Cikël poetik nga Agim Desku

 

Agim Desku

 

  Cikël poetik nga Agim Desku

 

 

 

FATIN E BASHKOJ ME LUTJET E MBRËMJES

 

Eh,ti m΄u bëre dhembje
Ditëve e nëtëve të gjata
Pa shpresë si vet kjo jetë
E lagur me lotë ëndrrash.

Fryej o cunam
Më pastro këtë dhembje
Më krijo vetëm një udhë
Deri të valët që ngritën qiellit.

Më lehtëso të marr erën
Të trëndafilit a të cilës do lule pranvere
Mos më harro kur del ylberi
Më shndërro në secilën ngjyrë të tij.

Edhe nëse përzihem me secilin cunam
Unë do e mbroj tokën time me fuçi shpirti
Fjalët i fala ëndrrave për të vetmën Shqipëri
Dhe nëse edhe ju besoni në tragjedinë e Kumanovës.

Atëherë një dhembje ma pak të unë
Do ta mundim se zanat nuk vdesin kurrë
Ruajnë foletë e shqipeve në secilin cep atdheu
Mu në Durrah më flet pasaporta ime.

Evropa këtu ka ditëlindjen e vet
Pse nuk ka fytyrë njeriu as unë nuk e di
Këtu çeli plagën e dhembjes shekullore
Dhe këtu prap dua të shërohet o sot o kurr.

Më thuani nësër cili do jetë shërimi
Dhembjen a do ta mundim pyes diellin
Fatin e bashkoj me lutjet e mbrëmjes
Ku gjenden yjet atje le të prehet fjala e dhënë.

 

 

 

GURËT E KOSHARES

 

Ah, këta gurë
U bënë gurë zemre
Varg e plagë
Shpirti
Të secilit brez
Shqip.

Ushtar e lapidar.

Sot
U kthyem
Në këngë e lule
Pranvere.

Sa fjalë e dashur

Hyri tek shpirti im
Bashkë me zjarret
E Prekazit.

Ah, këta gurë
Si shtatë dryna
Shtatë porta
Të ferrit.

Mbyllur kanë zemra
Të nënave
E dashurive.

Ah, këta gurë
Më bënë sërish burrë
Më kthyen sërish emrin tim
Agim

Ah, këta gurë
U kthyen në flamur
E kala
Në lotin tim
Në përqafim
Në dashuri e miqësi
Në ëndrrën e gjallë
Me shumë liri.

Ah, këta gurë
Na kthyen në liri
Emrin tim
Sërish në Shqipëri
Në tokë të shqipeve
Në Iliri.

Ah, këta gurë
Më bënë burrë
Zjarr Prekazi
Falën liri
Për Malci
E Çamëri.

Me vete më morën
Kujtim brezave
Kur do vijnë
Ta duam nënën

Ta duam Shqipërinë.

Ah, këta gurë
Udhëtojnë me shpirtin tim
nëpër rrugën e kombit
Mespërmes Shqipërisë

I mora me vete
Në secilin cep atdheu
I përziej me zjarr Prekazi
E dashuri të mikes.
Kalojmë Drinit
Tek ujët e Cemit
Marrim uratën
E kullës se Oso Kukës.

Ah, për këta gurë
Si do të bëhem burrë
Nëpër secilin cep të atdheut
Edhe në Veri
Ku s`ka liri
Asnjë gur
Asnjë burrë.

Sot në ditët e shqipeve
Udhëtoj bashkë me lirinë
Me gurë Koshare
Jetoj dhe vdes me ta
Për pak atdhe
Për pak liri.
Ah, me këta gurë
Flas me zemrat
E nënave
Kur i takoj
Lapidarëve.

Të njëjtin zë e kemi
Shqip
Si zanat
Si shqipet
Në shpirt ruajmë
Këta gurë
Brezave në këngë.

 

 

 

NUK ËSHTË KOHA PËR DASHURI

 

Kumanovë më fole ti
Nuk është koha për dashuri
Beg Rizaj me shokë jam aty.

E dija se një plumb më vret
Të dytin nuk e meritova.

Nuk është koha për dashuri
Atdheu ka dhembje plagësh
Mijëra vjet kërkon shërim
E shpetim.

Kur gjakun e dëshmorëve
Do ta bëjmë hymn për atdhe
Vetëm atëherë zoti është me ne.

Vetëm sot ndaloni kohën e dashurisë
Atdheun ma mbani në gji
T΄ia shërojmë plagët me qumësht nëne.

Dhembjet nuk presin më
Shërimi është në sy zanash
Ato e shërojnë atdheun tim
Siq kanë shërue Mujin e lëgjendave.

Ndalo pak kohën e dashurisë
O sot o kurr është koha e lirisë.

 

 

 

PROTESTË

 

Me vite
Jeta ime ishte protestë
Për një atdhe
Të lirë shqip.
Dje protestoja
Nga burgu shekullor
Sot protestoj
Më shumë se kurrë
Për flamurin kuq e zi.
Në Prishtinë e Tiranë
Ah edhe në Çamëri
Bashkë me vargun tim
Protestojmë për liri
Për bashkimin kombëtar.
Sot protestoj Gostivarit,Kumanovës
Për ëndrrat shqip
Qytetit tim shqiptar
Që m`i vranë
Lulet.
A do të protestoj edhe nesër
Në cilin cep të atdheut tim
Deri kur do të jemi
Një Trung i vjetër mijëvjeçar.
Sot protestoj me vargjet e mia
Të vetmet këngë e pushkë
Që kam udhëtimit tim
Nëpër Evropë.
Protestë është ëndrra ime
Është vargu im
Për liri deri te Ti
Çamëri
Kur një ditë jam aty
Bashkë me flamurin
Kuq e zi.
Nëpër lotët e gëzimit tënd
Buzëqeshjve të falura
Për miken
Për gjakun e derdhur
Sa një botë e tërë
E shekullit tim.
Dje e sot
Edhe kënga ime
Është protestë
E vargut tim
E fjalës që herë dhemb
Herë shëron.
Dashuritë e atdheut tim
Për secilin mik
Që hyn e del
Shpirtit tim
Ëndrrës sime
Fjalës e vargut tim.
Protestë
Është çdo fjalë
Që m`i vjedhin
Ngjyrat
Kuq e zi
Nga flamuri im
Shqip.
Protestë
Është fjala ime
Çdo ditë që njoh njerëz
Të legjendave si bajloz të zi.
Edhe kur lexoj gazeta
Dëgjoj lajme nga bota.
Protestoj herë i dehur
Bashkë me vargun tim.
Të dytë nga pak të krisur
Si ëndrrat e birit tim
Për zogjtë e pranverës sonë
Të fluturojnë të lirë
Si vargu im
Që nuk hesht
Asnjë ditë.
Nëpër secilën kohë
Udhëton
Mbrëmjeve me hënë
Ditëve me diellin tim
Që më ngrohë
Ngado që shkoj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s