Faktorët lirikë dhe jetikë në krijimtarinë e Nexhi Baushit / Nga Fatmir Terziu.

1779042_10202512539965919_5668848580801155238_n

 

Faktorët lirikë dhe jetikë në krijimtarinë e Nexhi Baushit

 

 

Nga Fatmir Terziu.

 

 

Nexhi Baushi  është prej kohësh në mjedisin e krijimtarisë. Kohët e fundit ajo ka botuar edhe vëllimin e dytë poetik  “ Autograf i pazbardhur” dhe ka hedhur hapat e saj në gjininë e prozës duke botuar novelën “Pengu”. Si e tillë pas botimit të poezisë së saj edhe në gjuhë të huaj, ajo tenton të shtojë cilësinë e shkrimit. Në të njëjtën kohë ajo endet mes një aspektualiteti jetik diferencues moshor dhe gjinor, ku fjala nënë e ndjek me së shumti dhe kurdoherë. “Nënë më beso !/Në ëndrra gjithmonë më je perëndeshë /Mallin në grusht për ty po e mbledh…!” Po të përdorim termin e Niklas Luhmann, “diferencimi “ brenda një sistemi krijues, ndonjëherë ruajtja e linjave të moshës poetike qartëson edhe atë që ndjehet brenda vargut.

 

 

nexhi

                Nexhi Baushi

 

Poezia e saj si skajore jetike, tek e cila arti i fjalës ndërlidh faktorët jetikë te letërsia, ka qënë e detyruar të vendosë dorë pjesa romantike, që pason anën dhe linjën e vet në rrjedhën e saj, që përbën dhe thelbin sa poetik dhe jetik të të dhënave sensual dhe të arsyetimeve që zhvillojnë lidhjet mesazhore. Ndërsa tendosja poetike po të citojmë Eichendorff, ende e ëndërruar për regjistrimin e një jete të fshehtë ose të strukur në vetvete, që dyshohet se e zuri gjumi në çdo gjë, hapet me tiparet e poezisë së Baushit duke dhënë një lirikë të ndjeshme që kërkon dhe qaset mes sakrificës sublime: “Në sytë e të tjerëve /Thërmova zemrën e cfilitur/Si një pendë e lehtë ra/Në heshtje….!/Nuk e dëgjoi njeri/Përveç meje….!”

Në përputhje me interpretimin e ëndrrave të Frojdit në këtë sfond –endërr krijueseje, ka ngjyra dhe tinguj natyrorë, por ka dhe fjalë që ndeshin me absolutizmin poetik në një kuptim të fjalëpërfjalshëm, distancë e tyre nga mjedisi bëhet në fakt një mjedis-krijim më vete që qaset mes formave të diskursit të ndjenjës dhe dashurisë. Si pasojë, poezia e Baushit nuk është “diçka në vend të thatë” e emëtuar nga fjalët dhe togfjalëshat bosh dhe e uritur.Ajo është vetja dhe për veten, po aq edhe arsyeja që derivon veten në një hapësirë, vend dhe kohë fjalëshumë të larguar nga mjedisi “memec” i një ëndrre që shuhet pa u shfaqur mirë: “E mban mënd atë ditë/Te lisi plak/Sa bukur ish/të dy pranë e pranë/Si gjethet e një dege/Kur flladi e ledhatonte/E marsi e valëzonte/Të parën puthje tonë.” {Pa titull}.

Në shikim të parë, ndryshimet midis dy linjave që hasen në poezinë e Baushit, ajo e vetvetes dhe ajo e lidhur me vetveten, ku lirika e dashurisë është jo thjeshtë një arsye, apo fakt, por një faktor që i bën anësoret e tjera të duken të papërfillëshme. Të dy përcaktojnë vetëmlindurën fjalë poetike, e cila te Baushi me siguri rrjedh nga froni i lashtë i zonës së begatë, ku ka origjinën, si bashkëveprim në mes  pranisë dhe mungesës, kalimit në një mjedis ku qytetërimi dhe edukata e shoqërojnë në tërësinë e saj. Katër vjet më parë Claude Elëood Shannon kishte koncepruar  një zbatim parësor të lidhjes së këtyre dy linjave, ende nuk janë ndoshta aq të mirënjohura, por janë arsyetuese dhe të thjeshta në mjedisin poetik të ndaljes te kryesorja. Shumica e fjalëve që artistikisht vijnë nga arti dhe metafora e një fjale absolute, plotësojnë arsyen e leximit të kësaj krijuese, që kërkon të mbetet me mikun e saj, një mike e vertetë dhe besnike. “Me prit mik se unë do të vijë/Si vetëtimë do zbres nga ylli që shikon/Kur lind një ndjenjë unë mirë e di/Aspak kurrë nuk është vonë/Eshtë emocion që thellë gulçon/Që kur lind si zog fluturon…”

