Kohë paradoksesh – Dërguar nga Ahmet Ejupi / Komentuar nga Bardhyl Selimi

 

Kohë paradoksesh

Dërguar nga Ahmet Ejupi

 

 

Bardhyl Selimi

Komentuar nga Bardhyl Selimi

 

 

Jetojmë në një kohë ku, në emër të moralit, flasin të pamoralshmit

 

 (mos vallë nuk ka qënë kështu edhe më parë? – B Selimi )

 

 

  • Ku të papunët e të varfërit mbushin kafenetë .

 

(ku i gjejnë ata paratë? –  B Selimi)

 

 

  • Ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë.

 

(kush kërkon punë edhe gjen, aq më tepër kur është me shkollë – B Selimi)

 

 

  • Ku kemi shumë universitete e shumë pak dije.

 

 (të përpiqemi t’i bëjmë më efikase universitetet – B Selimi)

 

 

Ku politikanet e korruptuar flasin kundër korrupsionit.

 

(a nuk ka qarkulluar proverbi Hajduti thërret :  Kapeni hajdutin! – B Selimi)

 

 

  • Ku shteti, në vend se ta lufton korrupsionin, e mbron atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar.

 

 (kështu ndodh edhe në vendet e tjera, ta ngremë zërin me tërë  forcën dhe ta shfrytëzojmë ligjin – B Selimi)

 

 

  • Ku lulëzon kleptokracia, ashtu siç lulëzojnë lulet në pranverë.

 

(gjithnjë kanë sunduar kleptokratët,  madje thonë Prapa një pasurie të madhe fshihet  një krim i madh – B Selimi)

 

 

  • Ku politikanët pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e zorit.

 

 (e vërtetë, por kemi faj edhe ne që nuk i demaskojmë, përkundrazi i votojmë – B Selimi)

 

 

  • Ku bëhesh kryetar komune, por nuk din të shkruash asnjë fjalim.

 

 (me sa duket edhe ai ka zotësi për derisa arrin të zgjidhet kryetar – B Selimi)

 

 

  • Ku kryetarët e komunave, në vend që të jenë shembull, vjedhin fjalimet e njëri-tjetrit.

 

 (jo vetëm ata – B Selimi)

 

 

  • Ku bëhesh akademik dhe i dijeshëm, duke vjedhur në Ëikipedia e në Google.

 

 (t’i demaskojmë sikurse ndodh psh në Gjermani – B Selimi )

 

 

  • Ku plagjiatura nuk konsiderohet krim akademik, por zotësi akademike.

 

 (mos ta lejojmë – B Selimi)

 

 

  • Ku gjyqtarët në vend se të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ata janë të pavarur nga ligji.

 

(të ngremë zërin edhe kundër tyre, përmes partive dhe institucioneve shtetërore – B Selimi)

 

 

  • Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit.

 

(si thonin më parë: kadiut t’i rrëfesh paranë, ters e vërtit sherijanë- B Selimi)

 

 

  • Ku mediat, në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediat.
  • (aq më keq për mediat – B Selimi)

 

 

  • Ku, në vend se politikanet të varen nga mediet dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediat varen nga politikanet dhe punojnë nën presionin e tyre.

 

(mediat si pushteti i katërt ta ushtrojnë këtë pushtet me vendosmëri – B Selimi)

 

 

  • Ku pagat mujore të deputeteve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve.

 

 (mjerisht kështu ndodh kudo, në Itali një ish senator mund të marrë 40 mijë euro pension në muaj.. – B Selimi)

 

 

  • Ku për t’u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike.

 

(ta luftojmë partinë-shtet si element i totalitarizmit- B Selimi)

 

 

  • Ku kriteri i vetëm për tu punësuar një femër nuk është dija, po bukuria.

 

 (ta demaskojmë, veçanërisht femrat vetë- B Selimi)

 

 

  • Ku në Ditën ndërkombëtare të punës, punëtoret nuk protestojnë, por festojnë

 

 (kush i ndalon të protestojnë, vetëm në socializem i detyronin të festonin- B Selimi )

 

 

  • Ku pakicat privilegjohen, ndërsa shumica diskriminohet.

 

 (kjo më duket si demokraci, aq më tepër kur aplikohet diskriminimi pozitiv- B Selimi)

 

 

  • Ku priftërinjtë serbë paguhen nga shteti, kurse hoxhallarët arrestohen.

 

 (nuk besoj se të gjithë hoxhallarët arrestohen, vetem ata që shkelin ligjin- B Selimi)

 

 

  • Ku nuk flasim me fjalë, por me gishta.

 

 (nuk e kuptoj këtë – B Selimi)

 

 

  • Ku për kapjen e shtetit flasin vete kapësit e shtetit.

 

(natyrisht, Hajduti thërret :Kapeni hajdutin! – B Selimi)

 

 

  • Ku protestuesit i japin ultimatum Policisë, në vend se Policia t’ju japë ultimatum protestuesve

(mos e ke fjalën për Vetvendosjen, kaq shumë të ka djegur kjo gjë?.. B Selimi)

 

 

  • Ku kemi shumë spitale, ama shume pak shëndet.

 

 (sa mirë të kishim shumë spitale, por nuk i kemi ende – B Selimi)

 

 

  • Ku pasuria po shtohet, e varfëria po rritet.

 

 (nuk ma merr mendja se sot njerëzit janë më të varfër se 20 vjet më parë – B Selimi )

 

 

  • Ku nuk pranojmë kritika, por veç rrafsh duam që të na bëjnë.

 

 (i kujt është faji – B Selimi)

 

 

  • Ku më shumë kemi shoqëri virtuale sesa shoqëri reale.

 

 (kush të pengon të mbash shoqërinë si më parë – B Selimi)

 

 

  • Ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen.

 

 (nuk të kuptoj, këngëtarët e mirë gjithnjë pëlqehen – B Selimi)

 

 

  • Ku civilizimi matet me lakuriqësi.

 

 (nuk besoj, e bukura, e moralshmja, vlerësohen gjithnjë – B Selimi )

 

 

  • Ku shkollat janë shndërruar në vendtakime për dashuri.

 

 (ato kanë qënë kështu gjithmonë, dikush mësonte dikush nuk mësonte – B Selimi)

 

  • Ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja, ama të gjithë vrapojnë pas parasë.
  • (njerëzit janë pragmatikë gjithësesi – B Selimi)

 

  • Ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në defiçit, ndërsa hipokrizia ka arritur kulmin.

(nuk besoj se mbizotërojnë hipokritët, shoqeria gjithësesi i ruan vlerat e veta- B Selimi)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s