Cikël poetik nga Dhimitër Nica

Dhimiter Nica

Cikël poetik nga Dhimitër Nica

 

 

 

“TRURI” I KOMBIT…

 

Nuk më vjen keq për veten kurrë
dhe asnjëherë për shpirtin tim,
por dua t’ju them me shpërthim e furtunë,
mos e lini “trurin” e kombit në mërgim!

O ju, që merrni në dorë timonin e frenat
dhe që përfitoni nga shance, nga raste,
mos mendoni se mbahen themelet e bedenat,
sipas rregullës kombinare me pare e baste!…

Ju do të harroheni më shpejtë,se shpejtë!
Vet koha do t’ju ndaj në humus e gjelbërim!…
Fjala e bukur do valëvitet edhe mbi retë,
fjala e bukur do mbrohet me respekt e nderim!

O ju që keni në dorë timonin dhe frenat,
nuk më vjen fare keq për shpirtin tim!
Juve po u lenë një nga një trenat
e “truri” i kombit po tretet në lëngim!

 

 

 

TETË KËMBË E SHTATË FYTYRA…

 

Më thoni përse jemi me kaq fytyra,
përse hedhim lumin e në fund shtyjmë kalin,
me kaq e kaq mbrekullira që fal natyra,
ne zgjasim duart e përqafojmë djallin!

Egoizmi sot po na merr frymën,
tetëkëmbëshat po përhapen gjithëandej,
kuçedra me shtatë koka preferojnë fytyrën
e tetëkëmbëshat duartrokasin: -okej,okej!

Për fat të keq, kjo gjë e ka ndjekur njerinë,
kemi hedhur lumin e kemi ngritur bishtin,
kalin që na shpëtoi e hodhëm në greminë
e më pas bëjmë vet Zotin, e bëjmë Krishtin…

Sado të vuash për të nxirë diellin,s’e bën dot,
zvarranik me tetë këmbë e shtatë koka!
Më parë se t’i ngulësh thikën tjetrit,larg qoftë,
je fundosur krejt në llumë, të ka mbuluar gropa…

Që andej rifillon të zgjatësh sërishmi dorën,
por po të them vetëm njëherë, qartë e shkurt…
Njëherë e ngatërruam pëllumbeshën me sorrën
e natyrisht ti përfundon në fisin tënd harbut*…

 

* – Njerëz pa karakter,mosmirënjohës e të pabesë…Njerëz që në të shumtën e rasteve tjetër thonë e tjetër bëjnë… Veti të shfaqura shumë herët,që në kohët e lashta të shfaqjes e të lindjes së njeriut…

 

 

 

VAJZA E VITRINAVE

 

Ajo një nga një vitrinat shikonte
e ndalonte pas çdo xhami me kërshëri,
trupin me rroba të vjetra mbulonte,
ndërsa pas xhamave,kukullat rrezatonin bukuri!

Ëndërronte mbi trup diçka të re e të bukur,
diçka nga ato që shihte brenda xhamave,
ëndërronte sikur të bëhej edhe ajo kukull
e të jepte gjithshka,pa u venë veshin fjalëve…

Ish’ e vogël,adoleshente,pa ndihmë e krahë,
s’kishë njohur kurrë as nënë,as babë,
dikur,dikush në shtëpinë e fëmijës e la
duke hapur në shpirtin e saj të njomë plagë…

Lodhet dita, për të shitur diçka trotuareve,
nëpër kafenera e në çdo vend tjetër,
një grimcë e vogël në këtë botë të madhe,
me trupin perri,të mbuluar me fustan të vjetër…

Lodhen rrugët…Përherë ajo ndalon pas vitrinave,
se kupton nëse ka lidhje me botën,të afërm,fisin,
se ndjen zhegun,acarin, zhurmat e bubullimave,
qesh pas xhamave,aty e ndjen më të lehtë shpirtin…

 

 

 

KUR PI BUZËT E TUA…

 

Ka një pije në këtë botë,
që e kanë pirë e provuar shumë…
Është e lehtë,a është e fortë,
asnjë se ka ndjerë si unë…

Dikush thotë vera,birra e rakia,
dikush uiski,shampanja e recina,
unë s’dua asnjë nga këto të gjitha,
veç buzëve të tua erëmira…

Keni pirë ju njerëz buzë?
Unë s’besoj e s’besoj kurrë!
Ju keni puthur e kafshuar buzë,
por jo t’i pini me flakë e shpuzë…

E kalojnë verën 5000 vjeçare,
që gjejnë polumbarët në fund të detit…
Bëhej me gjak e jo me pare,
vetëm ta provonin buzët e mbretit…

Unë kam mësuar të pi buzë,
që nxjerrin mjaltë,verë e uiski…
Të përzjera më venë në gjumë
dhe s’kam ndjerë etje e s’ndjej uri…

 

 

 

XHEMILE…

 

Ti kishe dy sy shumë të bukur,
të bymyer si ullinj me musht,
gjoksi kish’ çelur dy pjepra të mbushur
atë fund behari,ndoshta ish’ fund gusht…

Kur ngjizëm buzët,më dogjën dy petulla
dhe vaji i nxehtë më ktheu në prush,
më velte mjalti që nxirrnin dy pjepra,
burbuqe të forta,diku nën gush…

Kaluam një natë nën yjet e qiellit
dhe hënën lozonjare që lëpihej pa takt,
me duart e mia qarkuara rreth belit
ne u bëm një trup mbi fushën e artë.

Më the: “ne do vdesnim për njëri-tjetrin…”
dhe unë të thashë se qenkam me fat,
natën tjetër ma prenë kokën të mjerit,
unë s’kundërshtova,më kishin ngritur çark…

E panë historinë yjet dhe hëna
dhe unë pa kokë,po të kërkoj prapë…
Ata se vranë dot çfarë kishim në zemra
dhe ne përsëri po flemë e po rrimë bashkë…

Thuamë esmerka ime,me sytë ullinj,
kam apo nuk kam pasur unë fat!
Xhemile me dy pjepra bymyer në gjinjë,
unë edhe pa kokë, po t’i puth çdo natë!

 

©Dhimnica

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s