ANDRRA E PRÊTASHIT TË GRUDËS DHE NIPI I TIJ, NIKOLLË BERISHAJ / Nga Kolec TRABOINI

   andrra-e-pretashit-at-anton-harapi

                                                                                          

ANDRRA E PRÊTASHIT TË GRUDËS DHE NIPI I TIJ, NIKOLLË BERISHAJ

 

  Nga Kolec TRABOINI

 

 

Në festivalin Libra dhe Art (art s’pashë kurrkund) u takova dhe piva kafe me nipin e Prêtashit që kishte ardhur nga Tuzi. Pikërisht Prêtashit historik të romanit të At Anton Harapit (Shkodër, 5 janar 1888-Tiranë, 20 shkurt 1946), sepse ai, personazhi qe i jep emrin veprës, ishte dhe person real nga Gruda. Në vitin 1918 At Anton Harapin ishte famullitar në Grudë ku është njohur me personin që e mori si prototip për vepren e tij Prëtash Cuks Berishaj. Madje nipi i Prêtashit historik, Nikollë Berishaj, dha edhe një intervistë në TVSH si përkthyes i disa romaneve nga sllovenishtja të botuar nga shtëpia botuese “Toena”.

 

11169866_1059512390730358_1502224882041903737_n

 

Shkrimitari dhe publicisti At Anton Harapi para gjyqit komunist.

 

 

Kësaj radhe kishte promovimin e një përkthimi të ri, romanit të shkrimtarit slloven Drago Janĉar “Druri pa emër”me tematikë mbi fatet njerëzore nën diktaturë. Ajo vepër që e cituam në titull të këtij shënimi, “Andrra e Prêtashit” është më të vërtetë një monument, jo se kohës sonë u mungojnë burrat e historisë, se kështu tëharrje ndodhin gjithkund, por ai libër është për mendimin tim një monument jashtëzakonshëm gjuhësor sepse At Anton Harapi ka qenë i angazhuar totalisht të sjellë jo vetëm personazhe e karaktere, situata të gjendjes së malësorëve të asaj kohe, por edhe me gjuhën e tyre karakteristike dhe të pasur, të cilën të folme pak vështirë është ta gjesh më si gjuhë e gjallë edhe në banimet më të izoluara të Malësisë. Nuk gjej asnjë vepër tjetër të jetë aq e gjallë në të folmen e malësorëve të Malësisë së Hotit e të Grudës. Përtej saj mbase një nga andrrat e Prêtashve të historisë ka qenë që bijtë e tyre të shkollohen e të bëhen njerëz të ditur e kjo në të vërtetë është një dëshirë gjithsesi e realizuar. Ka shumë emra sot në Tuz, Podgoricë apo dhe në Malësi e tash edhe në mergim, që janë të njohur kudo në trevat shqiptare si Nikoll Berishaj, Anton Gojçaj, Fran Camaj, At Pashk Gojçaj, Mirash Luca e tjerë. Ishte kënaqësi të pije një kafe në mjediset e Festivalit të Librit dhe Arteve “Tirana Open 2015” me nipin e Prêtashit Nikollë Berishaj dhe me të kujtonim me respekt shkrimtarin e paharruar At Anton Harapi dhe veprën e tij të çmuar, i cili para gjyqit të komunistëve qëndroi kryelartë e krenar si shqiptar: “A e dini se çdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quajm Shqypni”.

 

 

Kolec Traboini 2012  Pantheon Studio

Kolec Traboini 

 

7 maj 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s