PA DRITËN E JETËS / Tregim nga Shezair Koko

 

PA DRITËN E JETËS

 

Shezair koko

 

Tregim nga Shezair Koko

 

Për të, jeta ishte si gjella pa krip. Si gjumë me ëndrra shqetësuese. Edhe qortimi më i vogël i dikujt, i’a thyente zemrën e thyer. Në gji e digjte malli i thellë i Yllit të rrëzuar. Ndoshta, vetëm nga kujtimi i atij Ylli jetonte.Bisedonte me njerëzit, por me mendje nuk ishte gjithmonë në bisedë. Edhe kur dëgjojnte gëzime, nuk gëzohej lehtë. Ndërsa pikëllimet e të tjerëve e lëndonin, por nga ana tjetër e ç’mallnin me atë, që i shkaktonte dhimbjen e madhe.Me kalimin e viteve, njerëzit përreth, i vinin re shtimin e rrudhave në fytyrë dhe lezetin që i kishin marrë rrobat e zeza. Kudo, e shoqëronte një boshllëk. Në shtëpi, në rrugë, në pune…. Edhe në ditët më të bukura, ajo,do t’a krijonte një re të zezë. Kishte shumë kohë, që nuk i’a thoshte më goja fjalën më të rëndësishme të jetës. Dhe, kur e pikte malli, saqë nuk duronte dot më, shkonte dhe takohej me vetminë. Aty, puthej e lotohej me kuptimin më të madh të jetës së saj. Kështu e kalonte jetën vajza jetime, ndonëse, çdo gjë tjetër në këtë jetë nuk i mungonte.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s