Vështrim poetik: Vjollca Ajasllari-Koni dhe Poezia / Nga Hysen Grajqevci

Vështrim poetik:  Vjollca Ajasllari-Koni dhe Poezia

 

 

Hysen Grajqevci

Nga :  Hysen Grajqevci

 

 

Vjollca Ajasllari – Koni u lid më 17 korrik 1964 në Grevë të Skraparit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, për të vazhduar në Çerovodë e Tiranë. Vjollca me poezi  merret  që nga bankat e shkollës fillore, dhe si  rezultat i punës së saj disa vjeçare,  më 2013 boton vëllimin e parë me poezi,  të titulluar “BIO”, për të pasuar në 2014 me vëllimin e dytë poashtu me poezi  të titulluar “POSEIDON- KY MALLI IM”.

Poeteja nuk ndalon, vazhdon në kërkim të vargut.  Dhe unë kësaj radhe do merrem me aktivitetin e saj poetik të botuar në disa portale poetike dhe gazeta.

GREVA, fshat piktoresk rrëzë malit të shtojzovalleve, nga ku ushqehet e bredhë MUZA  poetike.

Mendohet, tani  edhe  thuhet e pohohet nga studiues të ndryshëm se, Mali i Tomorit , jo vetëm  se ka qenë çerdhe e shqiponjave,po eshtë vetë Froni, ku kanë pasur selinë  perënditë!

Pohohet se në bukuritë e këtij mali, ka ekzistuar DODONA PELLAZGJIKE! Ku zotrat bënin lojrat në tribunat dhe podiumin e ketij teatri!

Duke vështruar hartën gjeografike, bukuritë natyrore të kësaj treve, si dhe duke analizuar epokën historike të kësaj ane, deshe apo nuk deshe je i detyruer të udhëtosh drejtë të menduarit të një dhuntie!

 

Vjollca Koni

Vjollca Ajasllari – Koni

 

Vjollca Ajasllari-Koni  pat fatin e mirë  që, përveç  bukurisë fizike, dhuratë nga natyra, të thithë  të njejtin ajr , të merr ngrohtesinë e të njejtave rreze dielli, të pijë uji nga të njejtat burime, ku u ushqye dhe shoi  etjen  poeti  rebel  i kësaj ane Xhevahir Spahiu, i cili me punën ,veprimtarinë e tij poetike dhe letrare, la gjurmë në letërsinë shqipe. Poeteja , Vjollca Ajasllar-Koni  sikur ndjenë një borxh moral e njerzor ndaj Poetit, si  bashkëvëndase dhe si njeri i vlerave,  disa herë  gjatë punës në veprimtarinë e vetë letrare i kthehet pendës së tij, figures së tij, portretit të tij. Në poezinë “Një poezi për Ty” shprehet;         

Ti duhet t’më mbash mend –Poet,
Jemi  nga i njëjti  brum, nga i njejti  vend,
Heshtjen natës i thyej me gërvishtje lapsi, zgjuar rri,
Duke vijëzuar siluetën tënde në poezi.

Deri sa ti je rrënja e një pishe,
Jam dhe unë një boçë e saj,
Deri sa ti je shtati i një lisi,
Pjergull  jam unë, ku trupin mbaj.

Deri sa ti je maja e Tomorit,
Ku madhështinë mbanë kurorë,
Dua të jem shtizë flamuri
mbi bedena kalashë, me pishtar në dorë.

 

Apo, te poezia  “ Një varg për Ty-Poet”

E prekur thellë  për smundjen e  poetit  të ëndrrave te saj, ne nje moment nostalgjie shpreh dhimbjen  në varg dhe  shkruan;

               I trisht më vjen vargu kur shkruaj për Ty!

               Më djeg loti, dhimbë kam n’zemer,

               Nga Tomori  një  shkëndijë ,

               Vjen e ndalet mbi tëndin emër!

