Proza poetike nga Ajtanga Lubonja

59596_306151302833181_1295970318_n

 

Proza poetike nga Ajtanga Lubonja

 

 

SHKOPINJTË!!!

 

 

Troket shkopi im ne asfalt…ne kete dite te acarte! Ecin hapat, e shkopi bashke…ku do vemi ju thashe…shpresat endrat, moren fund, iku dhe ky vit, si cdo vit…ne pritje te asgjeje, qe te deshperon kaq shume! Shpirti im, i dermuar, tatk tuket e shkopit plak ndegjom e mendon…sa pleq ka percjelle ky shkop…e lotet mi sjell ne gryke, e me ulerin…qa, s’te vjen keq per veten, qe u dorezove kaq shpejt…dhe more kete shkop! Tak-tuk ecen shkopi, e hapat e mij…une e shpirti pergjojme, ku do na coje ky shkop sot!? Shkopi ndali, ndalem dhe ne…balle perballe me nje tjeter shkop…qe e kishte nje zoteri! U pershendeten te dy, shkop me shkop…e filluan te qajne hallin tim dhe te atij zoterise…qe kishte kete shkop! Zonja jote cfare ka, pse ecen me shkop…pyeti shkopi i zoterise!? Mos pyet, nje jete me halle plot…sa s’mundi me, e semundjeve…ju dorezua nje nga nje! Tani, me asgje beson, mua perdore me mban…dhe vdekjen kerkon! Po zoteria yt, cfare ka…s’me duket plak dhe i semure, perkundrazi goxha burre…dhe duket fisnik, sa me s’ka…e pyeti shkopi im shkopin e zoterise!? Ah, renkon shkopi mik…zoteria im eshte fisnik e i mencur shume… lexon e shkruan dite e nate, shume gjuhe di, i mesoi atje ne burg…kurre Enveri e futi, kurre ishte kalama…se e luftonte shume familja e tije dhe ky bashke me ta…e keshtu, te gjithe ne burg hyne! Po ama, qe kurre kane dale, askush s’merret me ta…as pune, as shtepi, as katandi…e keshtu ky zoteria im, po vuan shume, netet i kalon pa gjume! Nje here thote…po shkoj ne dhe te huaj, te rroj…po e do shume Shqiperine…beson se nje dite do behet dhe ajo…fundja vendin me te mire ne bote ka…pse mos jete dhe ajo zonje…e meriton! Ej shkop i zoterise…foli shkopi im…pse s’i njohim keta dy njerez tok…kane nje hall e nje deshire…ta shohin SHQIPERINE, sa me mire…ndoshta ndihen mire!? Shkopinjte e folen e folen, kurse une me zoterine, u pershendetem me respekt…dhe secili vazhdoi rrugen e tije!!!

 

 

 

BOTA…!!!

 

Veshtrimin, hedh ne hapesire! Dite e zakoneshme kjo…keshtu e desheroj! Nje heshtje rri pezull…duket sikur gjithe bota pergjon! Te qeshura s’ka, as psheretima s’ka…vetem dhimbja vigjelente…e kruspullosur rri, e gateshme te sulet, pa kursyer askend! I kaloj prane, te me shikoje…eshte e rralle, mua te me harroje…syte perendon…e diku tjeter shikon! Ah dinake…fola…s’te mjaftoj une…do gjithe boten te zaptosh…ndaj s’me veshtron e s’me mundon! Ke degjuar per ”fundin e botes” dhe ti…kete po pret!? Po shiko diellin, si ndricon…shiko qiellin blu…pse keshtu do ishin te dy tok…e te shuhej rruzulli mbare! Para ca ditesh, po…kurre frikshem ulerite ti…u tund dheu…u nxi qielli…shiu, lotet e te gjitheve rrembeu…u prene kenget e te qeshura…gumezhinte frika ne te rritur e kalamaj! Perallat e frikeshme, ekzistojne ne cdo kohe…dhe ti u struke dhimbje…te rriteshe, te rriteshe…e te pushtoje gjitheshkane! Dielli me pa…dhe qielli gjithashtu…tek zihesha me dhimbjen, fyta, fyt…me buzeqeshen ata, ju buzeqesha dhe une! Rrezet, levrinin ne token mbare…edhe pse ftohte besimin te zgjojne…Bota do te vazhdoje rrugen e saj!!!

 

 

 

…NUK TË BESOJ!!!

 

Natyra po qesh! Ndricon qielli,me diellin e tij…dritares, perden ja largoj…dhe per cudi, dhoma mu duk…aq e bukur…dhe nisa te vallezoj! Ne hapat, qe rreshkisnin ne dysheme, une nisa te numeroj…e para jetoj, gezimi s’ka vdekur ne shpirt, lodron…hidhem perdridhem, neper dhome…dhe haroj, c’moshe kam! Kisha kohe qe s’isha ndjere keshtu! Im bir, ma tha, kurre diten e mire ma uroi ne telefon…mama ndjehesh mire sot! Po bir, te gjithe tok…do ta fshime kete mugetire…qe si merimange, po na zaliste pa fryme! Dhe pse muzika vazhdon, vallezimin e ndaloj…dhe mendja me shkoi tek populli im! Te gjithe meritojne gezim…po kjo politike, s’po na le…dhe pse e dime, qe nuk vlen me te vrapojme, pas ketyre njerezve te lyer me boje, qe rolin e Rigoleteve ato bejne…dhe qajne…thua s’e ju dogj xhani per popullin e vatane! Ata na konsiderojne turme…pa tru e gjymtyre! Po, secili do nje jete…te jetoje, te vallezoje, te dashuroje…lindjet e vdekjet, t’i shohe…si fenomene te jetes…jo te dominuara nga ata! Muzika, ne dhomen time vazhdon, une hap krahet per fluturim! Politike e mbrapsht…nuk te besoj!!!

 

 

 

PSE!!??

 

Pse me deshperove aq shume mbreme!? Mu duk sikur gjitheshka u kthye ne hi…ishin gjurmet qe la vullkani, me llaven e tij! Edhe sot vec hi-gri veshtroj…bej pe prek me dore ndonje relike…dhe ajo shkrihet ne hi! Pse me zgjon, njekohesisht…dhimbje dhe shprese…pse me zbret nga qielli ne token e ftohte…dhe une kerkoj varin, ku mund te gjej qetesi! Pse-te, i kam varg, po s’mund t’i them…te groposura ne shpirt i kam! Po ato buzeqeshjen ma prene, buzet te bashkuara i mbaj…dhe nuk lejoj pse-ne te dale! Pres te me thuash, atje larg, c’te tundoi kaq shume…qe mos perfillje me percolle, ne vend te fjales se zjarrte! Ka ca dite, qe ma mohon…fjale qe kish bere fole…tek e nesermja plot shprese! Nuk po te gjykoj, vetem po mbaj vesh, cdo ndodhe me tej! Mos shpirti im, si lecke ne meshiren e eres do perfundoje! Une nuk jam me ajo qe isha, syte shpresen kerkojne…qe rrugetimin, mori perseri…dhe une e deshperuar vajtoj!!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s