Skicë: TAKIME, QË NA KËNAQIN DHE NA E ZGJATIN JETËN… / Nga Murat Gecaj

Skicë:

TAKIME, QË NA KËNAQIN DHE NA E ZGJATIN JETËN…

 

Nga Murat Gecaj

 

 

br

Nga e majta: B.Xhama, M.Gecaj e S.Harka (Tiranë, maj 2015)

 

 

Populli e thotë aq bukur: “Fjalët e shumta janë fukarallek”…Ndoshta, nuk e gjeta siç duhet këtë shprehje, por megjithatë këtë gjë po e përligji, duke shkruar vetëm pak radhë, në këtë skicë të thjeshtë…

Nuk është hera e parë, që takohemi e bisedojmë bashkë, në rrethin tonë miqësor, të pagëzuar me emrin “Kompania lëvizëse”. Kësaj here, nismëtar për takimin tonë u bë publicisti dhe shkrimtari i njohur, Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”. Kështu, e lamë të shihemi te lokali i Gazit, diku në “Unazën” e kryeqytetit, pa shkuar ende te spitalet.

Si papritur, pra pa palajmërim, me njoftoi miku im prof. Gani Pllana, i ardhur nga Prishtina, që të takoheshim pak minuta. Ndër të tjera, dëshironte t’i jepja kopje të librit tim më të ri, “Për ju, krijuese”. Se aty kam shkruar edhe për bashkëshorten e tij, prof. Sadeten dhe bijën e tyre, Albulenën, poete e re. Prandaj unë shkova me pak vonesë, kur aty kishin mbërritur Bardhyli dhe publicisti e studiuesi Sejdo Harka.

Pasi u rehatuam, porositëm kafe a çaj dhe Bardhyli na vuri përpara nga një “shishkë” të vogël me raki, pa i harruar as karamelet me kafe. Nuk dua ta përsëris veten, sepse edhe më përpara kam shkruar që, në ato takime, flasim jo vetëm për shëndetin e familjet tona, por dhe për shkrimet e librat, që kemi botuar ose i kemi të gatshëm për në shtypshkronnjë.

Gjatë atyre minutave të këndshme, ne i morëm në cellular, për t’i përshëndetur edhe miqtë tanë: shkrimtarin e publicistin e njohur Viron Kona, me banim në kryeqytet, si dhe arsimtarin veteran e publicistin Ibrahim Hajdarmataj, me banim në fshatin e bukur Zogaj, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Sigurisht, në bisedat tona ishin të pranishëm kolegë e miq të tjerë, emrat e të cilëve nuk po i përmendi këtu.

Minutat e atij takimi kaluan shpejt, ndoshta, edhe sepse Bardhyli sikur na i “kronometronte”, pra na caktoi orën e minurat e ndarjes, pasi kishim dhe detyra tjera për të kryer. Ndërsa, duke u darë e përqafuar me njëri-tjetrin, ai na u drejtua me buzagas: “Të shihemi bashkë edhe më shpesh, se takime të tilla sikur na rinojnë, na kënaqin dhe na e zgjasin jetën!”

Siç po e shihni edhe ju,si zakonisht, këtë takim e fiksuam  në disa fotografi.

 

Tiranë, 22 maj 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s