Tregime nga Mite Tabaku

 

mite tabaku

 

Tregime nga Mite Tabaku

 

 

 

Ti nuk më je më! 

 

Ah! Sa kohë kam kaluar e zhytyr në pafundësi të kujtimeve të mia me kokën mbështëtur në prehërin e dashurisë, por ajo kohë tani është antike! Vijnë e shkojnë retë e kujtimeve, vijnë e shkojnë ditët e mia mjerake. Rreze t’arta të diellit zhduken, kokëulur ikin të pikëlluara prej ndarjes sonë.

Re e bardhë e takimit endet kopshteve të pritjes, atje ku mbi trupë të drurëve rrinë zgjuar shirat e mallit. Ti s’je më! Ç’trishtim kur dita thyhet me ëngjëj të vdekur në muzgje. Mbi hijen e përhumbur të kujtimit tënd më pikëlon shikimi i yjeve të derdhur mbi netët e gjata të pritjes. Dhe pres, pres…. pres, por vjen ky muzg me gishta të mbushur plot me unaza pa shkëlqim, por vjen kjo vetmi që rend udhëve mbështetur shkopit të përdredhur nga dhimbja. Mbeta vetëm, e tradhtuar prej lumturisë, unë që ty të desha përtej vdekjes…

Kujtime kokforta. Kujtime që s’vendosin të ikin, dinakërisht hedhin valle në oborrin mbretëror të zemrës time krah për krah e buzagaz me zhgënjimin e thinjur, vuajtjen çalamane dhe lotin, këtë plakë që s’njeh të plakur. E si mund të ndodhte ndryshe, kur jeta ime, tashmë, udhëton vetëm me trenin e dhimbjes. Eh! Kam derdhur lot. Po, po. Kam derdhur lot shpirti prej syve kur pareshtur kamë qarë prej humbjes, më shumë se tëndes, humbjes së vetvetes.

Oh! Po si u ngrit kaq shpejt ky murë i mallkuar kinezë mes ndjenjave tona? Si ra gjëma befas mbi sup të dashurisë tonë? Ditët e mia lindin dhe ngrysen me thika nëpër duar. Kujtimet më pikojnë gjak, gjak zemre… Ti nuk më je. Tjetërsohet hija jote netëve kur duar të shpirtit rreken të të prekin por s’të arrijnë dot. Gënjeshtër imazhi që më përkëdhel syt veç për një çast aq sa mjafton për t’më rikthyer në vorbullën e trishtim-mallkimit tim.

Shuhen ngadalë fanarët e ndjenjave të mia e trupi hidhet në hapsirën e skajshme të harresës, boshllëk lë pas, ndërsa duart tërheqin brutalisht prej rreckash shpirtin që të zhytet në prushin e këtij zjarri që m’ngulçon në gji… Dua të qaj. Do të qaj ujë loti për të mos e fshehur më këtë perde të mermertë dhimbjeje që ka mbuluar ekzistencën time. Shhhttt! Ti mos bë zë. Shpirti i arnuar rrezikon t’më shqepet në qoftë se ndjen edhe një herë aromë të hapin tënd. Mos, të lutem!

Ka histori që janë të destinuara me aborotim ashtu sikurse një fëmijë i destinuar të mos lind kurrë, kurrë. Thonë se natyra e ndërpret një shtatëzani kur ndërgjegjësohet që fëmija ka probleme dhe nuk mund të ketë një jetë të denjë që zotëronë substancialisht termi “jetë”. Kështu, ndoshta, edhe fati i dha fund një dashurie që veçse si e tillë s’mund të përkufizohej. Ndoshta, sepse ra viktimë e një rruge qorre. Një dashuri gjysmake, e sëmurë, lumturisjellëse, në terma afatshkurtër por me fruta dhembjeje, të përjetshme.