 

Vjollca Ajasllari- Koni-  Kjo poete e grua fisnike, talentin e trashëguar dhe të pasuruar në kohë e me kohë, me zë kanarine i këndon dashurisë dhe nuk lë degë ulliri e bliri, nuk lë degë pishe e shteg ograje , nuk lë burim kroni e lule kopshti pa i dhuruar ngrohtësinë. Fati tragjik e i hidhur që, jo rrallë herë ka goditur e di të godas  popullin tim, e preku edhe Vjollcën, e preku këtë poete për ta përballur më valët e jetës në kërkim të shpresës, dhe tani përveç dhimbjes nga atëdheu me vete bart dhe mallin, për ta shprehur me lot, në varg. Poezia “AROMË SHQIPËRIE”është një nga shumë poezitë e poetës që i mundëson  të pasqyruarit e ndjenjës dhe mallit  për ta çfaqur në letër me një emocion te vaçantë, emocion që të bënë sikur ndjen frymëmarrjen ngashëruese të poetës gjatë të lexuarit.

Jam një copë jetë Shqipërie,                                                                                                         Rrënjët kam lënë atje                     

Si manushaqeja që pret prillin,
Pres kohën të jem në Atdhe.

 

Me buzën shkrumb , syrin varr nga loti e zemrën djegur nga malli, Vjollca  nuk resht , e gjejmë  në  koshere bletesh, e gjejmë në çdo pëllëmbë e në  gjithë trevat shqiptare. Dhe ndjenjat e veta më mirë se në varg askund nuk shprehë ajo. Kjo poete asnjëherë nuk fsheh identitetin e saj , nuk bëhet struce , perkundrazi, nga do shkon e kudo venë, ajo me krenari e mbanë, e thotë, dhe  pohon se;“JAM  CUCË  MALI E TANË SHQIPERISË’’ . Në poezinë “ UNË SHKRUAJ VARGJE” poeteja shpreh ndjenjen e fortë për dashurinë ndaj vendit ku u lind e u rrit, dhe sikur vërteton të thënat e më lartë theksuara duke vazhduar :

Këndoj për fushën, lulet bagëtinë,
Pishat gjelbroshe dhe lisat e gjatë,
Burimet me uji akull, plantazhat me ullinj,
Mbi te gjitha qëndron, Tomori ballë lartë.

Do i këndoj vargut e nuk ndal,
Statusin e bukur të poetës synoj,
Do hyjë në koshere dhe nga ajo të dal!
Çdo fjalë e germë vargu me mjaltë ta mjaltoj!

Opusi letrar i zonjës Ajasllari-Koni në të ardhmën don studim nga studiues të letërsisë. Vargjet e kësaj poeteje kaherë kanë bashkuar kufijtë natyral të Shqipërisë. Duke jetuar jashtë atdheut, e duke qenë e pranishme në orët dhe  aktivitet letrare të organizuara nga komuniteti shqiptar në mërgatë, Vjollcës sikur ju dha mundësia që fjalën e vetë artistike ta dëpërtoj në familjet shqiptare dhe jo vetem shqiptare. Ajo tani gjndet e pranishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të zi e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Vjollca me stilin, laramaninë e temave, trajtimin e tyre lehtësinë dhe ngrohtësinë e të shprehurit shpejt e bën lexusin për vete. Sa lehtësisht poeteja hynë në vërg , dhe sa lehtësisht komunikon me lexuesin permes vargut  “Jam portret”

Shkruaj për jeten, dashurinë
Për vetën, për Ty.
Para jush nuk jam Poete,
Jam portret që flas me sy!

Vjollca vazhdon  me ngulm në portretizimin e figurës dhe pendës së saj prej poeteje, duke ngritur artin dhe fjalën e bukur në nivelet më të larta. Poezitë e Vjollcës përveç ngrohtësisë, mallit, dhimbjes, dashurisë dhe lotit përcjellin porosi frymëzuese dhe kreative.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s