“NA KENI BËRË TË NDIHEMI KRENARE…” / Fjala e recensenteve të librit “Për ju, krijuese”, nga prof. Murat Gecaj .

“NA KENI BËRË TË NDIHEMI KRENARE…”

(Fjala e recensenteve të librit “Për ju, krijuese”, nga prof. Murat Gecaj)

 

 

1.

 

Që në fillim, dëshiroj të nënvizoj se jam e respektuar, që bëj pjesë në këtë libër të ri, me autor prof.Murat Gecaj-publicist e studiues. Pra, këtu është edhe shkrimi tij, për njërin nga librat e mi poetikë,”Vasha e valëve”(Prizren, 2010) dhe ky recension i shkurtër, të cilin mund ta bënte secila nga koleget e miket e mia, që përfaqësohen në këtë botim.

 

ak

Z. Kryeziu-Manaj

 

Parë në tërësi, më tërhoqi vëmendjen, se nga rreth 90 shkrime, që ka gjithësej ky libër, mbi 30 nga ata flasin për autore, të cilat jetojnë e punojnë në Diasporën Shqiptare. Kështu, ato janë me vendbanim të përkohshëm: në Amerikë e Kanada, në Angli, Francë, Itali, Suedi, Greqi e Vojvodinë etj., ku i kanë hedhur dallgët e jetës.Por, ashtu siç theksohet në shkrimet e recensionet, për libra të ndryshëm ose në bisedat e zhvilluara, poetet e shkrimtaret, artistet e veprimtaret tona janë përherë me mendje, sy e zemër në vendlindje, në Shqipëri e Kosovë dhe në trojet tjera amtare shqiptare. Prandaj, nëpër faqet e këtij libri pasqyrohen ndjenjat e mendimet, brengat e shqetësimet, malli i pashuar dhe dashuria e tyre e pakufishme për Atdheun e mbarë Kombin tonë të stërlashtë.

Mund të veçoja, në këtë recension edhe përparësi tjera të këtij libri të rrallë ose, ndoshta, të parin në përmbajtjen e vet, në botimet tona. Por nuk mund të lë pa përmendur se autori i tij,  në tëra shkrimet e paraqitura këtu, dëshmon nderim, respekt e dashamirësi për të gjitha femrat tona, krijuese dhe veprimtare shoqërore. Këtë gjë, ai e ka realizuar më së miri dhe bukur, përmes shkrimeve në gjini të larmishme publicistike, me gjuhë të pasur e fjalor të zgjedhur etj.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, e përshëndes, e uroj dhe e përgëzoj prof. Murat Gecaj, autorin e librit me titullin simbolik,  “Blerim pranveror”(Për ju, krijuese), i cili është mbushur me dashuri e mirënjohje, për disa krijuese tonat, si në trojet amtare dhe në diasporën shqiptare.

Me këtë rast, nga zemra i dëshiroj: Çdo të mirë, në jetën e tij dhe të familjes!

Me respekt të veçantë:

 

Zyrafete Kryeziu-Manaj

Suedi, prill 2015

 

 

ak 2

Ballinat e Antologjisë “Për ju, krijuese”(Tiranë, prill 2015)

 

 

2.

 

Përshëndetje, i nderuar prof. Murat Gecaj!

Sapo e përfundova leximin e dorëshkrimit, që më kishit dërguar, për librin tuaj me shkrime e intervista të mjaft penave, femra shqiptare, si në Atdhe, po ashtu në diasporë.

Për mendimin tim, ky libër është një ide novatore në letërsinë shqipe. E them këtë gjë pasi, që të evidentosh femrën krijuese, të vesh në pah vlerat e saj, forcën, talentin, shpirtin njerëzor e artistik, nuk është pak. E kam fjalën se bëhet, pikërisht sot, në kohën që jetojmë, kur mësojmë se si ajo po trajtohet: e shtypur, e ndrydhur, e pambrojtur dhe e papërkrahur nga shoqeria, por dhe intancat e larta, qeveritare e shoqërore dhe organe të tjera përkatëse. Prandaj, mendoj se kjo nismë e juaja vetjake duhet falënderuar e vlerësuar!

 

zk 3

           E. Kondi

 

Ndihem mirë, që aty lexova emra të njohura poetesh e shkrimteresh dhe artistesh e veprimteresh, që me aq dashuri i janë përkushtur, deri në sakrificë, rrugës së letërsisë dhe artit e detyrave shoqërore, që janë gdhendur në kujtesën dhe zemrat e njerëzve. Ndërsa ju na e keni rifreksuar kujtesën, na keni bërë të ndihemi krenare për atë të kaluar, atë brez të atëhershëm. Por u ndjeva mirë, kur pashë dhe intervista penash të reja, gjithashtu, plot talent.

Sigurisht, unë ndihem dyfish e vlerësuar, sepse përveç se më keni përzgjedhur recensente, pashë në këtë libër të ardhshëm edhe shkrimin për librin tim të parë me poezi. Pra, falënderimi im është i posaçëm dhe i veçantë.

“Babush”, ju përgëzoj e ju nxiti dhe ju mbështes për këtë libër të ri e domethënës, të cilin e pres me padurim, që  të dalë në qarkullim dhe ta marr në duar. Përqafime nga larg, me shumë mall e respekt:

 

Enkelejda Kondi-Masseboeut

Francë, prill 2015·

 

Shënim i ri  në FB, nga poetja E.Kondi: “Për ju, krijuese”, është libri më i ri i mikut tim të nderuar, Profesor. Murat Gecaj ose, si e thërrasin miqtë e tij, “Babush”. Suksese librit tënd më të ri, Babush! Mezi pres ta kem ndër duar. Më vjen mirë që, në ballinën e këtij libri, është dhe emri im, me një koment modest, kushtuar kësaj nisme të re në letërsi, pra evidentimi i femrave krijuese dhe artiste, kudo në botë.

Francë, 6 maj 2015

(Njoftim:Autoret, që janë pjesë e këtij botimi ose të afërm të tyre dhe lexues tjerë të interesuar, këtë libër e gjejnë në kioskën-librari,”Art-Sport-Kulturë”, në krahun e djathtë të portës hyrëse, për në Bibliotekën Kombëtare.

Kontaktet: Celulari: 068.253.5330 dhe Tel.fix: 00355.42.222.645)

 

Tiranë, më 11 maj 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s