E vërteta! / Nga ( Hamdi ) Erjon Muça

E vërteta!

 

 

Erjon Muça

Nga ( Hamdi )  Erjon Muça

 

 

Jam tepër konfuz, i zhytur në hamullinë e mendimeve të dyzuara…
Më duket sikur qëndroj në mes të vërtetës dhe të gënjeshtrës si një gjyqtar ndeshje, por pa e kuptuar se kush është çfarë…
Ka kohë që askush nuk e di më se çfarë është kush. Të gjithë dinë vetëm atë që duan. Ose duan, atë që mendojnë se dinë…
Për disa e vërtetë është që zoti na krijoi sipas shëmbëlltyrës së vet, për të tjerë se zoti krijoi njeriun që ai më pas të krijonte zotin…
Për disa është parajsa e vërteta e për të tjerë e vërteta qëndron tek rimishërimi…
Për disa është e vërtetë që të parët do jenë të fundit dhe për të tjerë gjithçka është reltive në bazë të numrave…
Për disa çdo gjë në këtë botë është e shenjtëri e vërtetë, për të tjerë e shejntë, e vërtetë është vetëm ajo që u përket …
Disa të vërtetës i japin ngjyra filozofike, e ca të tjerë filozofive të ndryshme i japin dirtëhije të vërteta…
Disa vërtetojnë që zoti na krijoi nga balta e ca të tjerë se ne jemi përfundimi i një proçesi të gjatë zvillimi, evolucioni…
Tek evolimi është problemi më i madh. Ai, evolimi është fajtori i të gjitha dyzimeve njerëzore. Evolim, do të thotë largim nga pikënisja, nga zanafilla e gjithçkaje. E ne jemi shumë larg nga ajo. Jemi aq larg sa që tashmë as edhe vetë protagonistet e përplasjes së madhe, e vërteta me gënjeshtrën, nuk e dinë më se kush dhe çfarë janë. E vërteta mendon se është e gënjeshtërt dhe e gënjeshtra se është e vërtetë. Madje edhe brenda tyre po luhet një ndeshje e madhe. Edhe ato kanë dilemat e veta. I bërtasin njera- tjetrës se kundërshtari dhe jo ajo është e një gënjeshtër. Kurse brenda vetes i gërryen krimbi i dyshimit. ” jam një e vërtetë e gënjeshtërt apo një gënjeshtër e vërtetë…
E ndrëkohë këtë ja bërtasin kundërshtarit. Kanë aq shumë vjet që ja bërtasin këtë njëra- tjetrës saqë tashmë e kanë harruar se kush, çfarë ishin në zanafillë.
Tani ç’donjëra nga ato mendon se është një e vërtetë, një e vërtetë që brenda vetes fsheh një gënjeshtër…
Edhe ajo dilema e madhe të jeshë a të mos jeshë, nuk është thelbësore, ose është e përafërt me thelbësoren, por e pa plotë.
Dilema më e madhe është: e vërtetë apo e gënjeshtërt!
Gjithçka rrotullohet rreth këtyre protagonisteve. E këto qëndrojnë në qendër duke u rotulluar rreth njëra- tjetrës por asnjë herë rreth vetes…
E kanë parë për aq shumë kohë njëra-tjetrën saqë kanë harruar se ç’pamje kanë. Mbajnë mend, ndoshta, pamjen që kanë pasur dikur. Tani edhe ato besojnë se ç’ka shohin është më e shëmtuar se shëmbëlltyra personale.
Ka kohë që gjithçka është vendosur jo më nga ç’ka është por nga çka besojmë se është. Kush arrin të jetë i besueshëm.
Ne besojmë se poli i veriut ndodhet lart dhe poli i jugut poshtë dhe kush arriti të na shtynte të besonim këtë arriti të krijonte një të vërtetë. Ne e besuam duke harruar se po të nisesh drejtë lindjes , në botën tonë, prfundon në atë që ne e cilësojmë si perëndim…
Pra Makiaveli kish të drejtë ngaqë e kish kuptuar sekretin kur shkroi “Governare e far credere” ! kurse ajo, ato, nuk kanë më rëndësi se kush, çfarë janë.
Ai e kish kuptuar ndërsa të tjerët jo. Ata janë të zënë në një ndeshje më të madhe se ajo e vetë protegonisteve. Të gjithë kanë të vërtetat e veta për të mbrojtur edhe me jetën dhe gënjeshtrat e të tjerëve për ti kundërshtuar, deri në vdekje…
Kurse unë, jam gjithnjë i dyzuar mes njërës dhe tjetrës palë. Pa e kuptuar më as vetë se çfarë jam..

Shtëpisë Botuese “ADA” nis udhëtimin drejt Panairit të Librit në Pallatin e Koncerteve, dt 6 – Maj 2015, ora 12.00. / Nga Roland Lushi

    Shtëpisë Botuese “ADA” nis udhëtimin drejt Panairit të Librit në Pallatin e Koncerteve, dt 6 – Maj 2015, ora 12.00.      Nga Roland Lushi Shtëpia Botuese “ADA” Rruga: Nasi Pavllo Nr.20 E-mail: rlushi@yahoo.it Cel: +3554 68 221 … Continue reading