NE NDIHEMI TË PRIVILEGJUAR, QË PASQYROHET PUNA DHE VEPRIMTARIA E SHOQATËS SONË (Libri i prof.Murat Gecaj, “Me shpirt atdhedashurie”) / Nga: Av.Agron Isa Gjedia, Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”-Tiranë

NE NDIHEMI TË PRIVILEGJUAR, QË PASQYROHET PUNA DHE VEPRIMTARIA E SHOQATËS SONË

(Libri i prof.Murat Gecaj, “Me shpirt atdhedashurie”)

 

 

Nga: Av.Agron Isa Gjedia

Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”-Tiranë

 

 

ag

Av. Agron I.Gjedia

 

 

Bëjmë të ditur se, prej pak kohësh, ka dalë dhe është në qarkullim libri i profesor Murat Z. Gecaj, i titulluar “Me shpirt atdhedashurie”(Tiranë, mars 2015).
Përpos shumë e shume botimeve të tjera, për fusha dhe gjini të ndryshme, si dhe tani, i bie qe, pas botimit të dymbëdhjetë librave të tjerë dhe njërit që e ka në proces botimi, përpos përmbajtjes së tij të veçanta të këtij libri, del se ai nuk është përgatitur nga autori i shkrimeve të tij, por ketë radhë, përndryshe çdo here tjetër, shkrimet për këtë libër janë mbledhur dhe përgatitur për botim nga dikush tjetër, pra jo ai vetë.
Qëllimin, për të cilin janë mbledhur dhe përgatitur për botim materialet e këtij libri, e tregon më së miri edhe shënimi, i cili e ka shoqëruar këtë libër, që në fletën e tije të dytë. Ai është, si më poshtë vijon:

“Libri i kushtohet prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, me rastin e datëlindjes. Është një dhuratë për punën e palodhur në jetën e tij, deri më tani, në veçanti për përkushtimin ndaj bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata ndodhen.
Urime në 75-vjetorin e lindjes, i nderuar koleg e mik i ynë. Paqja, gëzimi e lumturia, me shëndetin e mirë, të përcjellshin edhe shumë vite tjera, se bashku me familjen, shokë e miq !
Nga: Sokol Demaku e Bahtir Latifi, Boras-Suedi”.

 

ag 1

Ballina e parë e librit, me autor prof.Murat Gecaj (Tiranë, mars 2015)

 

Pra, ky shënim tejet dashamirës i këtyre dy personaliteteve shqiptarë të letrave dhe patriotizmës, me qëndrim në Suedi, shpalosë më së miri formën e ngjizjes së këtij libri, qëllimin për të cilin u përgatit. Përpos dashamirësisë së autoreve të këtij shënimi, ai flet pak dhe saktë edhe për autorin e librit, i cili me punën e tij dhe respektin për të, prej kohësh emri dhe lidhjet e tij i kanë kaluar kufjtë administrativë të Shqipërisë.
Pa dyshim që ky libër, për autorin e tij, do jetë më i veçantë ndër ata, që ka shkruar deri tani dhe të tjerëve që do të shkruaj. Sepse ai ka qenë një befasim, në një datë të shënuar për të. Por, më këtë rast, duke dashë të shpalosë edhe të veçantën tjetër, e cila mbase nuk është e tillë për të gjithë, është ajo se në fletët e këtij libri zënë vend edhe pesë faqe, që kanë në to shkrimin e titulluar “Me Bytyçasit, festë e bukur në malin e Dajtit”.
Ky është një shkrim, që për ne Bytyçasit, ngado që janë, për në këndvështrimin tone, është shkruar në mënyrë artistike, më ndjenjë e nerv, por mbi të gjitha me entuziazëm dhe me dashamirësi.
Ndihemi të privilegjuar, që puna dhe veprimtaria e Shoqatës Mbarëkombëtarë “Bytyçi” pasqyrohet edhe në njërin nga këta lloj librash të këtij autori të mirënjohur. Rasti për të cilin është përgatitur ai, si dhe forma e “ngjizjes” së tij, është ndër më të veçantët e të gjithë krijimtarisë së këtij autori, i cili zë një vend të merituar në radhën e personaliteteve të letrave, që janë shkruar deri më tani, në shqipe.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë autorit të këtij libri të bukur, një rini të përjetshme, sikurse ai e manifeston në çdo veprimtari të tij. Jetë të gjatë dhe të lumtur, si dhe atë qe të mos rreshë asnjëherë penda e tij së shkruari, çdo herë dhe më shumë, vepra sa më të mira.

 

Tiranë, 8 maj 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s