HOROSKOPI PA PESHORE I SHKRIMTARËVE / Esse nga MARK SIMONI

HOROSKOPI PA PESHORE I SHKRIMTARËVE

 

 

Mark simoni - 1

 

Esse nga MARK SIMONI

 

 

Një tufë shkrimtaresh qyqarë, mbledhur sa një grusht, trokisnin dyerve të zyrave që tu jepej një sallë për promovimin e një libri. Madje as biblioteka e qytetit, që është e të gjithëve, por pikësëpari më shumë e njerëzve që merren me libra, nuk ua hapte derën pa lejen e zyrtarëve. Ashtu të kërrusur (nuk e di nëse kërrusja vinte nga hallet apo mendimet, mbase prej të dyjave e mbase prej asnjëres prej tyre), silleshin vërdallë me libra në krah, pa pikën e shpresës shkrimtaret e shkrete.
Kjo skenë me kujtoi Padoven, kur vizitova “Sallën jeshile”, një sallë komode me ndenjëse dhe mure jeshile, që u qe rezervuar njerëzve që donin të lexonin ndonjë libër a gazetë në një ambient ku nuk paguhej asgjë. Madje në Itali është dhe shprehja frazeologjike “Jam në jeshil” (ne kuptimin qe Jam ne nje vend ku spaguhet asgje), që e ka etimologjinë kuptimore pikërisht nga funksioni i kësaj salle. Vetëm pak më tutje Sallës jeshile, (pjese e “Caffe Petrochio”), bash në “Piazza dei Signori” është një kishëz e vogël katolike, që, një ditë të muajit ua lëshon besimtarëve ortodoksë që të qojnë meshë në sallën e saj. Pak me tutje, diku aty rreth, në një papafingo të lartë plot dritare, piktori i famshëm Gioto strehoi në 1306 për shumë muaj Dante Aligierin, në kohën kur Poeti qe në ekzil.
Sa herë që njihesha me fakte të reja të kësaj natyre, ku i hapeshin vend të tjerëve për të lexuar e besim, më kujtohej ajo tufe njerëzish të librave që kërkonte sallë për promovimin e një vepre. Nuk e di se ç’emër e fame do të lenë në kujtesën kolektive ato shkrimtare me libra në krah, (dhe që i binin pash e më pash qytetit për një strehë promovimi). Por për një gjë jam i sigurt. Zyrtarët që nuk u japin asnjë përgjigje dhe zgjidhje do të jenë vetëm pjesë e harresës dhe shumë shpejt nuk do të mbahen mend më.

 

11140365_1651334498429002_1486652526763389726_n

 

Di qe, Kryepolicin e Parisit nuk do ta kujtonte kurre, askush, nëse ai nuk do të përmendej në kronikat e kohës vetëm e vetëm se, dhe ai i vuri një dorë arkivolit të Viktor Hygoit, në ditën e mortit të shkrimtarit të madh. Balzaku duke e përmendur në libra rrobaqepësin e tij, e bëri te paharruar emrin e këtij zejtari. Vetëm një shkrimtarë mund ta sajdiste terzinë me paharresë. Rrobaqepësi mund të mbahet mend vetëm për aq kohë sa të rrojnë petkat e qepura prej tij, dhe asnjë ditë më tepër. Vetem shkrimtari i jep shans njerezve qe te kujtohen gjate.
Nuk e di nëse do të vijë një ditë që zyrtarët e pavemendshëm ndaj njerëzve të librave, të kërkojnë falje apo të tremben nga mëkati.
Mbasi pak me lart permenda Giotto-n, piktorin e famshëm te Rilindjes, rreth tij mu kujtua nje fakt. Para ca muajsh kam parë tek “Pallati i Arsyes”,(Gjykata e vjetër), në Itali, pikërisht afreskun e tij, (që konsiderohet dhe vepra e parë e Rinashimentos në pikturë). Cfare kishte ndodhur. Ajo vepër qe porositur nga pinjolli i fundit i një familje të pasur fajdexhinjsh padovane, Porositesi e beri kete mbasi qe ne prag te vdekjes, dhe kerkonte të fitonte faljen e mëkateve para ditës së gjykimit të madh. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur kur janë gjykuar ata fajdexhinj, por për një gjë jam i sigurt, që bashkëkohësit e tyre ua kanë truar e mallkuar shpirtin sa herë janë rrënuar prej tyre, por askujt nuk do i kujtohej ky pizaveng fajdexhi tash shtate shekuj nese Giotto sdo ta kishte ne pikturen e vet.
Që nga periudha e Venecias, në sheshin më të gjërë dhe vendin më të dukshëm , në një prej fasadave më të famshme është Sahati i madh i Padovës. Atje si në çdo sahat janë 12 orët e ditës. E pranë tyre, atje ku do të kishte dhe 12 shenjat zodiakale të Horoskopit, dallohet nga të gjithë se ka vetem 11 shenja. Mungon njëri simbol, peshorja. Thuhet se, atëherë kur Artisti po e përfundonte këtë vepër impresionuese, nuk iu dha pagesa e plotë e premtuar, iu hëngër haku. Dhe Artisti në shenjë hakmarrje dhe demaskimi, hoqi nga fusha e sahatit shenjën e peshores, duke iu treguar publikisht, në këtë mënyrë të gjithëve, prej qindra vjetësh, se aty s’ka patur Drejtësi.
Unë nuk jam Anna Bonom, që komenton horoskopin, por që shenja e peshores nuk ka qenë kurrë shansi i fatit të njerëzve të kulturës e të dijes, kjo dihet. Disiplina e re shkencore, metaletërsia, na jep kodin dhe na bën të kuptojmë se nëpër sa e sa tramvaje, mundime, vuajtje e përpjekje, brenga e sfilitje, keqkuptime dhe nëpërkëmbje, kanë kaluar jetët e shumë prej autorëve, apo sa i zymtë, i vrazhdë, i egër, ka qenë realiteti mbi të cilin janë ngritur veprat e tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s