Poezi nga Zyba Hasa

 

zyba Hasa

 

Poezi nga Zyba Hasa

 

 

 

PËR NJË JASTËK, PËR NJË SHTRAT…

 

Përherë kam kërkuar jastëk për trurin,
(Kokën e mbështes lehtas dhe mbi duar,)
Një jastëk që kurrë t’mos i sjellë gjumin,
Butësia e dijes… ta mbajë të zgjuar…

I mjeri tru… sa shumë që ka vuar…
Që të mos çmendej… ra n’agoni,
Tjetër jastëk kërkonte, tjetër detyruar,
Dhe koka shndërruar në mosnjeri…

U shpërthyen klonet s’ka me pengesa,
Jastëkun e bute e zgjedh vetë si dua,
Në butësinë e tij pasurohet kujtesa,
Dhe koka “karroqe” u zbukurua!

Kam kërkuar një shtrat të vërtetë shpirti,
(Trupin rehatoj edhe përmbi gjemba,)
O Zot i Madh… asnjë ta kuptojë s’arriti,
Që trupi lulëzon… kur shpirtit vlon kënga!

I mjeri shpirt… i pa rehatuari kurrë…
Lodhur viteve… si s’e gjeti vallë?
Kur erdhi tek Ti, mbase i sëmurë,
Shëroi veten… shtratin mban gjallë…

 

 

 

NË ECJE E SIPËR…

 

Vështirë të bindësh veten,
Të ketë model vetveten e saj
Mendje e shpirt njësh të treten,
Si një fanar… intuita paskëtaj…

Përherë admiroj njerëz të mençur,
Shoqëria e tyre kurrë s’më nginj,
Për krijuesit kam qenë e çmendur,
Në qiellin e tyre kam dash të ndrij…

Nga të mençurit mësova udhën,
Të eci ngadalë, të mos qëndroj,
Prej krijuesve përfitova muzën,
Në ecje e sipër vetveten krijoj…

 

 

 

ZINXHIRË DRITE

 

Sot po kuptoj se sa më mungon,
Po s’kam mundësi as dhe të qaj,
Brenda gjoksit diç më shtrëngon,
Qenka vështirë lotët t’i mbaj…

Nuk di si vjen gjithë kjo mungesë,
Kur asnjëherë s’të kam pas pranë,
Ç’është kjo ndjenjë veshur me shpresë,
Ku më varros… ku më kthen Zanë!

Nuk di në Ty sa dëm të kam bërë,
Ti më fundose, nuk marr dot frymë,
O Zot i madh… çfarë më ka zënë,
Me zinxhirë drite jam mbërthyer…

 

 

 

OAZE..

 

“Je një oazë në shkretëtirën që po udhëtoj”
Kështu më shkruaje shumë kohë më parë,
Stuhive të shkretëtirës me mund mbijetoj,
Çel … lulëzoj… kur Ti vjen buzëtharë…

 

 

 

ËNDËRR E QUAJA…

 

Dhe kur kam qene miturake e lirë,
Kur dëgjoja përralla me princër,
Dasmën e kam ëndërruar me ty,
Ndaj dasmë kurrë nuk bëra
E pse u martova me këshill…
Në jetë martese, në lindje e në vite…
Përsëri ëndërroja dasmën e përrallave,
Kur princi të vinte kaluar mbi kalë të bardhë,
Të më zgjonte agoninë ëndërrimtare…
Ëndërr e quaja…
Dhe me ëndrrën ëndërroja brenda ëndrrës,
Kurrë nuk prisja zgjim,
Si do t’i shtyja ditët, orët, minutat,
Brenda shpirtit tim???
Kur erdhe,
Dasmën e bëmë në pistën e Hënës,
Mbi koka vendosur kurorë yjesh,
Hyjnitë e qiellit ia thoshin këngës,
Gjithë galaktika vallëzonte rreth të dyve…
Nata nuk fjeti atë natë,
(Ku ishte parë një dasmë e tillë)
Të gjithë pas dasme shtrihen në shtrat,
Ne edhe sot s’kemi fjetur bashkë…
Sot kam kuptuar,
Nuk qenka shtrati që të mbaka pranë,
As një martesë me unazë margaritari,
As një firmë martesore me dëshmitarë,
As betimet për besnikëri para një altari…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s