“Solidariteti ka Ngjyrë dhe Zë të fuqishëm” (Diskutim i hapur për projektligjin mbi Nënshtetësinë e Brezit të Dytë, nga “Arogji” ) / Ira Londo; P.R. & Media Relations

g 4

 

“Solidariteti ka Ngjyrë dhe Zë të fuqishëm”

 

(Diskutim i hapur për projektligjin mbi Nënshtetësinë e Brezit të Dytë, nga “Arogji” ) 

 

 

Organizata e emigrantëve “Arogji” (Përkrahje) ka organizuar të martën, 19 maj, një diskutim të hapur për projektligjin e fundit “Reforma në Kodin e Shtetësisë Greke dhe dispozita të tjera”.

“Arogji” ka reaguar pa humbur kohë ndaj thirrjes së Ministrisë së Emigracionit për diskutim publik të projektligjit, kërkesës për propozime dhe domosdoshmërisë për t’u dëgjuar fuqishëm zëri i emigrantit, duke realizuar me sukses një aktivitet të rëndësishëm, me pjesëmarrës specialistë të sferës së emigracionit nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Emigracionit, drejtues të Drejtorisë së Emigracionit, deputetë të partive të ndryshme të parlamentit grek dhe mjaft përfaqësues të komuniteteve emigrante nga të gjitha vendet, që ndodhen në Greqi.

Projektligji me 14 nene, nga i cili veçohet neni A për shtetësinë e brezit të dytë, i anuluar nga Këshilli i Lartë i Shtetit pas një denoncimi të “Agimit të Artë” dhe “Anel”, parashikon dhe lehtësime për një sërë kategorish, si Lejet Afatgjatë me të drejtë pune në vendet anëtare të BE-së, bashkimi familjar etj. Projektligji i publikuar në platformën elektronike opengov.gr pritet të kalojë nesër, e enjte 21 maj, në Parlamentin grek e të miratohet së shpejti.

Aktiviteti u çel me një përshendetje të shkurtër nga kryetari i “Arogji” (Përkrahje), ndërmjetësi kulturor Fatos Malaj.

Në dialogun konstruktiv kanë marrë pjesë:

1) Vasilis Papadhopulos, Sekretar i Përgjithshëm i Politikës së Emigracionit në Ministrinë e Brendshme

2) Vasilis Chronopoulos, Sekretar i sektorit të të drejtave të njeriut dhe emigracionit PASOK

3) Angjelos Sirigos, Avokat, Pedagog i të drejtës ndërkombëtare dhe politikës së Jashtme në universitetin Pandio

4) Markos Papakonstantis, Avokat, Pedagog i të drejtës europiane

5) Ilias Chronopoulos, Drejtor i Drejtorisë së të Huajve dhe Emigracionit të Administratës së Decentralizuar

6) Stathis Kampuridis Drejtor i Drejtorise per Lejet e Qendrimit, Sektori Jugor i Pireut dhe Ishujve

7) Despina Prinia, Përfaqësuese e sektorit të Politikës së Emigracionit në “Potami”, përgjegjëse për sektorin e mardhënieve ndërkombëtare dhe europiane në universitetin e Strasburgut

8) Katerina Llano, Psikologe, anëtare e “Arogi”, emigrante e brezit të dytë

9) Kostas Mafuta, Organizata e Emigrantëve të Brezit të Dytë, “Generation 2.0”

 

Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me aktivitetin, lutemi të kontaktoni me organizatën “Arogji”, në email: arogji2015@gmail.com, cel: 00306950581140.

 

 

Ira Londo

 

Ira Londo

P.R. & Media Relations

 

******

“Plus Gazeta e Athinës”

site:www.pga.al

web-radio: plusgazetaeathines.listen2myradio.com

email:gazetaeathines@gmail.com

facebook:PlusGazetaeAthines

twitter:GazetaeAthines

Mobile:0030 6950581140

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s