Releksion mbi vëllimin me tregime Enukët ëngjëllorë, të shkrimtarit Moikom Zeqo. (Bota shqiptare 2013) / Nga : (Hamdi) Erjon Muça

Releksion mbi vëllimin me tregime Enukët ëngjëllorë, të shkrimtarit Moikom Zeqo.

(Bota shqiptare 2013)

 

 

Erjon Muça

Nga : (Hamdi) Erjon Muça

 

 

” Seremo datur cunctis, animi sapienta pancis!
( gjuha i është dhënë gjithkujtë, mënçuaria pakujt)! “

 

 

Të shkruash poezi apo edhe prozë, nuk është aspak e lehtë. Këtë e them me bindjen dhe sigurinë e atij që rreket të shkruaj gjëra të vogla, të thjeshta. Por të shkruash diçka të tipit të këtyre tregimeve është, është…
Po! Po!
Haluçinante.
Po e përdor edhe unë këtë term të autorit megjithëse përdorimi i tij është paksa i rrezikshëm. Është e tillë pasi vetë termi rjedh nga fjala halucinazione, që ka dy kuptime si në gjuhën mëmë prej nga rrjedh ashtu edhe në gjuhën tonë.
Pra thikë me dy presa.
Kuptimi i parë është vegim dhe vegimet në të shumtat e rasteve janë përfundim i një gendje anomale, pisikodelike. Kurse i dyti është, vizion dhe vizionet në të shumtat e raste që njohim, kanë qenë dhe mbeten rrëfimtare, përfundim i një gjendje surreale, të shenjtë.( Natyrisht unë po e përdor në kuptimin e dytë të sajë.)
Teksa lexon këto tregime vizionare, ndihesh keq, të vejen keq. Pasi këto tregime, nga ajo që mund të kuptojë një lexues i mesëm, si unë, nuk mund të jenë për të gjithë, për masën. Në njërin prej këtyre tregimeve lexuesi kupton se kjo keqardhje ka zaptuar edhe vetë autorin. Kur shkruan se masat mbushin stadiumet dhe boshatisin bibliotekat publike.
Janë këto, masat që adhurojnë Mesi-n dhe injorojnë Borges-in.
Nuk njohin ekzistencën e Gabriel Garsia Marquezit, por adhurojë madje dëshirojnë jetën, pasurinë e Pablo Eskobarit.
Ky libër nuk ka se si të jetë për masat që mundohen të lodhin xhepat, por jo mendjet e tyre të papërdorura. Asnjë nga këta individë nuk do të mund të duronte dot vizionin e këtijë libri.
I magjinoj sikur një nga këta individë të pasur, të futej në një dyqan margaritarësh dhe diamnatësh dhe në vënd të një shitësi të rëndomtë të gjente autorin e Enukëve Engjëllorë, Intelektualin Moikom Zeqo. Ai duke i terguar një diamant do ti thoshte.
” Zonjë, ose zotëri” ju jeni duke blerë copëzën më të bukur të karbonit të cilën e shkëputi ga gjiri i tokës mëmë, llava e nxehtë që shpërthnte për në sipërfaqe nga zemra e bërthamës së sajë. E duke kalur përmes shtypjes së madhe që toka mëmë ushtroi mbi të, doli në sipërfaqe me këtë formë.” Njeriu, i masës do e shihte me habi, gati i tmerruar. Pasi për të është e pamendueshme që diçka kaq e tejdukshme të jetë pjellë e diçkaje të zezë sterr.
Në këtë libër, Moikom Zeqo, duket sikur i flet të gjithë idhujve të vet, por duke i parë si të barabartë dhe pa kurrfarë frike: për tërmetin filozofik, psikologjik dhe ekzistencial që rreziokn të shkaktojë!
Dilemave madhore, ( Equacioneve ekzistencile me dy të panjohura) i bashkangjit edhe të panjohurën e tretë. Të gjitha dilemave duke futur këtu edhe atë të hamletit, të Faustit, duke mos përjashtua as atë dilemën gati banale që udhëton edhe në gojët e masës.
Është ajo dilema e vezës dhe e pulës, se kush lindi e para,( Kush është e parë vlera X apo vlera Y) ai me qetësinë e një gjeniu i fut edhe vlerën e tretë (Z ). Këtë e bën duke përdorur në mënyrë figurative elemntin ujë. Pra ai na thotë: mirë që nuk e dimë se kush e polli pula vezën apo veza pulën? Por ama kush e fekondoi vezën që do pillte pulën që do pillte vezën.
Autori, në faqet e këtijë margaritari absurd, real, përdor një thënje latinë të cilën unë e përdora në filim dhe tani dua që ti shtoj edhe diçka.
Nëse gjuha është për të gjithë dhe mënçuria e disave, gjenialiteti, kurdo që shfaqet, është i parakohshëm, për kohën.
Qe i parakohshëm në antikitetin e Pitagorës, të Platonit, të Arkimedit, të Virgjilt dhe të Senekës. Ishte i parakohshëm në mesjetën e Pjer Abelarit. Mbeti i tillë në rilindjen e Dantes, Machiavelit dhe të Da vinçit. Vazhdoit të ishte i tillë në klasicitetin e Mazartit. Po ashtu edhe në modernizmin Dekadent të uajlde-t, të Nitzhe-s, kafka-s, apo në bet generation të Kerouac-ut. Dhe vazhdon të jetë i tillë në postmodernizmin Haluçinant (Vizionar) të Enukëve engjëllorë. Të Intelektualit Moikom Zeqo.
Ndokush mund të mendoj se kam ekzagjëruar, se po deliroj. Nuk kundështoj dot askënd, ngaqë ky libër më ka sygjestionuar,(Kushtëzua vizionet e më parshme) shumë. Aq shumë sa tashmë as shiun që bie jashtë dhomës time nuk e shoh si më parë, pas qelqeve.
Por jam duke e parë pas një kompozimi kimik të përberë nga pluhur siliçit dhe e disa mineraleve të tjera , që po të ndodhej nën shi do të qe kthyer në baltë.
Pjesë e baltës fillestare.
Piza 10-02-2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s