KADARE: DUHET DHE DO TË MARRË ÇMIMIN NOBEL (Flet eskluzivisht për gazetën ”Telegraf” njeriu i shquar i artit dhe letrave franceze, Prof.Daniel Leuwers. ) / Nga Agron Mema.

Ismail_Kadare_1

 

KADARE: DUHET DHE DO TË MARRË  ÇMIMIN NOBEL

 

(Flet eskluzivisht për gazetën   ”Telegraf”  njeriu i shquar i artit dhe letrave franceze, Prof.Daniel Leuwers. )

 

 

agron mema

Nga Agron Mema.

 

 

I ndodhur këto ditë në qytetin e Sarandës për të marrë pjesë në edicionin e tretë të eventit artistik ”Art pa kufij, Profesori i disa univeresiteteve franceze, njeriu i artit dhe letrave të këtij shteti të fuqishëm në art dhe kulturë, i nderuari Daniel Leuwers, është shprehur eskluzivisht për gazetën “Telegraf” për një nga zërat më të fuqishëm të letrërsisë shqiptare, Ismail Kadare.

 

11216115_789522327830712_835704348_n

 

Zoti Leuwers është shprehur se Kadare ka qenë kontakti i parë i tij me letërsinë shqipe duke lexuar veprat e tij të përkthyera në frëngjisht dhe nga leximi i tyre është befasuar dhe mrekulluar duke ju shtuar edhe kurioziteti të njihej me shkrimtarin dhe të vizitonte vendin e tij.Dhe kjo, pas disa vitesh që qe krijuar kontakti virtual, erdhi si një ditë e mbarë në atdheun e tij, Francë, ku Kadare qe i ftuar në një panair letrar dhe u mundësua takimi i tyre.Takim që do të thellonte miqësinë dhe respektin për letërsinë shqipe.Kadare, -shprehet në bisedë prof.Leuwers të befasonte me paraqitjen, kulturën, euridicionin , por mbi të gjitha dashurinë dhe respektein që kish për vendin dhe popullin shqiptar.Prej tij mësoje shumë gjëra që ne , francezët nuk i dinim, sidomos për Ali Pasën dhe lidhjet e tij me ushtrinë franceze dhe kontributin e Francës në arsimimin shqiptar, sinqerisht këto nuk i dinim dhe i mësuam nga i madhi Kadare.

 

11245421_789522411164037_2019029743_n

 

Prej tij mu shtua akoma më shumë dëshira dhe kurioziteti për të vizituar Shqipërinë dhe trevat e sajë jashtë kufijve shtetror. Dhe këtë e kam realizuar disa herë deri sa kam zënë edhe miq të shumtë jo vetëm nga arti si poeti i ndjerë Ali Podrimja, por edh njerëz të tjeshtë, por zemërbujarë.Shumë herë kam ardhur dhe vizituar qytete të ndryshme të Shqipërisë ku Durrsi më ka pëlqyer shumë. Në Sarandë vij për herë të parë. Mbeta i mrekulluar nga natyra e bukur shqiptare dhe ujrat e kaltra të jonit.Nga gjellët e mira si kosi i deles dhe peshku i shijshëm, por sidomos kosi i deles që nuk ndjej të ngopur, a thua se më zëvendëson oksigjenin e mushkrive. Mësova se ka edhe një kala të Ali Pashës ku u lidh marveshja e tij me ushtrinë franceze.Ajo ndodhet në Butrint dhe do shkoj ta vizitoj.Po loboj fuqishëm që Kadare këtë vit të vlersohet me çmimin NOBËL, dhe jam i habitur nga pengesat që i sjellin se i takonte ta kish marrë ku e ku më parë. Jam i bindur se do fitojmë atë që meriton vet kadare me veprën e tij shumëdimensionale. Një njeri i madh i një populli të vogël me vlera të e tradita të mëdha . Franca ka mendim pozitiv edhe për pavarsinë e Kosovës ku unë kam shkuar disa herë dhe megjithse ndihet atmosfera dhe plagët e luftës, po shoh përpjekje në shtet formim dhe funksionim të tij në parametrat evropiane.Ne kemi qenë pro dhe kemi mbështetur pavarsinë e Kosovës , kjo u tergua me shumë aktivitete të zhvilluara në francë dhe dërgimi i Kushnerit në Kosovë. Respektet e mia për popullin shqiptar, kosovar dhe gjithë artistat e këtij populli paqe dashës në ballkanin e trazuar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s