Poezi nga Xhemajl Rudi

 

xhemajl

Poezi nga Xhemajl Rudi

 

 

Ringritu Përsëri….

 

Ec krenar me një qëllim
edhe pse mund nëpër pengesa me u rrëzu
prapë ngritu, prapë krenar fillo ec siç ecë një i rrëzuar
.
Ec dinjitetshëm me veten dhe dritë-hijen tënde
edhe pse mund të biesh në hendeqe ngritu prapë dinjitetshëm
sepse rrënjët të bëjnë më të denjë, si rrezimet që të bëjnë më krenar
.
Ec në udhët e shtigjeve të largëta, dhe kupto kthesat e jetës
por besnik të jesh, në sy të jesh i kthjellët si në dritë të mendjes
sepse përvoja e jetës të bën, që ta kuptosh vlerën e ri`mëkëmbjes…

 

 

E Diela….

 
E diela e pushimit të madh
e kopshtit të blertë
E diela ku lëkunden kambanat
në qetësin e heshtur
të fjalës
E diela e zemrave të plota
e erërave të qeta
e ndriçimit të zjarrtë
E diela e pendimeve pa za
si detrat dhe ëndrrat e dashurive t`amshueme
Ku janë përjetesue
n`harmoninë e tingujve te valëzat e brigjeve të kaltera…

 

 

 

Udha e Lirisë

 
Udha jonë e gjatë sa të gjithë shekujt bashkë
sa terri i madh i shtrirë dhe i rend si vetë robëria
dhe fjala liri ishte fryma e vetme e qënjes sonë
.
Udha jonë kishte synime dhe ato ishin sublimime të kohërave
si pishtarët e tana motmoteve që nuk reshtnin për asnjë çast
shkaba ishte fuqia e tokës tonë po aq qiellore si shpirti arbërore
.
Udha sishte vetëm ëndërr, por ideal i njëmijë brezave ishte
shtigjeve pafund,luftërave pambarim,flijimeve të mëdha si hyjnitë
ata që fatin e kthyen në mbijetesë, në pavdekësi kohërash të tyre
.
Udha jonë e gjatë sa të gjithë shekujt bashkë ishte
si pishtarët e moteve ndër breza që nuk reshtnin për asnjë çast
dhe fjala liri me shkabën hynore ishte fryma e vetme e qënjes sonë…

 

 

Qyteti

 

Në mes tij
rrjedhë lumi
mbi lumë
sipër
një shirit i kuq
e mbi shirit
në ajër
është e hollë
vija gri
përmes
dy faqeve të tij
E një qiparis
pa ngjyrë
dielli është
ngjyrës së tij
tuj u shkrirë
e pikon përditë pikëllimin…

 

 

 

Ju ratë Fli….

 

Ju që këngës i dhatë jetë
me fjalë gurësh heshtjes thellë
.
Ju që moteve ju dhatë za, ju dhatë emër
me një ëndërr tu ju ndritë thellë në zemër
.
Ju që kohës ju dhatë kuptim në guxim
me virtyte të njerëzishme ndër luftime për shpëtim
.
Ju që s`u trembet për asgjë, n`brigje të blerta ju ratë Fli
me një ëndërr të ndritsueme që nuk tretet as n`përjetësi
.
Ju që Lirisë ja dhatë veten, sytë ja dhatë, fjalën dhe besën
me një këngë të re të kohes, tu i zgju brezat, tu i zgju motet…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s