NGRIRJA E MAMASË / Nga Anila Themiu

NGRIRJA E MAMASË

 

 

anila portret

Nga Anila Themiu

 

 

Janë disa ditë që shumë do thoshnin të rëndomta.Çdo gjë si zakonisht:zgjim dembel ,veshje e nxituar ose jo ,se papunësia nuk bën duart të lëvizin shpejt,kafeja e para për të dëbuar gjumin që shtrohet në tryezë si mik i mërzitshëm që sdo të iki dhe …
Jo, jo, për mua.
Një buzëqeshje e lënë me natën e mirë të vogëlushit ,mbasi ngrohet mirë në shtratin tim duke u tallur “jam bebe dhe bebet flen me mamin”,më pengon të mbështes ende faqen në jastëk(apo i thonë ndryshe shqip?Asnjëherë nuk e mësova)
Muzika e ëmbël e ziles ende ska filluar ,ndaj vë një këngë gjimnastike për fëmijë dhe zgjoj me gaz djemt .
Kafeja sigurisht që aromatizon gjithë shtëpinë.
Nxitimi im kërkon pak kafeinë.Duhet të bëj mëngjesin ,të mbledh ushqimin e paradites dhe drekën e të voglit ,që i duhet të rrijë deri mbasdite në kopësht.
Program e ngjeshur dhe ku kohë për gjimnastikë do thoni.
Fund i fundit çtë duhet kur lëviz kaq shumë,por a dini se zbulova,në fakt jo unë,por më pëlqen ta them nga gëzimi ,si bëjnë dhe fëmijët kur sapo kanë mësuar diçka të re,JOGA për kurimin e alergjisë.
Ka kaq shumë lulëzim dhe nuk i shmang dot shkaktarët ,ndaj zhvilloj vetmbrojtjen e organizmit.
Gjithçka përsosur derisa lajmë dhëmbët dhe veshim këpucët .Aty fillon breshëria e të folurave,thua se e bëjnë kastile duke më hedhur fjelët si rrjedhë në këmbë ,që të shpejtojnë ritmin tim për ti çuar në shkollë.
O Zot sa flasin!Dhe kush e kush të ngrejë zërin më shumë.
Këtu fillon harresa ime .
Alzheimer i momentit ose sëmundje e zënies së rradhës në vëmendjen e mamasë i them unë sepse me mënyrën e tyre duan të më thonë ,mos na harro se jemi këtu dhe do të kthehemi nga shkolla shpejt për ty.
Nejse sot çfarë ndodhi.
Harrova me Alzheimerin momental çantën e ushqimit të të voglit dhe me aq sa bisedonim rrugës ,ku mendje për ta kujtuar ,qoftë dhe në mes të saj.
Bisedat janë nga më të ndryshmet që mund të mendoni.Fillojmë tek numrimi i koteleve ,që ka pjellë macja e komshinjve dhe janë vërtet të adhurueshme,tek sa shkallë na duhet të zbresim për në shkollë dhe deri tek sa rreze dielli kanë fyrë nga vrima a kapeles së djalit të madh.
Dhe sigurisht kush nuk ka kokë ,ka këmbë .Tek dera e kopshtit kujtohem pët ushqimin që duhej të vër djali në frigorifer.
Tani fillon fiskultura e vërtet :duhet të ngjis 108 shkallë dhe tre malore për të mbërritur në shtëpi.
Fillojë dhe vapa .
Fuqia e një nëne rritet ndërsa rrit fëmijët them unë dhe mos e diskutoni.Asnjë vajzë nuk do ta bënte këtë pa u ankuar.
Djali duhet të hajë dhe për këtë…
Çfarë thashë ?Sa shkallë?Sa malore?
Fushë duket rruga në këto raste.
………………………………………………………….
-Eja vogëlush të vësh ushqimin në frigorifer-fola tek nuk kisha pushuar ngulçimin nga adrenalina e shtuar.Djersa lante fytyrën time dhe sa mirë që nuk përdor makjazh se nuk do më njihte ashtu të zhgarravitur djali.
Rrëmbimi i kohës së humbur e bëri të voglin aq të fuqishëm sa më tërhoqi dhe mua bashkë me çantën ndërsa hapte frigoriferin.
-Kujdes- i thashë-po më fut dhe mua brenda.
Edukatotja,një grua që nuk di nëse mërzitet ndonjëherë,thotë-Po kështu duam mama .Të fusim dhe ty në frigorifer të të ruajmë të re nja tridhjetë vjet sa të rritet djali.
Mesazhi i dajlit pa telefon ,pa email,pa letër a ku di unë u shkruajt në trurin tim me Alzheimer momental për të mos u fshirë kurrë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s