Epika dhe tragjikja në poezinë e Adem Zaplluzhës / Nga Agron Shele

     

Epika dhe tragjikja në poezinë e Adem Zaplluzhës

 

 

AgronShele 2

                    Nga Agron Shele

 

 

Karakteri epiko- tragjik i artit kosovar, është i lidhur ngushte me përvuajtjen dhe martirizimin e një populli për liri dhe pavarësi, dhe si i tillë ai hedh dritë jo vetëm mbi atë të shkuar dramatike, që për nga përmasat kalon dhe dhimbjet biblike,  por i shërben dhe kujtesës kombëtare, që akte të tilla makabre të mos përsëriten më. Nën këtë vazhdë dhe përbrenda kësaj tradite vjen dhe arti poetik i autorit të njohur, Adem Zaplluzha, i cili me fjalën e tij artistike e ngre sublimitetin e atdheut të vet në faqen më të ndritshme të panteonit historik . Që në fillim duhet theksuar se vepra e ketij autori ka dimesione  dhe përmasa të pakufishme, vjen e plotuar dhe kapërcen gati të gjitha zhanret, është voluminoze duke përbërë kështu një enciklopedi më vete, dhe e gjithë kjo risi krijuese përshkohet nga një bosht i mirëpërcaktuar, nga një frymë koherente filozofike dhe ide e konsoliduar. Tematika e larmishme sjell shpesh tabllot e gjalla të ngjarjeve që kanë ndodhur, të cilat ashtu sikurse janë dhe në kohezion me realitetion gri shprehin jo vetëm lajmotivin e atdhedashurisë,  lirisë dhe të drejtave humane e njerëzore, por dhe konceptin e vetë pjekurisë intelektuale dhe artistike të vetë autorit.   Vëllimi poetik  “ Më mirë një gjysëm ëndrre” ndahet në tre cikle, dhe për nga ndërthurja dhe ndërtimi vlen të veçosh idetë madhore dhe ritmin e lartë që ndjekin këto krijime.

 

 

adem

Adem Zaplluzha

 

1- Cikli i parë poetik hapet me poemën epike- tragjike “Le ta ndiej veten si në Tivar”. E gjithë arena kombëtare,  por dhe ajo ndërkombëtare janë njohur me këtë masakër nga më të tmerrshmet të ndodhura në Tivar, ku faktet historike, hedhin dritë për kufijtë e paimagjinueshëm të urrejtjes sllave, e cila në bashkëpunim me terrin e kuq komunist shqiptar, në  mënyrë djallëzore dhe të pabesë vrau lulen e rinisë kosovare. Se deri ku arrijnë kufijtë e kësaj dhimbjeje, këtij krimi kaq monstruoz dhe të njohur botërisht, e shprehin vargjet e autorit, të cilët  nuk ravijëzohen thjesht si metrikë poetike, por si elegji që do jehojë në jetë të jetëve pafajësinë e shpirtrave të tyre heroikë.

 

“ Në Tivar pamë varre të mbjellë mbi varr

Vetëm një dorë mizore

Me shpirt bishe

Mund të gjuajë batare plumbash

Në njerëz duarlidhur

Me prangat pafajësisë”

 

Që në fillim ndeshemi me përmasat e kësaj dhimbjeje apoliptike, këtij pikëllimi të pakufi  “ varre të mbjellë mbi varr”, ku pabesia, mizoria dhe ligësia çnjerëzore godet dhe mbjell vetëm vdekje.  Autori, si misionar i ndërgjegjies së popullit të tij ngre akuzën e madhe për këtë kryetragjedi dhe nga përtej shpirti i tyre kërkon drejtësi hyjnore. Kjo dorë mizore do të përsëritej dhe në luftën më të fundit në Kosovë, luftë e cila e sprapsi përfundimisht pervesitetin e qytetërimt evropian  “ pervesitetin sllav” dhe hapi tjetër perspektivë për popullin martir shqiptar-kosovar.

Dhe në përmbyllje të kësaj poeme, poeti nuk mund të dalë jashtë ndjesive dhe percepitimit të tij, por kërkon të shkrihet bashkë me të, të bëhet pjesë e saj, asht i ashtit të tyre.

 

“Nëse nuk mund të të ofroj asgjë

Merre këtë copë të ashtit të thyer

Vendose diku në ndonjë varr

Merre hisen tënde

Le ta ndiej veten si në Tivar”

 

Kuptimi i kësaj poeme shkon dhe më larg dhe për më tepër shërben si thirrmë për brezat që do vijnë, të cilët duhet të njohin sakrificën dhe rrugën e gjakut  të paraadhësve të tyre, si dhe të bëhen mbrojtës të lirive, principit njerëzor dhe krenarisë kombëtare shqiptare, si krenari e trashëguar që nga fiset ilirike.

 

2– Në ciklin e dytë autori bën një kapërcim të madh poetik duke u përqëndruar tek mesazhi poetik, si frymë dhe burim shenjtërimi shpirti, por dhe si koncept dhe filozofi mendimi. Gjithashtu nëpërmjet formave dhe gjetjeve shpreh botëkuptimin ideo-artistik, si indetifikim të artit që e veçon, por dhe risisë letrare që krijon.

 

“Ne të gjithë jemi të gjykuar

Të jetojmë mes ëndrrave

Vetëm me një gjysmë vegimi

Kurse gjysma tjetër i takon futurizmit.”

 

Këto vargje shprehin qartë edhe idilin udhëheqës të autorit, sikurse eshtë futurizmi, fluiditeti i ejmotiveve dhe kontrasteve të fora, të cilat shembin ç’ do traditë të shkuar për të shprehur modalitetin por dhe tendencat e absorgimit  të sotëm.

 

3- Ndërsa cikli i tretë dhe i fundit rikthehet me një tjetër stilistikë tek boshti i përshkrimi poetik të gjithë veprës; si : plagëve  të luftës, qytetit të djegur, himnizimit të martirit, marshimit përmes Sharrit, etj. Nëpërmjet vargjeve të lira, fuqisë shprehëse, kompozicionit, anës metaforike dhe frymëzimit të lartë, zëri autentik i poetit ngrihet në kurbaturën dhe nivelin më të lartë dhe që nga maja e kësaj thagme ai deshifron pareshtur epopene e popullit të tij.

 

“Besoj se nuk mbani hidhërim

Për skamjen tonë

Ishim në gjendje t’jua jepnim frymën

Edhe ju e dini se për luanët e lirisë

Ne nuk e kursyem

As gjakun e fëmijëve, të fëmijëve tanë”

 

Poezia e tij në këtë vepër vjen si prelud dhe moderaturë bashkohore, pasi ndërthurja e epikës me skematizimet e poetikës moderne, e bën sa intrigus po kaq dhe të veçantë për llojin e gjinisë së shkruar  dhe orgjinalitetin që përcjell.

Autori Zaplluzha është publikues i 133 veprave letrare, i qindra artikujve dhe pjesëmarrës i shumë antologjive letrare, prurje kjo që të impresionon por dhe befason, dhe për më teër të bën të kuptosh se madhështia  e artit të tij i ka bërë shërbimin më të çmuar fonetekës së letrave shqip.

                                                                        

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s