NGJARJE, ME PËRMASA MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE (Bisedë me Majlinda Nana-Rama, drejtoreshë e Panairit të Librit, “Fieri-2015”) / Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë

  NGJARJE, ME PËRMASA MBARËKOMBËTARE  SHQIPTARE   (Bisedë me Majlinda Nana-Rama, drejtoreshë e Panairit të Librit, “Fieri-2015”)   Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë     Majlinda Nana-Rama     -Jo shumë kohë më parë, pra në mesin e … Continue reading

NE PARAQITEMI SHUMË DENJËSISHT, NGA TË AKATËR ANËT E HAPËSIRËS SHQIPTARE E MRGATA (Libri “Për ju, krijuese”, me autor prof. Murat Gecaj) / Nga: Zyrafete Kryeziu- Manaj

NE PARAQITEMI SHUMË DENJËSISHT, NGA TË AKATËR ANËT E HAPËSIRËS SHQIPTARE E MRGATA (Libri “Për ju, krijuese”, me autor prof. Murat Gecaj)   Nga: Zyrafete Kryeziu- Manaj     Nga e djathta: Z.Kryeziu e M.Gecaj (Tiranë, dhjetor 2014)     … Continue reading

Sekuenca I – Silueta e Kitarës / Nga Hamdi ( Erjon Muça)

Sekuenca I

Silueta e Kitarës

 

 

Erjon Muça

Nga Hamdi ( Erjon Muça)

 

 

– O Risto! Edhe pak dhe do ja mbath për Itali, – I tha Oresti shokut të tij Ristanit. Ishin djem adoleshentë dhe i lidhte bashkë dashuria për muzikën, në veçanti rokun dhe të gjithë nënllojet e tij. Oresti ishte këngëtar dhe kitarist, Ristani ishte baterist i grupit. Basisit nuk kishin kurse kitaristi tjetër Klajdi nuk ishte aty në atë kohë.
Nuk është se ja thonin kushedi se çfarë nga muzika, por ajo i pëlqente dhe ata mblidheshin dhe zhurmonin çdo dy ditë.
Ëndërronin djemtë shtatëmbëdhjetë vjeçar… E si mund të ishte ndryshe! Sidomos Oresti ëndërronte pambarimisht. Herë donte të këndonte diçka mes David Koverdall, Robert Plant, Stiven Taylor dhe Bryan Jonson. E më pas do të donte të luante në kitarë diçka mes Richi Blackmor, Jimi Page dhe Angus Jung duke pasur një sharm eksentrik si të Slashit. Jimi Handrix- in thjeshtë nuk e parapëlqente nga që ishte pak më i vështirë për t’u kuptuar dhe admiruar.
Orestit kjo i ndodhte çdo ditë; nuk e di se si mund të ndodhë me qënjet e tjera njerëzore, por nuk mendoj se ai ishte një rast i veçantë. Nuk mendoj se ka njërëz që të paktën në adoleshencë, kur ëndërrimi nuk ka lujtur si i çmendur në shpritin e pambrojtur njerëzor.
– E kur do nisesh?- e pyeti Ristani, disi i hutuar nga ai lajm aq i papritur. Evërteta është se hera- herës e kishin e kishin diskutuar mundësinë e të kapërcyerit të detit e për më shumë për faktin , se që të dy ishin durrsakë dhe Oresti e kishte shtëpinë më pak se tridhjetë metra nga bregu i detit.
– Sa të shkoj dhe të bëj ndonjë lek do blej kitaren time dhe dua ta kem të zezë. E di se si do ta quaj?
– E di mor burrë se ma ke bërë kokën daulle me atë black kiss-in tënd.
– E di si ndihem apo jo? U hodh Oresti që mesa duket nuk e kishte mendjen tek pezmatimi që kish pushtuar Ristanin.
Ata po flisnin teksa shkonin për të zhurmuar te një dhomë në papafingon e ish shtëpisë së pionierit që ja kish lënë në përdorim i ati i Klajdit i cili ishte drejtor i asaj ndërtese. Po ecnin që të dy në bulevardin e tregtarëve në Durrës dhe as që e ndjenin të ftohtin e shkurtit i cili amplifikohej nga erërat e forta të të mrekullueshmit Durrës.
– Po grupin do e ndajmë? foli Risatni duke e shkëputur Orestin nga ëndërrimet mbi iatlin e mrekullueshme.
– Jo mër burrë nuk do e ndajmë. Unë nuk do iki përgjithmonë në itali. Sa të bëj ndonjë lek të blej kitaren, amplifikatorin dhe pedalierën, pastaj do kthehem.
Kaq ishte!
Oresti konfirmoi të paparashikueshmen. Foli me përgjegjësinë e një magjistari për atë të cilën as vetë perëndia nuk është në gjendje të bëjë parashikime. Në fakt diçkaje ja arriti Oresti. Kitarën e zezë” Black Kiss-in” e shumë ëndërruar e bleu. Në 1998 pa edhe live koncertin e grupit të tij të prefereuar “Aerosmith” ,madje arriti të prekte edhe dorën e Stiven Tayler-it. Por vetëm aq. Asgjë nuk e ndryshoi karakterin e tij, domethënë vijoi të ëndërronte sërish. Madje edhe tani e bën edhe shumë.
Megjithëse jemi në vitin 2013 dhe ai shkurti i vitit 1995 i duket tejet i largët ai përsëri vazhdon të ëndërrojë. Shpesh herë e shoh në mëngjeset plot mjegull dimërore, të qëndrojë mbështetur, në parvazin e shtëpisë në të cilën banon, në një provincë të Italisë dhe tek përhumbet me shikimin nga lindja e plogësht e diellit dimëror.
– Do ikim a Adhili?- i thotë i biri tre vjeçar i cili jo pak herë fut edhe fjalë të italishtes në atë të folurën e vet prej fëmije.( Kopështit në italisht i thonë asil dhe djali thapathuq mundohet ta shqiperojë)
– Po të keqen babi do ikim!- i përgjigjet Oresti duke i buzëqeshur ndërsa shfryn tymin e fundit të asaj cigareje të dytë të atij mëngjesi .

