ASKUSH DHIMBJEN E ASKUJT NUK E NDJEN. / Nga Merita Sadiku

ASKUSH DHIMBJEN E ASKUJT NUK E NDJEN.

 

 

Merita Sadiku

Nga Merita Sadiku

 
Do bëhet mirë dëgjoja një zë pranë meje, u rrotullova të vështroj kush më flet. Por një vajzë e ulur më larg meje me shpin të kthyer ,fliste me vete, e shpesh hundët i ngrinte, dukej si në vaj .Nuk ju afrova thjesht nisa ta kundroj me vëmendje
E re e brishtë por e vrarë shumë e vrarë ,i pëshpëriste vetes pa ndalë do bëhet më mirë zemër më mirë.Çti ketë ngjarë vallë !?plot historira e përgjigje nisën trurin ta ushqejn!? ,në çast i stopova dhe mendova,, sikur të heshtja me mendimet e mia ,e ta dëgjoja ,ajo flet me zë të lart ,d.t.th s’po bëj mëkat që e dëgjoj.
Do bëhet më mirë moj zemër pse kaq shumë loton,. E dije që i tillë është, të thashë dikur mos e dashuro, por ti e bëre dhe e bëre përsëri, i fale zemrën një njeriu që se din çka është, i fale përkushtim dikujt që s’din ç’është ajo fjalë ,egoist cinik dhe vetjak sa keq ,,,ndërsa ti e hapur e ëmbël dhe e lirë.
Ai i mbylluar ,ama edhe i ftohtë shumë i ftohtë ,pse më përsërit e dua pse.
Kur ai s’ka asgjë prej flake, prej zjarri apo ndjenje të tillë. Është një njeri, e si ai ka plot. Ai është si shprehja qeros dhe fodull ,po po ai është fodull shumë fodull.
Por ama nga sot do më dëgjosh e imja zemër, dhe do vazhdosh të shërohesh .Jeta të dha shkollë të madhe ke marë diplloma e diplloma, por si të bëhesh e ftohtë s’ta mësoj dot, kêtë do e mësojm bashkë ,,si,,, dhëmb e mira ime në dashuri ka dhe dhimbje
Nuk mund të dashurosh një sozi por një mashkull, e meshkujt moj zemër llogjikojn vonë, dhe janë meshkuj e kanë më pak të zhvilluar sensin e përgjegjësis për një lidhje e përkushtim .Nuk e dij ndoshta i gjykoj keq pse ai më zhgënjeu e të gjithë i fus në një thes .Por këtë përshtypje kam.e meqë këtë karakter pis s’ja durova dot .
Atëherë të dhashë urdhër të largohesh duke fshire,, çdo foto,, uhhh sa i bukur është por i fshiva ,,,
Çdo shkrim oooo sa i ëmbël por prap i fshiva,,.
Por kur u futa në programin kujtim, aty s’kisha opsion fshirje., vetëm përjetimi të përjetshme.
Dhe heshtje,,, nuk foli më, por e dëgjoja tek hundët ngrinte e shtrëngonte shallin krahëve të saj .

U largova duke menduar pse dashuria ka kaq ëmbëlsi. Por në çdo peshore dhimbja peshon më shumë .Pse nuk mendohemi më gjatë, e të mos i bëjm të tjerët e veten të vuaj .S’dij si dhashë dot përgjigje vetes, të gjithë ne flasim japim mend, pa e njohur personin apo dhimbjen e tij .Por tonën thua a e shëron dikush ,sikur në vënd të asaj vajze të isha unë e të më thonte dikush ,,,ooo pse mërzitesh ti je e re do dashurosh përsëri .Do e shikoja me inat, e shyqyr që sytë nuk vrasin se do e gozhdoja në vend .Të shërohesh merë kohë, e vërtet koha është mësim ,por është edhe një ftohje në raport me tjetrin.Se gjithmon do kesh shëmbëlltyren e tij përpara, e dashje pa dashje do e krahasosh më ate dikur.E dashurin e re do e ujitësh me dhimbje dhe vetmbrojtje ,,E nga kjo shpesh humbet më të bukurën .Por nuk ke tjetër zgjidhje, jeta është mësim që zbatohet në përditshmëri,

Diku kalon me “0” lotë e diku e mbush një detë plot .

Pastaj të mbetet cilën dipllomë do fusësh në punë .Kollaj ta shkruash vështirë ta zbatosh ?Mirë bëra që u largova njeriu shokë më të mirë ka veten e tij.

 

26.05.2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s