Shtet ligjor, jo shtet popullor / Nga Rudi Berisha

562X315314389_1

 

Shtet ligjor, jo shtet popullor

 

 

 -Shumë familje të mbyllura që shumë vite nga vrasje-gjakmarrje, jo besë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Në trojet etnike shqiptare serish është kthyer koha e ligë, koha që ishte para shumë vitesh. Vrasje, hakmarrje, gjak për gjak, veç sot akoma më shumë. Sot duhet të jetë burgosje për ata që vrasin. Dhe, jo gjak për gjak, të zbatohet të është quajtur ‘’ Kanun i Lekë Dukagjinit ‘. Sot kjo është absurde, kjo është vrasje e të vegjëlve tonë,  fëmijëve tonë.

 

11058486_1387395727960908_3555371522057638396_n

Nga Rudi Berisha

 

 

Një fëmijë erdhi në jetë, pas tij edhe disa fëmijë të tjerë, kjo çdo shtëpi i gëzon, por në disa familje kjo i shqetëson, i bënë të qajnë, të ndihen keq, ka familje që  njëzetë vite të mbyllur në shtëpi, pa besë, pa dal më larg së oborri i shtëpisë, pa shikuar më larg së përtej murit, duke shikuar nga dritarja, të mallëngjyer dhe të lodhur nga varfëria, pa liri të kësaj toke…

 

Edhe pse pas viteve të 90-ta në Kosovë është marr një veprim gjithë popullor, duke lëviz shumë mirë në drejtim të pajtimeve të gjaqeve në tokë shqiptare, ato vite ishin të brishta, Kosova ishte e pushtuar nga armiqtë shekullor sllav, nga armiqtë çetnike-serb. Populli i Kosovës ju bashkua thirrjes së plakut të urtë Anton Çetës, që të fal gjakun e familjarëve të tyre të vrarë në vëlla-vrasje.

 

U pajtuan më mija- mija gjaqe, por kjo rrugë u bë më e madhe serish pas viteve 99-në. Sot ka disa familje ku para njëzet viteve axha i tyre ka vrarë një të afërm, ku më shtëpi janë larg vetëm 200 metra, dhe pas shtatë viteve në këtë familje lindi një fëmijë, një fëmijë më gjak shqiptari. Një fëmijë ku më pas do të përcjell hija e jetës, hija e zezë, dhe pas do viteve ky fëmijë do të ndërpres shkollën për arsye të frikës, për arsye të kanunit famëkeq ‘’Lekë Dukagjinit’’.

 

Pse për shkak  të axhës së tij ose të babait që bëri një vrasje në një konflikt të vuaj fëmija, kur vrasja ndodhi kur nuk ishte ardhur akoma ky fëmijë në jetë. Tani ky fëmijë dhe shumë fëmijë të tjerë kanë një fat të keq, një fat të sjell nga një familjar, të vuajnë fëmija po sa të lindur, ku çdo hap sa të jenë gjallë do t’i përcjell frika, hija e zezë, do të marrin fajin e dikujt që fare nuk kishte të bënte më atë vrasje, atë gjak të derdhur.

 

Para se të ngatërroheni ju lutem dorës së shtetit të parandaloj ngatërresat, të ndaloj, dhe në mënyrë të shpejt të reagoj dora e shtetit. Gjyqësia të jap fjalën e saj, të jep çmimin e merituar, të drejtë dhe të jetë i ashpër tek ata që vrasin. Shumë familje që sot kanë fëmijët e tyre të vdekur nga Vëlla-vrasja nuk e falin gjakun për arsye që nuk pajtohen më dënimet e marr vrastarët nga prokuroria, nga drejtësia { nuk besojnë në drejtësi } dhe kjo qon deri tek vrasje të reja. E vërtetë është se ka shumë që kanë qit pushkë në vëlla-vrasës dhe janë dënuar shumë pakë, dhe shumë shpejtë janë dal në liri, kjo rrugë e dërgon popullin në vrasje të reja.

 

Por tek gjyqësia nuk gjykohet më dhembje, as më urrejtje, as më lot. Shumë familjar të të vdekurit nuk pajtohen më dënimin, por është e kuptueshme kjo gjë, por ne kërkojmë që të gjithë të dënohen më nene ligjore të kushtetutës së shtetit, jo të Kanunit të ‘’ Lekë Dukagjinit’’ , pa kompromis, dhe më çmim të merituar për vrastarët nga gjyqi shtetëror …

 

Ju lutem të dashur  motra / vëllezër, para së të bini në konflikt më dike, para së të vrasësh dike, kujtoje vdekjen,  ai që vdes, { që t’i  i merr jetën, ai nuk kthehet me}.

 

T’i po varros familjen tuaj, po i shton dhembje të mëdha familjes që po i vret birin/ bijën dikujt. Të dashur miq/ mike shqiptarë, mos vrani të ardhmen e fëmijëve tuaj, pendohuni për veprimet që keni bërë, dhe ju pala e viktimës për hir të Zotit, e atdheut, popullit, gjakut të dëshmorëve, falë, shtrija dorën për pajtim, do jesh më shumë se faqe-bardhë.   Më respekt e nder për të gjithë kombin mbarë – shqiptarë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s