Krijuesja ka një hapësirë të begatë njohuri, dhe në këtë begati është edhe vetë hapësira nga ku buron dhe ushqehet poezia dhe proza e saj.Eshtë lindur në Tiranë. Edukatën dhe fillesat parashkollore i merr nga prindër të arsimuar në Shkup dhe me profesion kuzhinjerë. Shkollën fillore dhe atë 8/vjeçare i merr në ish shkollën e muzikës “Kongresi I Permetit” , ndërsa të mesmen e përfundon në Gjimazin  “Partizani”. Studimet e larta Universitare i kryen në Fakultetin Ekonomik Tiranë, dega financë me rezultate të larta dhe më pas përfundon studimet për “aplikimin e Metodave Matematikore në Ekonomi” ku dhe diplomohet me Master në Ekonomi. Ka punuar ekonomiste në Degë shumë të rëndësishme të ekonomisë. Njeh tri gjuhë të huaja: Italisht, Maqedonisht dhe Bullgarisht. Kjo ndoshta e bën edhe këtë vëllim të dytë të poetes Baushi me të pesë ciklet e tij një risi të vemëndëshme. Në ciklin e pestë të saj retorika e cituar “A vjen dashuria me Diellin?” është një  plotëse e mesazhit të saj poetik dhe aq jetik që pason sprovën e saj në prozë. Vetë autorja e novelës “Pengu” shprehet se:  Kjo novelë  është krijimtaria e ime e parë në prozë. Tema që unë kam trajtuar është mbështetur mbi një ngjarje të vërtetë. Për arsye dhe rrethana të ndryshme, një dashuri e parë e humbur mund të jetë peng i cilitdo. Historia e dy personazheve, Mirandës dhe Gencit, tashmë artistikë, më nxiti të shkruaj. Në fabulën e trajtuar i kam qëndruar besnik ngjarjes, duke e zgjeruar dhe transformuar në një vepër letrare. Shpresoj që novela të lexohet dhe të pëlqehet nga të gjithë grupmoshat, sidomos nga të rinjtë, gjimnazistë e studentë, sepse sejcili do të gjejë veten diku nëpër këto rradhë.

Për të shënuar disa fjalë pas leximit të kësaj novele, poezia  “Pranvere dashurie” na jep nje direktive të heshtur metaforike, që na plotëson faktin që thotë Fabio Volo dhe që përzgjidhet nga autorja se “Do ta kërkosh gjithnjë,  është e kotë ta mohosh ! Dhe në mes të njerzve do ta ndjesh nevojën ta takosh si herën e parë që e ke parë. Dhe si herën e fundit kur e humbe…” Eshte ajo Suzi e novëls, pra Suzi një vajze e re, me flokë të verdha, mjaft simpatike me sy të zinj e të bukur dhe një shikim të zjarrtë plot dritë si yll, me lëkurë të bardhë që shkëlqente si dritë mermeri, buzë të fryra e të ëmbla plot nektar e kishte joshur Gencin….” Eshtë ajo Suzi që na jep mundësinë të kuptojmë se jeta në një sfond të tillë është një kapërcim ëndrrash, me një gjuhë që vjen e ikën, por me një ëndërr që mbetet. Dhe kjo ëndërr është ajo që e bën novelën jo vetëm të lexohet dhe të mbetet te faktorët lirikë dhe jetikë në krijimtarinë e Nexhi Bauahit, si një veçori e krijueses.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s