KËNGA DEL NGA SHPIRTI DHE DUHET TË USHQEJË SHPIRTIN ( PORTRET ARTISTIK I KËNGËTARES DHE KRIJUESES MARJETA VJERRI ) / Nga Agron Mema

 

11268935_793600700756208_386899648_n

 

KËNGA DEL NGA SHPIRTI DHE DUHET TË USHQEJË SHPIRTIN

 

( PORTRET ARTISTIK I KËNGËTARES DHE KRIJUESES MARJETA VJERRI ) 

 

 

agron mema

Nga Agron Mema

 
Ajo është mësuese letërsie në gjimnazin e Borshit, Sarandë, por pasioni i sajë është kënga si krijim dhe interpretim. Marjeta interpreton këngët e kerijuara nga vet ajo me tekst dhe muzikë duke na dhënë një kopletim të profilit të sajë artistik si këngëtare dhe krijuese e muzikës. Ndjehet në vështrimin e sajë se thellë në shpirt ka një brengë që gëlon herë pas here psherëtima, që vet do ta quante melodi e një kohe të kaluar , por jo të harruar.

 

11291824_793600727422872_682269712_n

 

Dhe mes asajë të qeshure dhe buzqeshjeje magjike që artistat gjithmonë shoqërojnë bisedat e tyre, të thotë se e nisi rrugëtimin e sajë artistik duke interpretuar qysh 15 vjeçe në skenën e festivalit të pionierve në Sarandë me një këngë të Thoma Gjonit dhe vlersohet me çmimin e tretë.Por një gëzim që do të venitej shpejt. Shpata e diktaturës do të binte edhe mbi familjen e Marjetës dhe kënga e sajë do të zhdukej nga fondi i interpretimeve të festivalit të këngës për pionierë.babai i Marjetës do të burgosej për agjiracion dhe propagandë.Filluan ditët e vështora dhe endrrat e ndërprera.Shpirti i artistes së vogël filloi të vuante, por jo të humbte shpresën dhe endërrimin e skenës.

 

11304035_793600604089551_538805037_n

 

Këngën nuk e ndante nga buza…dhe dita erdhi! Demokracia hapi rrugët për të talentuarit.Pasioni i sajë filloi të merte jetë.Angzhohet në grupet folklorike të bregdetit si dhe mbaron arsimin e lartë për letërsi.Qenë ditët e shumpritura që Marjeta të bënte realitet ëndrrën e sajë.Shkruan tekste , kompozon vijën melodike dhe interpreton nën kujdesin e orkestrimit të kompozitorve të njohur shiptar Ardian Hila , Edmond Zhulali e Dorian Gjoni.Interpretimi dhe krijimi i sajë pëlqehen nga publiku dhe juria e vlerson me çmime që shpejt do të kishin numrin e lakmueshëm për këdo artistë.Me një tematikë të larmishme, ku vend të dukshëm zë motivi kombëtar, këngët për vendlindjen, këngët për Sarandën, problemet dhe shqetsimet sociale në realitetin e përditshëm shqiptar për të arritur tek interpretimi brilant i këngës së krijuar nga vet ajo “Mbi të gjitha dashuritë” dhe në bashkë interpretim me artisten e popullit dhe Nder i Kombit, Margarita Xhepa, një ëndërr për ç’do artist, por për Marjetën tani më një realitet.Nderohet me çmimin e “Mirnjohjes qytetare” nga bashkia e Sarandës për kontributine sajë dhe pjesmarjen në koncertet dhe festivalet që kjo bashki organizon, me çmimin e publikut në Festivalin mbarë kombëtar të Këngës dhe Valles Çame, me çmimin e mirnjohjes të festivalit”Dardania” dhe shumë e shumë çertifikata dhe çmime të tjera për të ardhur tek vlersimi i mirnjohjes qytetare nga bashkia e Himarës dhe komuna e Lukovës.Shkallët e suksesit të Marjetës shoqërohen edhe me duartrokitje të publikut në koncerte e festivale të nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.Qëllimi i sajë nuk ndalet duke rrokur edhe vlersimin “Tefta Tashko Koço”.

Marjeta shprehet me keqardhje edhe për deformimet që i bëhet folklorit dhe muzikës së lehtë shqiptare duke e quajtur deri krim për vlerat e kombit.Biseda me këtë artiste vjen krejt e natyrshme dhe zbulon edhe projektin e sajë të fundit i cili është një krijim dhe interpretim i sajë me mesazhin e poetretit të një nëne, me një zemër që ushqehet me një gjak, por me duar të këndërta.Krijon kështu mes vujës melodike, tekstit dhe zërit të sajë të veçantë, situatën e dhimshme të vendit tonë me tensione politike dhe sociale dhe bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim për të mirë të atdheut, kombit dhe shqiptarve.Të bindur se do të ketë suksein e rradhës ku në asnjë event artistik nuk është larguar pa çmim, falë këmbënguljes , shpirtit artistik, pasionit dhe dashurisë për këngën, i urojmë suksese.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s