GJETHET E RËNA VJESHTRAVE / Nga Vullnet Mato

 

GJETHET E RËNA VJESHTRAVE

 

 

Vullnet mato

Nga Vullnet Mato

 

 

 

Ashtu siç bien nga pemët

gjethet në vjeshtra,

pema e atdheut po vyshket

nga gjethet e rëna…

Erërat e ftohta që fryjnë

me pështjellime të shpeshta,

kanë bërë, gjethet e blerta

të bien nga degët nëna…

 

Pema jonë e lashtë ka pasur

vegjetim të lartë gjelbërimi,

derisa arriti në katër milionë

e ca gjethishte të gjalla.

Por pak nga pak vyshkjet

nga thatësira mjerimi,

bënë që degët e saj të mbeten

me gjethe të rralla.

 

“Kujdestarët” e zgjedhur,

pas katër stinëve pranverore,

për të siguruar burimet vaditëse,

nuk kanë menduar,

për erërat e thatësirës

në vjeshtrat e çdo kurore,

derisa gjethet e kësaj peme,

thuajse janë përgjysmuar…

 

Sado të mundohen, për të gjetur

në botë gjethet e rëna,

disa humanistë viziv të medias,

që gjethishtet gjurmon,

në emisionet “Gjethe të humbura”

nga degët nëna,

nuk arrijnë t’i kthejnë pemës

gjithë blerimin që i mungon…

 

Dhe degët nëna, nisën ndërkohë

të vajtojnë me lot mallëngjimi:

-O gjethja ime e shtrenjtë,

ku të ka zënë sonte nata,

kush t’i mbulon supet

të mos ftohesh nga thëllimi?…

Kthehu, mos u vono,

të më gjesh te shkarpat e thata!…

 

Prandaj “kujdestarët” e kujdesur,

së pari për gjethimin e tyre,

duhet të mbrojnë të tëra gjethet,

nga ftohtësirat me acar,

para se gjelbërimi i Atdheut

të kthehet në pemë shkretëtire,

ku të vajtojnë degët e gjora,

tharjen e gjithë trungut shqiptar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s