DOLI NGA SHTYPI I SHTËPISË BOTUESE “VLLAMASI”, DHE VIHET NË QARKULLIM LIBRI “FLAS ME HESHTJE “ ME POEZI TË ZGJEDHURA TË POETESHËS, MIMOZA LESKAJ, ME REDAKTIM DHE KOPERTINË TË SHKRIMTARIT VULLNET MATO.

11295923_1587892261479092_8173287503405141988_n

 

DOLI NGA SHTYPI I SHTËPISË BOTUESE “VLLAMASI”,  DHE VIHET NË QARKULLIM LIBRI “FLAS ME HESHTJE “  ME POEZI TË ZGJEDHURA TË POETESHËS, MIMOZA LESKAJ, ME REDAKTIM DHE KOPERTINË TË SHKRIMTARIT VULLNET MATO.

 


HESHTJA E ZONJËS MIMOZA LESKAJ, FLET ME VARGJE KRONIKALE.

 

 

vullnet

Nga Vullnet Mato – shkrimtar, redaktor i librit.

 


Fenomeni i grave poetesha, që shkruajnë duke heshtur përballë mjeteve të publikimit, për disa dhjetëra vite me radhë, më ballafaqohet sërish edhe me zonjën MIMOZA LESKAJ, emigrante prej vitesh në Itali. Ajo më lëshoi mbi tryezën virtuale të redaktimit, një tufë prej pesëdhjetë poezish, të cilat flasin me nga një kronikë ngjarjesh jetësore, secila më interesante se tjetra.

 

Momoza Leskaj

Mimoza Leskaj

 

Është e çuditshme, sesi njeriu që do të bërtasë fort me klithma hidhërimi apo gëzimi, i hedh ato në letër dhe i ruan në heshtje, për t’i shpërthyer pas njëzetë vjetësh, siç ka bërë kjo poeteshë me poezitë e saj të një niveli befasues:


“Sa shumë heshta, sa shumë qava,
në gjunjë rashë me kokën prapa,
atje ku vështrimi i ngrirë më mbeti,
aty ku me hidhërim më dhembi plaga…”

 

Mimoza Leskaj ruan nga jeta e saj, si bija dhe mbesa e prindërve të përndjekur politik nga sistemi i kaluar, disa kronika të regjistruara në vargje, që të lënë me gojë hapur:


“Mbi faqet e vyshkura nga vitet e qelisë,
të binin edhe ty lotët si prej fëmije.
Të pyesja me keqardhje, pse qan, o gjysh?
por veç heshtjen e menduar kishe përgjigje.”


Në disa poezi lexuesi përfytyron skena mjaft rrëqethëse, si te poezia për babanë, “Dhimbje e jetuar”:


“E vogël isha shumë,
kur përballë hekurave të burgut qëndroja,
dëshirë kisha të të puthja,
por shikimin e policit të egër,
oh, me shumë frikë e vështroja…
Dhe zgjasja dorën të përkëdhelja ato duar…
Takimi mbaroi, dil, takimi mbaroi!…”

Fjalë e pështirë, e thënë pa mëshirë!”


Në stilin e saj të rrëfimit poetik, Mimoza shkruan me kronika ngjarjesh edhe për dashurinë, si te poezia “Kur nuk flasim hapur”:


“Se unë dhe ti, kemi përbrenda një botë,
një ngjyrë, një shpirt, një frymë në mushkri.
Shumë gjëra kam gati për të thënë sot,
dhe pse ti ende s’ke kaltërsi në sy.”


Ose përfytyrimi që krijohet kur lexon poezinë tjetër “Të dua shumë”:


“Vjen dikush e me një fjalë,
kërkon të bëjë mrekullinë,
por veç me fjalën “të dua shumë”,
për gjithë jetën ta prish qetësinë…”


Edhe në poezitë me tema shoqërore ose filozofike, kjo poeteshe e talentuar, nuk heq dorë nga përshkrimi i vizionit figurativ të mjedisit ku e vendos ngjarjen:


“…Manushaqja ime e mjerë,
çelur nën shkallë,
e vetme mes shiut me erë,
nën dimrin që po ecën ngadalë.”


Po kështu në poezinë tjetër “Dashuria e zjarrit” ajo vë në marrëdhënie poetike dy objekte të perceptueshëm vizualisht, për të na dhënë një ide të caktuar:


“Druri dhe zjarri bëjnë dashuri,
e nga tërë ky pasion i tërbuar;
midis një melodie të pafund,
aty mbetet vetëm hi… “


Kjo poeteshë nuk lë jashtë vëmendjes poetike, të shkruajë edhe për anët negative në personalitetin e njerëzve:


“Dinjitet, o ndjenjë fisnike,
shumë të përmendin, por të njohin pak,
shumë janë mburrur me ty në vite,
po të tjerë të kanë njollosur pa merak…”


Përfytyrimi të zgjohet gjithashtu, në mënyrë vizuale edhe në këto vargje të poezisë “Gjurmët që le ti”:


“Një gjurmë në dëborë,
le ti kur i shkujdesur ece,
mbeti ashtu pa u shkrirë
njësoj si një gojë memece.
Një gjurmë mbi buzë,
le ti kur i shkujdesur ike,
mbeti pa u fshirë kurrë,
për shumë kohë dhe vite.”


Pa u zgjatur më tej me citimet vlerësuese të vargjeve, më duhet të theksoj përfundimisht mendimin, që kam parashtruar qysh në fillim, se poetesha Mimoza Leskaj, e shfaqur krejt papritur në qiellin e poezisë shqipe të kohëve të fundit, si një kometë me dritë vezulluese, ka për të lënë te lexuesit, mbresa të pashlyera dhe do t’u krijojë atyre emocione të gjalla, si rrallë herë, nga librat e shumtë me poezi, të ekspozuar shpesh nëpër raftet e librarive.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s