Oh! Fle e zgjohem me këtë orkestër të stonuar deri në skajet e çmendurisë në brendi të kokës sime qëkurse ndërgjegjsimi m’i shqeu sytë. Tahsmë jamë e vetëdijshmë që lumturita dhe trishtimi janë tejet të afërta, ngushtësisht të lidhura me kordonin e së njëjtës qenie. Asgjë s’më befason më. Kam hedhur në rrugë shumë fjalë, fjalë që tashmë më janë rikthyer mbrapsht, boshe mbushur veçse me dhimbje. Ato më të rëndësishmet janë humbur dhe tashmë kam mbetur e gjunjëzuar në mbretërinë e hiçit me gojën plot me asgjë, teksa një muzikë furnerable dirigjohet në mendjen time.

Ti nuk më je më! Qëkurse ke shkuar nuk jetoj më nën shoqërinë e të gjallëve por, më bëjnë shoqëri të vdekurit që çalueshëm ecin mbi ajrin që thithin mushkritë e mia. Veçse të të kujtuarit ty më vjen si një gërvishjte e papërballueshme mbi lëkurën time. Jeta ime më është shuar dhe notoj në ajër si një fletë mbi ujë të vdekur. Brenda meje lartësohet një varrezë përplot me varre të bardha teksa shpina më rëndohet siç zorrët pas një ngrënie të ekzagjeruar dhe pavarsisht kësaj katrahure se ndjejë aspak ekzistencën time. Mërzitja më rrethon dhe është kaq mallkueshmërisht e butë, e lehtë, në hidhtësinë e vet sa mund ta përtyp por kurrsesi ta kapërdijë. Tanimë goja më mbushet vecçe me shijen e një ëmbësie të ngordhur.

 

Jeta ime ka mbetur e hapur në të njëjtën faqe sikurse dhe dje por diçka ndërkohë ka ndryshuar. Jeta nuk është një trenë: zbrit në një stacion, dhe mund të marrësh një tjetër . Jo. Nuk është një trenë, i dashuri im – dhe tanimë, siç e dimë që të dy, nuk është e mundur që të ndreqet asgjë. E ngecur në këtë vorbull, ku tentativa për frymëmarrje pikon gjak, zbuloj se s’dua të mendoj më as për të ardhmen që më pret as për të shkuarën që po lë pas, e ndoshta, as për Ne- për asgjë. Ndoshta sepse edhe thjesht asgjë-ja tepër më lëndon. Do t’i ruaj brenda vetes palgët e një kohe të shkuar por të pavdekshme, ndoshta, për të rilndur në një tjetër kohë, në një tjetër jetë e në një tjetër unë… Deri atëherë lamtumirë mallkimi im, lamtumirë!

 

 

 

Klithmë, brenda heshtjes

 

Në rrugën e vjetër të kujtimeve rënkojnë datat, javët, vitet. Kalojnë tamam si ushtarët nëpër parada dhe ndërsa ato trokasin në ndërgjegjen tonë, na nderojnë, ne tradhëtisht i vrasim me heshtjen tonë. Shilarësen e ëndrrave era e virgjër përkund pa pushim. Vetmia mburojën flaku me gjithë pazmore, por shpirtit tim çelsat ua breu trishtimi.

Ulërin malli. Copa-copa ngrin ajrin e mbetur mbas largimit tënd (tuaj), ndërsa fati im mes yjesh tretet, tretet hapësirës së pamasë blu. Ditët kalojnë, kalojnë, por dhembja në vend që të zbehet çuditërisht zmadhohet. Mëngjeset më ngjajnë si mumie që thyejnë fenerët e shpresës. Botën se njoh më. Njyrat e ëmbla të saj nuk po arrij t’i dalloj. Kam filluar të pikturoj vetëm me ngjyra të errta.

Ditët vazhdojnë të ikin tamam si udhëtarët për në Mekë, e bashkë me to dhe jeta ime… Dikur trokisja çdo mëngjes në portën e jetës me dëshirën e mirë me ty (ju) të rrija sadopak po tani, në një kënd të saj mblidhem si jetim, fytyrën përmbi gjunjë e vë duke më mbytur trishtimi. Madje, dikur fillova të mblidhja dhe ëndrrat e vrara, por shumë shpejt trasta u mbush plot dhe unë hoqa dorë nga numërimi i tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s