Unë nuk ndryshoj dot, nuk mundem… / Prozë poetike nga Merita Sadiku

Merita Sadiku

 

Prozë poetike nga Merita Sadiku.

 

 

Unë nuk ndryshoj dot, nuk mundem…

 

U mundova të ndryshoj, më beso u mundova, por ndryshimi nuk është për mua. Nuk arrij dot të jem dikush si ti, apo ai . Unë jam unë, me tërë të mirat, të këqijat e difektet e mia.

Duke u munduar të ndryshoj humba veten, nisa të humbas besimin, buzëqeshjen, nisa të injoroj ty. Por se kuptoja që po vrisja veten dalngadalë. Më mungon e nuk dua të ndryshoj, nuk dua, unë kjo jam. Të gjithë më duan për këtë që jam, jo për atë që ata duan të jem.

Ndoshta kërkoj shumë nga jeta!  Por mendoj që tepër nuk kërkoj. Dua atë që më përket, atë që unë meritoj. Por urrej të huajën, ajo nuk më shkon, nuk më ka hije. Ajo që është e huaj mbetet e huaj, nuk bëhet kurrë e imja, qoftë njerëzore apo materiale. Andaj s’di ç’të bëj.  Në udhëkryq kam mbetur, por në një udhëkryq ku asnjë rrugë s’është e hapur, përveçse ti dorëzohem fatit, apo të largohem diku larg. N.q.s i dorëzohem fatit, i cili nuk është për mua, por n.q. s iki e di, përjetë do vajtoj. Sa vështirë të vendosësh për diçka, që tashmë ka vite që është e vendosur.

Një zë më pëshpërit pa ndalë dhe më është bërë si zë gjinkalle në verë.

Ti bën bla- bla kot, se prap do zgjedhësh ikjen. Fundja je mësuar të ikësh e ke bërë rrugë e tani kalon sa herë don.

Por e ke një të mire, që pas nuk kthehesh më .

Por edhe kur kthehesh, zot sa ironike bëhesh, e ftohtë akull. Si ja arrin të ngrish brënda vetes ndjenjat. S’di si ja bën. Unë nuk ja arrij do, unë jetoj me ndjenja, unë dashuroj me shpirt. Dhe e di që ai që dashuron siç dashuroj unë, jeton i lumtur përjetë.

SHPALOSJE DHIMBJE E DASHURIE …. (Rabije Bytyqi:”Rrugë jete”, poezi, 2014 / SHB.”Era” Prishtinë) / Nga TAHIR BEZHANI

  SHPALOSJE DHIMBJE E DASHURIE …. (Rabije Bytyqi:”Rrugë jete”, poezi, 2014 / SHB.”Era” Prishtinë)       Nga TAHIR BEZHANI     Libri me poezi”Rrugët e jetës”është libri  i parë i autores  Rabije Bytyqi,në të cilin dëshmohet përkushtimi dhe serioziteti … Continue reading