzët e natyrës

 

Po mos të ishte kështu

Kjo nuk do të kishte qenë ëndërr

Por një zhgjëndërr

Posa e filluar në zemrën e pluhurit

 

Ne ecëm deri te burimi

Por nuk na dhanë pikë uji

Vetëm era e molisur

Qante te lisat si një nuse e ve

 

Ëndrra e ime

Nuk mund të ishte edhe ëndrra e juaj

Unë i përjetova pak më ndryshe

Udhët e humbura të gjumit
Sa herë që i hapim sytë

Te bebëzat tona të fishkura

Përgjon një ëndërr e trishtuar

Ëndrrën e erës

Dhe të vetmisë së njeriut.

 

PO MË DUKET KJO STINË

Për çdo ditë e më shumë

Po më duket kjo stinë

Është duke i përngjarë njeriut të dehur

Kur kalon  përtej urës

Me një këmishë të shqyer

 

Kjo pranverë ka filluat të frymojë

Si fëmijëria  ime e kafshuar

Asnjë lejlek i bardhë

Sivjet nuk ndalet

Nëpër çatitë e qytetit të rrënuar

Edhe këto mjegulla që po zbresin

Më duken disi të largëta

Si ëndrrat e fëmijërisë sime

Në zbritje e sipër

Po ecin me hapa të huaj

 

Ne pritëm një kohë të gjatë

Ardhjen e një stine më alegro

Tingujt e dhimbshëm

Të një serenate sonte po pikojnë

Nën ullukët e vetmisë

Ku qajnë fëmijët e lagjes

 

Më pastaj shikojmë

Si lisa të dehidruar vjeshtën

Dhe nuk mund të bëjmë asgjë

Mjegullat e zeza dynden

Prej një ane

Në anën tjetër të atdheut

I cili askurrë nuk i ndali britmat.

 

 

NJË COPË MJEGULLE

Mëngjesi i mërdhirë

Shikoj se si plaket pasqyra

Në flluskat e ujit

 

Një njeri më bënë me dorë

Nuk kuptoj

A është duke i përshëndetur

Rrudhat e ballit tim

Ose thinjet e flokëve të stinës

 

Por një përshëndetje

Si fantazmë

Vjen nga lashtësia e erës

Dhe zgërdheshet

Me qepallat e zbardhura

Mes dhëmbëve të krehrit

 

Një copë mjegulle

Te flokët e mëngjesit

End këmishën e një stine

Dhe ia dhuron pasqyrës

Në çastin

Kur dënesin zogjtë e fjalëve .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s